mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Një sqarim për fshatarët e Saliut dhe “puçin shtetëror” që donin të bënin me Nishanin

Nga Spartak Ngjela

Kur dikush mendon të vijë në pushtet pasi të jetë dhunuar kushtetuta në favor të tij, historia demokratike e një shoqërie është fundi të drejtave: një diktaturë sui generis.

l.

Aq sa pati fuqi Nishani për të shkelur kushtetutën, aq do të ketë fuqi edhe tabori i Saliut për vetingun.

Vetingu do të triumfojë domosdoshmërisht, sepse nuk ka forcë që ta ndalojë zbatimin e Kushtetutës tani që funksionon realisht aleanca shqiptaro-amerikane.

Edhe Bujar Nishani prandaj u tërhoq pasi ù lëkund dhjetë ditë (!)

Pse, vertet mendoi tabori i Saliut që do gjente një njeri që të pranonte burgun për ekipin korruptiv Berisha?

Dikush tha që do t’i jepnin shumë para presidentit.

Një tjetër tha që, menjëherë pas mosdekretimit të ministrit, do të vinte Saliu në pushtet.

Një tjetër tha se duhet t’ia shpërblejë në “favor” Saliut, Nishani, me shkelje të rëndë kushtetuese, nderin që ky i bëri kur e zgjodhi President.

Shumë hamendje ishin, por asnjë në lidhje me Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit.

Unë ua thashë: nuk ka mundësi, sepse po të ketë atë kompetencë, presidenti rrëzon çdo qeveri, ngaqë ekuacioni ka dy krahë.

Prandaj, dekretimi i ministrit është një kompetencë formale dhe asnjëherë substanciale.

Dhe, për të sqaruar fshatarët e Saliut: po të ketë kompetencë mos dekretimin, presidenti duhet të ketë edhe kompetencën indivudualë të shkarkimit të ministrit.

Në të njëjtën mënyrë: po të ketë kompetencë mos dekretimin e ministrit, presidentii ka edhe kompetencën e moshkarkimit të tij, kur këtë ia kërkon kryeministri.

ll.

E kuptoni tani? Kjo është pikërisht rrënimi i menjëhershëm i shtetit nga një njeri…

Por, kur mund të mos e dekretojë ministrin, presidenti, pasi ia kërkuar kryeministri? Asnjëherë, dhe në asnjë rast.

Edhe nëse një komision hetimor parlamentar, që pas hetimit ka propozuar penalizimin e tij si deputet, dhe ketë e ka votuar parlamenti, presidenti, në një republikë parlamentare, nuk ka asnjë kompetencë të mos ngarkojë apo të shkarkojë një ministër, nëse nuk ia ka kërkuar kryeministri. Kjo ka hasur shumë diskutim teorik, sepse, në këtë rast, gjithmonë e kudo, ministrin e ka shkarkuar vetë kryeministri.

Kurse Saliu e Co. ia ka kërkuar presidentit mos- dekretimin, me ca dëshmi pa betim ligjor, dhe pa hetim parlamentar për një deputet(!!!)

E kuptoni kë keni pasur dikur president absolut? Por gjithmonë duhet të falenderojmëi vlonjatët dhe Vlorën…

III.

Si ka mundësi që shqiptarët në politikë nuk e kuptojnë se, kur kushtetuta ështe shkelur për favorin e tyre; eshtë shumë e rëndë për ata vetë dhe për të gjithë shoqërinë?

Nuk i lë pasioni i injorantit antiqytetërim… por këtë herë është edhe sëkëlldia e rëndë e të inkriminuarit që pret të ndëshkohet, e cila i ka hedhur ne akt direkt kunder kushtetutës, sidomos me vetingun.

Në fakt, vetingu është pika qëndrore e kësaj armiqësie të egër kundër kushtetutës.

Edhe kërkesa për mosdekretim; ashtu si vetë Çadra, te vetingu e kanë zanafillën, se vetingu është Thembra e Akilit ku qëndron fillimi i jetës së Reformës në Drejtësi.

Sali, nuk e ndalon dot me një Çadër qesharake funksionimin aktiv të kushtetutës shqiptare!

Kjo sepse kushtetuta nuk bllokohet dot në demokraci: demokracia fundoset me bllokimin e Kushtetutës.

Por deri tani ajo është bllokuar nga kolonelët, tanket dhe ushtarët. Me një Çadër? Kurrë!

Vetingu nuk mund të bllokohet pa u fundosur më përpara demokracia dhe të drejtat në Shqipëri.

Po, ku e kemi garantin?

Te aleanca shqiptaro-amerikane. Sigurisht.

18 komente në “Një sqarim për fshatarët e Saliut dhe “puçin shtetëror” që donin të bënin me Nishanin”

  1. haha says:

    me se e drejte …….AVOKAT RESPEKT!……. I THUA GJERAT TROC……..

  2. enter"" says:

    Qarte, por duhet patur kujdes skenari I 97 sepse Saliu dhe kriminelet e tij nuk jane mesuar me demokraci.

  3. Dajti USA says:

    Spartak bene mire qe hedhe shkrime here mbas here,se keta qe ndjekin hajvanet e PD-es dhe Saliut duhen ndricuar,ka dhe nga ata qe nga militantizmi nuk e shikojne gjerat qarte.

  4. Fatmir Okaj says:

    Ca a tu than njiky njiri mar?
    O avukat laj gojen kur t’flitsh per prof.doktor Sali Berishen se asht ndera kombit e famile ndershme. Mos t’rrejn mendja se Sale nuk ban ma nana n’Shqypni

    1. BABAGHYSHI says:

      Po more po ! Eshte ndera e kombit serb , atje ku ti ke shitur shpirtin e ngjizur ne shpelle .
      Njerezve si ti , eshte mekat qe t`iu mesosh shkrim e kendim ,se pastaj e quajne veten
      Akademiste !

  5. Toni says:

    👍🏻🇺🇸🇪🇺🇦🇱👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏

  6. Zgalem says:

    Nuk jam dakort me “Dajti ” . berishizmi eshte platforme e mirstruktuaruar sllave . I shikojne gjerat sakte dhe nepermjret Fazllicit, kane ber kapitale , nga pasuria e pa lujtshme shqiptare , qe askush nuk mund t’i shkoi ndermend . Saliu , ka qene brenda oxhakut enverist . I di shume mire ku jane thesaret e fsehura te asaj kohe , qe mohoi djersen e popullit . Basha eshte thjesht tellall , por jo I pa shperblyer . Ka pasuri te lujtshme dhe te pa lujtshme sa kane te tere oligartet socialiste , por jo ata Lseiste . Cili burre do tua shtypi koken , ketyre oligarkeve te kriminalizuar ne qelize ! Zgalem

  7. Andi says:

    . AVOKAT,!!!!
    Lexohesh me një frymë.!
    Je i kthjellët në ide dhe në të shkruar.!
    PËRGËZIME😄

  8. arben muhameti says:

    pO ju vjen ora ,po japin shpirt dhe jane ne sekondat e fundit .Duan apo sduan do shkojne aty ku e meritojne , ne hale, me gjithe ato qe i ben shqiptareve per 20vjet .Pershendetje avokat Ngjeles ,nga te paktet qe i thote gjerat ashtu sic duhet.

  9. I biri sheqere kurves says:

    Po qysh nuk doli nje ta qeronte kete monster ! Ne vrasim per nje llaf goje,i biri sheqeres ka vrar me mijra dhe se vret dot njeri?

  10. Esmeralda says:

    Tani me ke pelqyer me shume! Me ate shprehjen: … gjithmone duhet te falenderojme Vloren dhe vlonjatet.

  11. ghjkk says:

    Ketij ghelit I rine me uturak te…sa here dh…ja oublikojne.

  12. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. says:

    O Fatkeq Okaj qe bre ashtu asht sic po e kno zonia jote, Nana Shqipni nuk eshte nana Zehere (Sheqere) qe e ngjizi ne kulle me Kar-axhixhin, Saleh-in dhe kurre nuk ka per t’u pjelle me nje kriminel, antishqipatar, besethyer, mashtrues, komunist 24 kar-at dhe hadut si Sali SRB.

  13. Z.Ngjela keta Jane pasuruar aq shume saqe nuk e di si do i justifikojne une personalisht i besoj vetem nderkombetareve ta bejne vetingun por sic e shikoni edhe meta edhe saliu nuk duan qe te huajt te kene rol vendim marres.

  14. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

    Si shpjegohet qe Edvin Rama nuk kerkoi ose te kemngulte, si presion ndaj Metes ne vecanti,per referendum per vetingun.Po presidentin pse nuk e do me referenum?
    Po ligjin per votim nga emigrantet qe propogandoi edhe Take Qorri, ku eshte?


    Edvin Rama ka hallin e fitores neser apo te vetingut dhe rruges se drejte per te eleminuar banditet shoke te tij nga LSI e PD.

  15. Bisha e plagosur , ne momentet e fundit behet edhe me e eger .Duke mos ditur c’te beje , kafshon sa majtas djathtas , shpesh here edhe veten e vet . Kete po ben edhe p/d tani

  16. demo says:

    Nuk jane fshatare ,z. Ngjela,jane maloke.Pa privatizuar edhe bulevardin nuk hikin prej cadre

  17. Fatmir Lohja says:

    Pse shqetesohesh avokat?Lufta mbaroi.Komandanti i çadres, e la fushen e betejes dhe u nis per Amerike.Ushtareve, u ka mbetur te nxjerrin çarçafin e bardhe dhe çlirojne çadren dhe ta çojne atje atje ku e kane marre.Qofte tek daja gratis nuk do te kete me.Zoti Lul fizikisht nuk do te jete ate dite kur zoti Xhafa do te filloje punen.Zot Lul vetem nese ka lene mendjen e vet tek shkallet e ministrise se Brenshme,ku ka per te hyre ministri i ri, se trupin nuk ka mundesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X