Pranga “bosit” shqiptar të drogës në Itali, kishte mbi 4 mijë klientë

Një 37­ vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia e vendit fqinj  kishte kohë që kishte rënë në gjurmët e të riut i cili  mësohet se drejtonte një bandë për shpërndarjen e drogës.

Më herët, efektivët përmes operacionit të koduar “Big Rock”  kanë vënë në pranga  edhe 22 persona të tjerë të cilët ishin pjesë e rrjetit të trafikut.

Policia italiane bën me dije se gjatë periudhës janar­-mars në vitin 2013, është dokumentuar se  shqiptari ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës.

Në kontrollin që ju bë, efektivët kanë gjetur mbi 4 000 kontakte në telefonin personal, të cilët i përdorte për të kontaktuar klientët e tij në trafikun e drogës.

‘Ansa’ shkruan se shqiptari, konsiderohej nga hetuesit e çështjes si person që kishte besueshmëri tek përdoruesit e lëndëve narkotike.

Shqiptari kishte në pronësi të tijën një dyqan me pakicë në Cortonese Fontivegge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X