Nishan pa nishan, je një hiç-president. Ik sa më parë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Visar Zhiti

Larg vendit, përtej oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e shendeteshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të vendit tënd vogēlan e të varfër, që të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president…

Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet vendit, një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër.

Keshtu thonë.

Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë.

Dekoron pa nderprerje, nga qe e di qe nuk kane vlere, nishane pa nishan, thonë…

Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin…

Po te duhet një antidotë kunder lajmit nga vendi… dhe rishoh dy poezi nga libri qe po perfundoj këtu, eshtë me ese, kritikë, përshkrim udhëtimi, me perkthime dhe ka poezi. një perzierje kunder perzierjes, kujtesë kunder harrresës së keqe, peng dashurie, bashkëbisedim brezash, ati me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti.

Libri eshte në proces, drejt fundit, por dy poezi të tij me kane mbetur në dorë: t’i fut apo jo?!

Të parën e kam shkruar unë, nuk do te doja, as s’e di pse u bë… të dytën po, e kam perkthyer me zell, eshte e Evgenij Jevtushenkos për partitë.

Edhe ai ketej është ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik, problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar…

Edhe unë do të doja të ikja me presidente si ai nga vendi im  vrastar… por nuk po zgjatem e po them tjetër gjë, që, psh, poezive duhet t’u mjaftoje vetvetja ose le te flasin vetë ato. Janë politike, prandaj vendosni ju, grisini ose shperndajini…

E si mund t’i pergjigjesh lajmit me presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket?

Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuese, po përdor ndaj së keqes…

Chicago, mars 2017

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Nishan pa nishan, je një hiç-president. Ik sa më parë!”

  1. Vesi says:

    President made in politika Albania, Visar. Prandaj eshte ashtu sic eshte.

    1. ruzhdi says:

      Kryetari i Shqiperis Bujar Nishani njeriu ma i ndershem deri tani i Shqiperis

  2. Sakati says:

    Presidenti me ordiner i paafte dhe i neveritshem qe ka pasur shqiperia. Edhe stafin e ka sic eshte vete gjysmake medioker por edhe hajdute. Eshte turpi i politikes shqiptare abuzues ne maksimum i parave te taksaaguesve shqitare.

  3. xhulio says:

    Visar! Se shpejti do te jesh ti kandidati per NOBEL.

  4. "BOHOTINA" says:

    I madhi Visar Zhiti. Bravo! Kwshtu flet burri kur zemren e ka ne koke dhe jo ne xhep si politikanet tane.

  5. Saadiu says:

    I madh Visar Zhiti, nobelisti i Shqiperise. Sa mire ja ke bere plehres presidenciale.

  6. slevin says:

    si duket sjam shume i informuar rreth aktualitetit. per cfare behet fjale?

  7. slevin says:

    si duket sjam shume i informuar rreth aktualitetit. per cfare behet fjale?

    1. avokati says:

      Visar Zhiti for president. Great goal

  8. Aleksander says:

    Jam i bindur qe Visar Zhiti do te ishte nje President i ShKELQYER i Shqiperise sone te vogel .

  9. Rigoni says:

    Pse,ka president Shqiperia ???!!!……….Nuk e paskam ditur! Cudi !

  10. Treviso says:

    Kryekrimineli e emroi Bujar Nishanin president qe vendi te mos kishte President. Bujar Nishani e shfrytezoi postin e presidentit kunder popullit dhe atdheut. Kjo ishte nje suprize per kryekriminelin Berisha. Per frutetqe i kadhene partise fashiste Bujar Nishani duhet te shperblehet me postin e kryetarit te partise Demokratike. E meriton?!

  11. Arber I says:

    Phuhuhuhuhu! Karikature Nishan. Kobure e Sali Vicidolit. Kapterr Degjenerata. Te lumte Visar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *