Pranga mashtruesit nga Tirana, prezantohej si zv.drejtor i ALUIZN-­it

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Artan Laçi i cili  prezantohej  para qytetareve si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZN-­it.

Laçi duke u prezantuar nën këtë pozicion pune, mashtronte qytetarët duke marrë prej tyre shuma të  konsiderueshme parash.

Pohohet se Laçi u premtonte qytetarëve se kundrejt parave do t’i pajiste ata leje legalizimi për banesat.

Ai akuzohet nga policia se ka kryer një sërë vjedhiesh përmes mashtrimit.

Seksioni i Hetimit te Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore te Policisë Tiranë  bëri arrestimin dhe po punon për të zbuluar të tjera raste ku Luaçi ka përvetësuar shuma parash.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *