Republika e re pagëzohet me “vrasjen” e kryeministrit

20 Mars 2017, 20:01Blog TEMA

Nga Met Dervishi

Që do të ketë zgjedhje me apo pa opozitën është temë e ditës, dhe është një temë e rëndësishme me të cilën ushqehet e mund të ushqehet vazhdimisht me adrenalinë politike vëmendja e publikut.

Që Ilir Meta do të jetë apo nuk do të jetë me Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme është gjithashtu një temë e rëndësishme, pa të cilën  do të zvogëlohej doza e adrenalinës politike për publikun.

Që Nishani e dekretoi ministrin me lejen e Berishës apo me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, është gjithashtu një temë e rëndësishme për ushqimin e masave me adrenalinën e politikës, sa ç’është e rëndësishme për të kuptuar mekanizmat që prodhon demokracia jonë hibride për t’i mbajtur masat nën zgjedhën e politikës.

Por, jo më larg se sot, lideri i opozitës, z. Basha, e pagëzoi “republikën e tij të re” me “vrasjen” e kryeministrit. Kjo mund të kalojë pa u vënë re në morinë e portaleve dhe analizave që kërkojnë vazhdimisht adrenalinë të re për publikun, por kjo është më e rëndësishme se temat e ditës që prodhon politika për të na mbajtur në zgjedhën e saj.

Sot, z. Basha sot e ka pagëzuar republikën e tij të re me “vrasjen “ e një kryeministri, ekzekutimin publik të tij.

Sot, ai ka shpërndarë në eter  vizionin  e një Duçeje dhe të një kryeministri që mund të përfundojë kokëposhtë, i varur si ai.

Po sot ai ka shpërndarë në eter vizionin e një kryeministri, kufomën e të cilit mund ta gjenim në lumin e Lanës në një 18 shkurt të dytë.

Madje, dhe përgënjeshtrimi i Aurel Plasarit se nuk i është referuar Ramës, shkon po në të njëjtin drejtim, te Lumi i Lanës, aq sa shkon te Lumi i Lanës dhe lëkura e shpëtuar e një kryeministri.

Dy tri ditë më parë botova me “Tema online” shkrimin “Bunkeri”. Siç dhe në shkrimet e mia të mëparshme kam sinjalizuar rrezikun e metaforave vrastare në ligjërimin publik. Dhe në ato shkrime kam argumentuar që z. Basha është një klonim i z. Berisha, pikërisht për faktin se  ai s’po e kapërcen paraardhësin e tij, përkundrazi: retorika e tij është një ekzekutim publik  i kundërshtarit.

Ka plot miq të mi në Partinë Demokratike që e kanë quajtur këtë një ekzagjerim, të bindur, ndoshta vërtet, se z. Basha është një profil i ri politik europian, që është e drejta e tyre. Siç është dhe e drejta ime të them që z. Basha, me retorikën e tij, po e shnëdrron çadrën “ e” lirisë” së tij në një bunker, dmth, në një vatër zjarri për ekzekutimin e kryeministrit.

Kjo që ka ndodhur sot, me Duçen tyë varur kokëposhtë dhe me lumin e Lanës, me kufomën e kryeministrit, e vërteton këtë. Sado e dhimbshme mund të jetë, duhet të pranojmë që z. Basha është një riciklim, klonim i z. Berisha në retorikë.

Dhe, sado e dhimbshme të jetë për ne, demokratët, duhet ta pranojmë që traditën e kacagjelave Nano-Berisha, që inskenonin ekzekutimin publik të njëri-tjetrit gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve e ka kapërcyer Edi Rama.

Në fushatën e tij të parë, metafora më karakteristike e tij për paraardhësit ishte ”kryepleqtë e politikës së vjetër”, ku, përveç katundit të politikës sonë, nuk ka asgjë vrastare.

Më vonë, në fushatën e vitit 2013, metafora më karakteristike e fushatës së tij për kundërshtarin, z. Berisha, qe : “gjyshi apo katragjyshi me antiplumb”, në të cilën, gjithashtu, nuk ka asgjë vrastare përveç  ftesës për të kapërcyer mesjetën e kacagjelëve tonë të politikës.

Por tani kemi një kacagjel të ri që, mes një mase rrethore të rinjsh, shpërndan në eter vizionin e një Duçeje të varur kokëposhtë.

Dhë ky vision shpërndahet nga lideri i opozitës, duhet të jetë dhe është problem i rendit kushtetues. Politika e ditës është në të drejtën e saj për të prodhuar vazhdimisht adrenalinë për masat, por kur kërcënohet rendi kushtetues, kjo s’është më politikë në një republikë demokratike, por e kundërta e saj: ftesë për përmbysje të rendit kushtetues me “revolucion demokratik”.

Kuptohet që, përderisa nuk reagojnë,  ende nuk i kemi krijuar ato mekanizma që garantojnë qëndrueshmërinë e rendit tonë kushtetues, sa ç’kuptohet që është e domosdoshme t’i krijojmë.

Është fat që kryeministri ynë, ai që është i detyruar ta shohë kufomën e tij në Lumin e Lanës, nuk i merr seriozisht vizione të tilla, që t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë, siç kanë bërë kacagjelët e politikës sonë në të kaluarën.

Por kjo nuk nënkupton që institucionet kushtetuese, garante të demokracisë, duhet të heshtin. As portalet, as analistët, as madje dhe vetë anëtarët e Partisë Demokratike, askush nuk duhet të heshtë.

Jemi përballë këtij fakti të një europianizmi rrënqethës :

Lulzim Basha don ta pagëzojë “republikën e tij të re” me vizionin e një Duçeje të varur kokëposhtë dhe me një kufomë kryeministri në LuMin e Lanës.

22 komente në “Republika e re pagëzohet me “vrasjen” e kryeministrit”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    fytyra gjaxore e Bashes[dhe jo vetem] me terrorizim ndaj Rames nuk ka asnje ndryshim nga fytyra gjaxore e Erdoganit ndaj Evropes kristiane…………….ky eshte suniti ,gjaxor dhe i pafytyre!

    1. Koco Koqedhima says:

      Ik merr 300 Evroshin se u mvaruan o koqee. Mjaft brockullite dokrra me gjaksore synite e ortodokse. Njerezit jane njerez. Besimi eshte tjeter gje. Arqidhe ik gamisu te 300 evroshi

  2. Adami says:

    O Edi Rama te mort mortja si nuk i vret te dy k’to anti-Shqipetare; Saliun te parin dhe Lulin pas tije. Turp te kesh si i lejon te flasin k’shu.

  3. tomorri says:

    Per Lulezimene per kete pde te deklaruare EDI RAMA ka edhe njeqnd vjete ymer,kete ta marri veshe i madh dhe i vogel nga kelyshet e PD.Ne kete parti vertete dua te respekoj ata qe jane me kembe ne toke dhe duane te ecin perpara dhe jo se nuk ka por kreminalizimi i kesaj parije nuk ju hap rruge per te vepruare. Aty ka shume qe e duane edhe Ei Ramen se edhe ai esht shqiptar si ata por çfar thone gjelat e kesaj partije qe tunden mbi majen e plehut qe vete e kane krijuare? Edi Rama po ben veç detyren si nje shqiptar i zakoshem pamvarsishte e serbomedhenjte e duane ne tave se rrace e tille jane ,tradhetaret mbeten tradhetare se kane shitur bythen tek serbi,greku e gjetke.

  4. deti says:

    bashes ju kujtua dhe mori per shembull benito musolinin ish kryeminister i italise se te paret e tije ate dite qe ducja u var me koke poshte nga partizanet italiane kane qare me te madhe se si balliste qe ishin humben aleatin e tyre.mir po edi rama eshte me partizanet nuk eshte me bashen qe ka harruar datyen e clirimit sikunder dhe berisha.partizanet qendrojne krenar ne mes te tiranes dhe kane bere ate qe basha nga frika eshte cmendur dhe nuk di cfAr flet se per fjale te tilla te ze ligja dhe basha duhet te shkoje ne burg.

  5. Qytetari says:

    Vecse te ha M…n, lulzim basha,se gje tjeter ska as bythe e as kellqe a.’jo. Po si nuk i ha mortja tere keta ndyresira deputet te PDse,si nuk doli nje te behet burre e te dali hapur,e te thote nje fjale,na falni o Popull se dhe ne kemi gabimet tona,pse kaq muter te lare qenkeni o pisa njerez?

    1. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

      Na ishte njehere nje Eduart Sallami, ju kujtohet?


      LuLuja ka mbeshtetjen e padroneve ne ambsadaen amerikane plus dhe si sunit di si krijohet republika e re.

      Mos harrojme sa te gatshem jane sunitet shqipfoles ta shesin Shqiperine te Serbi, Greku e Rusi .

    2. Labi says:

      Luli ka vrarë 4 veta në Bulevard , mos e harro, është i rrezikshëm Lulja… por sigurisht frikacak, se të gjuan pas shpine

  6. Europa kurve plake says:

    Mire ne e njohim Shalengjiturin Lulush qe ta rru pa shkume, me nje fjale te ha m***, po dipllomatet e vendeve Perendimore dhe Amerika pse heshtin pas kesaj deklarate lufte dhe per “Grusht Shteti”.
    Perse heshtin dhe nuk i tregojne kufirin tek thana ketij vrasesi me 21 Janar, por e presin dhe e ftojne ne USA per bisedime, cfare do te bisedojne me nje Kriminel, antishqiptar dhe agjent Serb.
    Turp per Europen ku ne pretendojme te shkojme dhe kurre mos shkofshim dhe per Ameriken per te cilen mbeshtetjen ndaj saj e kemi pasur dhe do ta kemi si qytetare shqiptar qe jemi me pro Amerikan ne Europe se cdpo komb tjeter.

  7. Arber I says:

    Lul Basha eshte megafon i kriminelit me te madh te shekullit XXI ne Shqiperi, Ali Baba Saliut. Saliu te vret, po nuk e vrave! Saliu hyn ne beteje me parimin: O marr koke, o le koke!

  8. Renato says:

    Ma kush jeni ju lulzim basha, qe kercenoni
    Me vdekje k. Ministrin e zgjedhur me voten e popullit?!. Kercenimet tuaja jane ato te nje fashisti, por rrini i qete derisa te jete k/prokuror z.llAlla. Miku juaj se pas ref. Ne drejtesi burgu ju pret . E vertetA vonon por nuk harron.

  9. populli socialist says:

    Ti je mesuar me te vrare,ke vrare ne 21 janar,kur ishe minister i brendshem,ke vrare Sokol Olldashin per te rrembyer karriken e kryetarit te PD ,sic bere me vjedhjen e karrikes se kryetarit te Bashkise.Ti je VRASES,HAJDUT, KRIMINEL Ordiner!

  10. Fallo Madhi says:

    O more 1milione vota o Rama pse nuk i arreston arabet e shkretetirave me cadrat e gabeleve,na merziten berisha e lul kopili mbajne peng 8milione Shqiptare.

  11. Berisha ka kohe qe ka bere thirrje per rrezimin e qeverise me dhune dhe ai e ka realizuar me 14 shtator 1998.

  12. Menti says:

    LULI ,po i bën dëm të madh PD.
    Imazhi i kësaj partie po rrënohet.!
    Ditë pas dite,në sytë tanë,ajo po vjen pa kauz,dhe për rjedhojë pa strategji për të vazhduar qëndresën e sajë,që tashmë e dim se është ndaj VETINGUT.!
    Ulërimat dhe kërcënimet vijnë kur s’ka ose shteron argumenti.
    Mendoj që ka ikur koha kur ulërimat e Berishës shtrëngonin rradhët e PD.!
    Imitimi i liderit të vjetër është mjerimi i liderit të ri dhe fatkeqësi e kësaj force politike.

  13. seldi says:

    GJUHA E KRIMIT.
    Mos votoni PD.
    Nuk është Basha lideri i duhur.
    NJERËZ!! TREGOHUNI TË PËRGJEGJSHËM.!
    KEMI NEVOJË PËR NJË OPOZITË DINJITOZE.!

  14. Hani pak mos hani shume m.... says:

    Lulezime merr nje brisk rus se shkume dhe furce te jep Rama, s’ke se cfare te besh i ka jeta keto nga kamariere do te ndrosh profesion do te behesh berbere.

  15. Emigranti says:

    Me keto thirje fashiste, keti hajduti e vrasesi , keti tradhetari te shitjes te detit, duhet ti hidhen ekurat, neqofte se, kesaj drejtesie i ka betur nje fije e detyrimit kushtetus. Kjo thirje eshte finalja e disa thirjeve te mepershme per armatosjen te gjth popullates dhe perdorimin e dhunes, per rezimin e qeveris. Saliu dhe luli duan nje 97 dhe 98, tjeter per ta gjakosur SHqiperin e per t e vrar shqiptaret, prandaj duhet perfundoi sa me par rreforma ne drejtesi dhe vettingu, te cilin e kundershtojn Sali Berisha dhe Lulezim Basha, te cilet kan frik nga hetimi.

  16. xhulio says:

    O met katnari! A nuk e kupro cili te shkon prapa e te perkrah! Askush vex enveritat.E make veten dhe demokrat!…Demokomunist po, ky lloj je.Nje vemje asgja me teper.Po na tregon perralla me vrasje, cadren e lirise se fjales se lire e ktheve ne bunker.Hahaha po na qeshet me prrallat e tua me kacagjela, si me qene m’Shetel.Po ku ka ma kacagjela, o Met.Gjelat kan njordh.Ka kalu aq kohe urie ky vend sa gjelat jo vetem i ka hanger, po s le as te dalin nga veza.Tani ka vetem pleh pa gjela.Pleh jane tan mbeturinat e atij mentaliteti te lidhur me njeqind fije me boten e vjeter enveriste dhe nje nga ata je dhe ti qe shet dhe shpirtin per pak ashtune si i thone bijte e gjelave, pak benefice.Qe po e cojne ket vend drejt shkatrrimit te plot, kjo s do as men e as kalem.Po ti , si mut ngjit pas kepuces se saj, s do me ja rite se kete poe bajne te gjithe bashke, nijte dhe bijat e enverit , koke boshe e me dhjete diploma .Pune plot me kalu ore ne kafene, apo motele mbush plot.Asnjo fjal ti per kete, vecasaj Falin e ka Berisha.Dakort mer, dakort, ai e ka, po si ai jan te gjith kta o Meto.Asnji fjal per tjeret ti..Turp nuk ke?Faqe nuk ke?

  17. a.f. says:

    Mos harxhoni kohen me klonin Basha. Ne mos qofte ai, Berisha sajon nje klon tjeter…
    E keqja duhet shkulur nga rrenja qe prodhon klonet…

  18. Lani says:

    Eshte her e dyte qe me demek kryetari i te ashtuquajtures PD,kryetari formal i kesaj bande vrasesish ben thirrje antikushtetuese.Une pikellohem kur shoh qe shteti yne ose ka nje pryeprokuror te kapur politikisht ,ose nuk ka fare, sepse shtyn ditet ne zyre apo ne xhiro jashte vendit dhe kur i del gjumi ben ndonje demarsh mbase shkarkon ndonje kryetar bashkie sepse gabimisht ka bere shurren pas ndonje gardhi.Turp per kete kryeprokuror qe do mbahet mend si me i mbaruari i ketij lloji dhe qe nuk i vjen as tek fundi i fustanit Ina Rames,qe me gjithe sulmet qe i beri i mallkuari i ketij shteti dhe i ketij populli,kishte dhe mbante veshur pantallona.

  19. Rilindja e Kanabisit dhe Plehrat e Pastra te Rames. says:

    Po te ishte kercenim si e shikoni ju kete nuk e shikon te tille vete Rama dhe ata qe njohin ligjet. Pra dua te them o mjerane qe ligjet si te kuqte e blute nuk i njohin ne Albanistan ose ndryshe Republika e Kanabisit dhe plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje