Rama mesazh jo vetëm Bashës, po dhe Metës: Të gatshëm të hyjmë edhe vetëm në zgjedhje

Partia Socialiste nisi punën për organizimin e fushatës elektorale. Më 2 prill mblidhet Asambleja dhe më 29 të të njëjtit muaj Kongresi elektroral.Kryeministri Rama e mblodhi kryesinë socialiste mëngjesin e së hënës, larg vëmendjes së mediave, ku foli në fillim për zgjedhjen e ministrave të rinj.

Në të njëjtin moment, presidenti dekretoi emërimin e 4 minsitrave të rinj, pavarësisht rezervave që ai shfaqi një ditë më parë për figurën e Fatmir Xhafajt. Tashmë dekretet e kreut të shtetit pritet të kalojnë për t’u votuar në Parlament.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë dhe mësohet se është thirrur nga kryetari Rama sapo kreu i shtetit lajmëroi konferencën për shtyp një natë më parë.

Lidhur me konferencën e së dielës të Nishanit, mësohet se Rama ka informuar kryesinë me faktin se kandidatura e Fatmir Xhafajt gëzon mbështetje të plotë të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Pa dhënë detaje, Rama ka lënë të kuptohet se presidenti i Republikës është tërhequr nga plani i rrëzimit të dekretit për ministrin e Brendshëm nën presionin e partnerëve.

Pjesa tjetër e mbledhjes është fokusuar tek organizimi elektoral dhe intensifikimi i komunikimit me zgjedhësit në çdo qark.

Kryeministri ka falenderuar ministrat e liruar, si edhe ata në detyrë, për impulsin e ri që i kanë dhënë punës së partisë gjatë javës së shkuar dhe ka kërkuar rritjen e vazhdueshme të ritmit të saj.

Qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS, ka thënë më tej Rama, duke ripërsëritur se PS do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Një mesazh ky, jo vetëm për kërcënimet për bojkot nga opozita, por edhe për aleatin më të afërt në koalicion, LSI, raporton TCH.

Por po ashtu, kreu i qeverisë ka rishprehur bindjen se asnjë parti nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe se PD po humbet kohë kot, duke djegur edhe afatet për dialog në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore.

Sipas burimeve nga Kryesia, as Edi Rama dhe as të pranishmit e tjerë nuk e kanë përmendur fare LSI-në gjatë mbledhjes.

7 komente në “Rama mesazh jo vetëm Bashës, po dhe Metës: Të gatshëm të hyjmë edhe vetëm në zgjedhje”

  1. kashi says:

    biletat i kemi prere qe te votojme ps

  2. Ollga Toronto says:

    Ilir Meta eshte bere si kurvat,sa me shume ta perkedhelesh aqe me shume llastohet,ketij palo njeriu me blloke ne dore duhet treguar vendi.LSI dhe Ilir Meta duhen trajtuar si Saliu dhe PD-eja,jo vetem se jane te ngjashem,por dhe eshte e vetmja rruge.Do zoti dhe Kokelopa i Skraparit nuk hyne me PS-en ne zgjedhje.

  3. rilindja ME BYTHE PERPJETE says:

    hahah keshtu thua tani sepse pas nje muaji i ndryshon fjalet sepse pa Lsi nuk kre bythe te dale ne zgjedhje

    1. Shqiupistet me ere te qelbur says:

      Vicat e dolit (Vicidol) jane mbledhur ne cader dhe po pergjerohen per te marre pushtetinn ne tavoline. Kjo lloj specje e di qe nuk I fiton dot zgjedhjet pa vjedhur….

  4. Spartaku says:

    Shume mire zoti Rama! Mos pyrt asnje.Dili vete zot punes,se te gjithe ta kane me hile.Ilir META ESHTE SI KURVA.

  5. tomsojeri says:

    Epo me ne fund edhe gomari duhet te kuptoj se nuk mundet te lesh varur nje popull te ter ne dor te nje KURVE parti qe hidhet nga nje bordello ne tjetren ! E them kte se pikerisht ky koalicion e ka kthyer ne bordello shtetin ,ju ushqen endera banditeve qe cirren per destabilizim dhe kan corientuar ter shqiptaret ! Vendosni or shqiptar ,perpara i keni “dhenduret” lloje llojesh ! Keni kriminel ,hajdut,monstra,kurva e kurvar ,mashtrusa e tradhtar te pacip te pasuruar me gjakun tuaj e qe kerkojn akoma tju pijn cfar ju ka ngel ! I provuat ne kuriz por nuk do ju falet te silleni si kurvat ! Nuk hecen “karroca” hem me Edin hem me Ilirin bashk, se po e perseritet kte budallik e po u shitet perseri ,mir tju behet !

  6. Ilir says:

    Per cdo Parti ka vend shprehja : Futem ne zgjedhje ne zbatim te Sistemit dhe te Kodit Zgjedhor. Pra dalja e dekretit te Nishanit per Diten e zgjedhjeve, detyron cdo Parti politike qe te bej detyrat qe kerkon Kodi Zgjedhor. Cdo Parti ka synimet e veta, por bashkarisht vendosin rregullat per nje votim korrekt, per te numruar votat, qe cdo Parti te marri votat e merituara, votat qe qytetaret kane vendosur per secilen.
    Pergjegjsia per te zbatuar rregullat eshte e detyrueshme per secilen Parti. Partia e Saliut, meqe nuk eshte ne pushtet kerkon te prishe rregullat e “lojes”, kerkon te imponoje rrumpallizem, destabilitet ne nje situat teper delikate sic eshte ajo ne prag dhe gjate zgjedhjeve. Ndaj eshte detyre e cdo qytetari te jete vigjilent dhe sycelet, per te mos u perfshire ne vorbullen e berishianeve qe duket qarte qe vazhdojne te bejne politike antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X