Papa Françesku kërkon fajle publike për mëkatet e kishës në Ruanda

Kreu i Vetikanit Papa Françesku, ka kërkuar falje publike në emër të kishës.

Ati i shenjtë ndjesën e këkon për  mëkatet dhe dështimet e Kishës dhe anëtarëve  gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda.

Në një deklaratë pas takimit në mes të Papës dhe presidentit të Ruandës Paul Kagame, ai ka pranuar se disa priftrinj katolikë dhe murgesha u janë nënshtruar urrejtjes dhe dhunës, duke tradhtuar misionin e tyre ungjillorë dhe kanë marrë pjesë në gjenocid.

Në Ruanda gjatë gjenocidit të  vitit 1994  janë vrarë mbi 800,000 pjesëtarë të etnisë Tutsi.

Ndërkohë pjesëtarët e moderuar Hutu u vranë nga ekstremistët Hutu në mënyrë barbare.
Shumica e viktimave vdiqën në kisha, ku kishin kërkuar strehim dhe mbrojtie.

Vatikani ka thënë se “Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij që njohja e dështimeve në atë periudhë, mund të kontribuojë për riparimin e besimit”.

Vitin e kaluar, peshkopët katolikë në Ruandë, kishin kërkuar falje për të gjitha të këqijat që Kisha ka kryer.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *