Aurel Plasari reagon ndaj Bashës për varjen kokëposhtë të Ramës, si Duçja: Më ke shtrembëruar fjalët

20 Mars 2017, 15:02Politika TEMA

Shkrimtari Aurel Plasari, ka reaguar pasi është përmendur nga Lulzim Basha në çadrën e PD-së.

Ky i fundit kërcënoi Ramën se do të përfundonte si Duçja, i varur kokëposhtë, duke iu referuar një shkrimi të Plasarit.

Por Plasari thotë se fjalët e tij janë shtrembëruar.

“Një shembull i të lexuarit mbrapsht.

Ja këtu sesi një miku ynë i lexon mesazhet paralajmëruese për ruajtjen e sistemit të demokracisë në Shqipëri.

Nuk kam ndeshur deri më sot ndonjë politikan që të ketë deklaruar për kryeministrin “që do të përfundojë si Duçja”, siç transliteron i merakosur miku ynë !

Kam ndeshur, përkundrazi, njerëz që pa qenë politikanë kanë pasur mendjen të shprehin publikisht shqetësimin sesi shembulli famëkeq i parlamentit të Mussolinit pa opozitë NUK duhet imituar, sesi NUK duhet të përfundojë asnjë kryeministër në botë mbas mësimit historik të rastit “Duce”, sesi një parlament pa opozitë NUK është më parlament demokratik dhe NUK mund të funksionojë dhe sesi Shqipëria europiane NUK ka se përse të rrëshqasë drejt fashistizimit për shkak të një pushteti arrogant: për shkak të cilitdo “pushtet”.

Ky është për mua të qenët i ndërgjegjshëm, në e pastë ndokush romuz për mua “ndërgjegjësimin”.

Dhe tani pyetja se përse dikujt dhe ndokujt i intereson t’i lexojë dhe t’i interpretojë gjërat mbrapsht?”, shkruan Plasari.

Lulzim Basha kërcënon Ramën me fjalët e Aurel Plasarit: Do përfundosh si Duçja, i varur kokëposhtë…

Lulzim Basha ka kërcënuar sërish kryeministrin Edi Rama, nga çadra e PD-së.

Ai ka reaguar pas komunikimit javor të Ramës, dhe i është referuar një shkrimi të Aurel Plasarit, duke thënë se kryeministri mund të përfundojë si Duçja në Itali.

“Rama dje pranoi se vendi është në anomali, nuk i njohu vetës përgjegjësitë për këtë, drogës, krimit në pushtet, që ia kanë shkruar raporti i DASH, BE.

Këto nuk i përmendi, por tha megjithëse është anomaly, unë do i shkojë deri në fund.

Përgjigjen më të mirë ia dha Plasari, mos mor djalë se do përfundosh si Ducja.

Ne jemi për të të shpëtuar lëkurën, që mos të përfundosh si Ducja.

Republika e re do garantojë që as ti, as ndokush tjetër, të mos përfundojë si Ducja.

Ti je i ikur, misioni ynë, këta misionarë janë të paqes, se ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë.

Se të ishte puna për karshillik, 18 shkurti të gjente në Lanë, jo në zyrë.

Jemi patriotë, demokratë, njerëz të një lëvizje të madhe që është lëvizje qytetare paqësore”, tha Basha.

13 komente në “Aurel Plasari reagon ndaj Bashës për varjen kokëposhtë të Ramës, si Duçja: Më ke shtrembëruar fjalët”

  1. Dajti USA says:

    O Plastar,asnjehere te vetme per te gjitha krimet e Sali Berishes nuk ke thene nje fjale,perkundrazi e ke mbeshtetur sa here te eshte dhene mundesia,po cfare do presesh tjeter nga ti dhe miku yt Fahri Balliu,jeni njerez te neveritshem.

  2. Aaaaaaaaaaaaaaaaa! says:

    Cfare mendimtari qenka ky Plasari! Paralelizem me pa vend s’kam pare. Tipa te ketille kryejne krime kunder logjikes dhe diskutohen si tema te rendesishme te dites, si per shembull ne nje ambjent te mbyllur dikush me muskuj te lire abdominale kryen aktin e pordhes.
    Opozita italiane kishte cdo te drejte te reagonte kunder autoritarizmit te Musolinit, po opozita jone kunder kujt autoritarizmi po reagon… te Sali kriminelit?
    Sa shkrimtar i thelle qe qenka ky tipi, uau!

  3. Onomastikologu says:

    Eshte shume normale qe mbemri te tebjape cilesine e nje njeriu……ky Plasari sigurisht tere kohen PLAS, nga inati qe vet nuk eshtenndonje faktor por eshte nje Plasar qe Plas nga meria…..dhe bene kesi krahasime te PLASTA. Por edhe shizofreni antropoidik me primesa te nje mimifashisri komunist i njohur si Luezim Basha….eshte i njejt, sepse edhe mbemri i tij tregon shum sepse ky LULËZON BASH……..qe ne slangun gjuhesor i bjen se i ka lulezuar trurni bash…..

  4. butrinti says:

    BRAVO. SHKRIMTAR TE TILLE I DUHEN ” REALIZMIT DEMOKRATIK” ALLA SHQIPTARCE.

  5. kasem gahinji says:

    Eshte e drejta e çdo individi,apo force politike te bojkotoje ,te mos hyje te largohet nga salla e parlamentit,per arsyet e saj.Keq do te ishte po ti shkeleshon te drejtat ligjore, apo te rregullores se parlamentit.Ne rastin konkret asgjë nga këto nuk ekziston,perkundrazi.Opozita jone eshte përkëdhelur aq shume ,sa po hedh edhe “shurrën “perpjete.Si rregull raporti i perfaqsimit ne parlament duhet te reflektohet ne te gjothe komisionet e veprimtarisë parlamentare.Por maxhoranca e sotme i ka dhene edhe raportin50% ne disa raste,madje edhe Bashkekryetar.E ka bere ndonjëherë maxhoranca e Saliut nje gje te tille?Dhe oreksi vjen duke ngrene.Nuk behen zgjedhje pa opozitën-thonë ne cader.Por mandati i opozitës dhe maXHORANCES PRA I PARLAMENTIT,,mbaron kur fillon fushata.ne proces fushate nuk ka me opozite dhe maxhorance,por parti politike qe shpalosin programet përpara elektoratit.Dhe populli voton per te zgjedhur maxorancen dhe opozitën.Nese PD nuk do te hyje ne zgjedhje eshte puna e saj.Ne rolin e opozitës zgjidhet ajo force qe merr me pak vota,pra vendi nuk mbetet pa opozite.Keq do ishte dhe do ta meritonte te varej prej kembesh,nese Edi Rama ,apo X do te shkelte te drejtat e forcave politike per te hyre dhe konkuruar sipas rregullave ,ligjeve dhe kushtetutës.Nese nje force politike per qëllime te mbrapshta te lidershipit te saj,veteperjashtohet,atehere antaret apo militantet e saj duhet te varin prej kembesh liderin e tyre,dhe jo ti bëjnë fresk budallallëkut te tij.Kerkohet qeveri teknike.Dakord.ka nje rruge qe jep zgjidhje te perhereshme ,te paaneshme: -PD te shkoje ne kuvend,te propozoje sipas rregullave qe te behen ndryshime ne kushtetute dhe te përcaktohet qe Kaq kohe para mbylljes se mandatit te kuvendit te zgjidhet qeveri teknike ,te përcaktohen kompetencat e saj dhe ky ndryshimte miratohet ,ne mos me 100% te votave ,me 2/3.Keshtu mbyllet historija e kapricove pre qeveri teknike,per ndryshimet e rregullave te lojës sipas qefit dhe koniunkturës.Pervoja ka treguar se sa here vjen PD ne pushtet ndryshon rregullat sipas qefit dhe interesit.Keshtu edhe per çdo force politike qe vjen ne maxhorance.

  6. Lungara says:

    Intelektualët tip Plasari , pordhacë të fryrë , megallomanë e kretinë , Lenini i quante muti I popullit !
    ( Tekstualisht kështu – говно народа ) .

  7. nina says:

    Plasar MUTI.. Si Sali krimineli.. booooobo. na kan hy kriminelat ne cdo skut Shqiperise.. nuk e len Shqiperine te ec para.. se mendjen jya ka pordhos Sali krimineli…..

  8. Jevi says:

    Keshtu eshte kur ligji nuk vepron dhe prokuroria ka “vdekur”Ne ketenjecerk shekulli jemi kthyer ne nje popull te vdekur ,vdektar.Mendoja se kjo mazhorance do te na kthente ne normalitet,ne nje shoqeri jetesore vdektare si gjithe shoqerit ne kete bote.

  9. Gopisti i sales says:

    Ai kokeboshi i PD-es, mund te flas brockulla se aq ja pret, por edhe ty o shkrimtar i madh, spo te kuptoj me ato postlatet e tua. Po cduhet te beje qeveria me nje opozite te papergjegjeshme, qe kerkon pushtetin ne tavoline ?. Duhet te jap doreheqjen?. Jo mor mik, opoziten nuk e perjashton kush nga jeta parlamentare e as nga zgjedhjet, ajo ka zgjedhur te vetperjashtohet.. dhe ne djall vafte, se ajo parti banditesh duhet te ishte larguar prej kohesh nga skena politike se ka 25 vjete qe e ka marre peng kete vend.

  10. pjeter says:

    po sipas mendjes sate te hapur dhe moderne opozita neper vendet demokratike ngul kembe si dhia per te bllokuar vendin, pa na thuaj opoziten pd e ka marre me tapi?si mundet qe zotria juaj te biere kaq poshte duke krahasuar qeverrisjen e duces?nuk kane asnje analogji opozita aktuale, egjitha, me ate te musolinit, dhe eshte per tu habitur,si nje personazh i nje lloj kalibri e jep veten “in pasto ai cani randagi”ne shqiperi.

  11. grag says:

    Lul, Ducen e varen partizanet idiot italian, pa gjyq! Kurse ti ke vjedh ( nuk dihet sesi dhe ku i çu) 230 milion Eur. Mirpo te kane bere gjq. Gjygjit i ke çu raporte! Pra i ke shpetu, dhe nuk parashikohet varje! A e di qe edhe nxenesve e studenteve nuk ja u pranojne raportet, por u thone hajde me vone dhe plotesoje detyrimin kur te jeshe mire me shendet! Po ti miku im pse nuk shkon ne gjyqj! Nuk ke turp, te tjeret kerkon ti varesh si ducja? Po sikur Rama te kete Raport a do t’a varesh mor pleher!
    S’ke c bene, ke perfunduar tek llumi shqiptar i papergjegjshem, plasar, bahlli, etj. Thone edhe Familja s’parate ka qejf! As kafe s’pranojne me ty , enymore!

  12. doktori says:

    Militanti ka nje denim te tmerrrshem :Flet ndryshe nga cfare mendon…Plasari eshte nje thesar kulture,eshte xhentelmen si karakter,eshte me horizont,erudit dhe teper i kulturuar….por e ka te pa mundur te pohoj cfare duhet te pohoj per kundreshtarin e ideve qe ai ka (Te djathta)..dhe prandaj do ndodh qe te citohet dhe te shtremberohet nga i djathti me ide te majta LULI…dhe natyrisht edhe Luli do gaboj sepse qemton si i majte qe eshte , ide te majta (Qofshin kur ato i perkasin nje epoke tjeter(fashiste) per ti perdorur ne sofren e te majteve qe jane te detyruar te flasin si te djathte per te marre pushtetin qe premtojne ta bejne shtet socialist…(Rama aksidentalisht i ka zene vendin si i majte (Lulistet e akuzojne si extremist te djathte!!!!!.)…Edhe une e bera corbe muhabetin se po ngatroje krahet,bile spo di ke kam krahe te majte e ke kam te djathte Duhet bere ushtri perseri !

  13. pjeter says:

    ide te majta apo te djathta pikerisht pse plasari nuk eshte nje mendje do so do, duhet ta kish menduar qe ne ket moment ne shqiperi ka kafshe te uritura sa edhe nje gur te hedhesh , turren dhe e marrin per nje koske, nuk duheshe ai koment i situates aq i nderlikuar, duhej nje analize qe ta pertypnin te gjithe, e keshtu cadristet e futen ne tyrline e tyre per ti dhene pak shije asaj qe eshte bere nje corbe qe vjen era dreq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje