mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Rumania fillon të ‘shijojë’ dëmshpërblimet e zyrtarëve të korruptuar. Po në Shqipëri…?!

Një agjenci rumune e ngritur në 2016 për të menaxhuar asetet e ngrira të zyrtarëve të dënuar për korrupsion thotë se ka filluar procesin për të rikuperuar gjysmë miliardi euro.

Paratë e rimarra nga një agjenci specialiste në Rumani nga zyrtarët e dënuar janë kanalizuar tashmë në projekte qeveritare të lidhura me arsimin, parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e viktimave, u lajmërua së fundmi.

Qeveria thotë se synon të rikuperojë mbi gjysmë miliardi euro nga ish-zyrtarët dhe biznesmenët e dënuar për krime të lidhura me korrupsionin.

Kreu i Agjencisë Kombëtare për Administrimin e Aseteve të Ngrira, ANABI, tha se 4.5 milionë eurot e parë kanë mbërritur tashmë në ministritë e arsimit, shëndetësisë, atë të brendshme dhe drejtësisë shkruan Raporter.al.

Kjo sasi është e vogël krahasuar me fondet totale të ngrira nga prokurorët në llogaritë bankare në Rumani, që vlejnë 156 milionë euro.

“Paratë janë të vërteta, janë para të ngrira në llogaritë bankare dhe institucione financiare në territorin rumun,” tha shefi i ANABI Cornel Calinescu të premten.

Ai gjithashtu tha se agjencia ka llogaritur 2000 prona të paluajtshme të ngrira nga prokurorët që mund të shiten nëse gjykatat vendosin të rikuperojnë dëmet e lidhura me korrupsionin.

Calinescu tha se agjencia gjithashtu po gjurmon rrugën e rikuperimit të parave për t’u siguruar se po përdoret për parandalim të krimit ose projekte edukuese.

ANABI, që ka 35 punonjës, u krijua në qershor 2016 për të kanalizuar paratë e rikuperuara nga hetimet e korrupsionit në institucionet e identifikuara si prioritete kombëtare nga parlamenti.

Sipas Drejtorisë Kombëtare Anti-korrupsion, DNA, dënimet e gjykatave rumune në 204 raste udhëruan kthim të mbi 227 milionë eurove dëme.

Megjithatë, autoritetet mbetet ende të vënë në zbatim këto vendime dhe të marrin të gjitha asetet. Shefja e DNA, Laura Codruta Kovesi tha në fund të shkurtit se rikuperimi i dëmeve financiare në rastet e korrupsionit mbetet një sfidë për qeverinë, si dhe për prokurorët.

Në fund të tetorit 2016, ish-kryeministri teknokrat Dacian Ciolos tha ANABI duhet të punojë me kapacitet të plotë për të rikuperuar mbi gjysmë miliardi euro dëme nga korrupsioni.

4 komente në “Rumania fillon të ‘shijojë’ dëmshpërblimet e zyrtarëve të korruptuar. Po në Shqipëri…?!”

  1. mira says:

    rumania eshte perandoria e famshme romake
    nuk mund te krahasohet me shpellaret tane

  2. mira says:

    rumania eshte perandoria e famshme romake
    nuk mund te krahasohet me shpellaret tane …….

  3. mira says:

    rumania eshte perandoria e famshme romake
    nuk mund te krahasohet me shpellaret tane ………

  4. Hajdut banke shoku i Full-hajnit. says:

    Shumen qe do te vjele Axhensia ne Romani, ne Shqiperi e ka vetem Shkerdhen Berisha dhe shalengjituri Lulzime, cfare presim perse nuk krijohet edhe tek ne ky organzem, apo kane frike Sali SRB & Shalengjiturin Lulzime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X