Të enjten s’priten surpriza, Luan Rama: S’ka asnjë arsye të votojmë kundër Xhafajt. Deklaratat e Tahirit nuk i konsideroj…!

Pas dekretimit të sforcuar nga ana e presidentit Bujar Nishani të Fatmir Xhafajt për postin e Ministrit të Brendshëm, tashmë mbetet vetëm votimi në Parlamen seancën e së enjtes.

Nuk kanë munguar zërat për ndonjë surprizë nga ana e grupit të LSI-së, në lidhje për votimin. Por kreu i Grupit të LSI Luan Rama u shpreh se nuk ka asnjë arsye ëpr të votuar kundër Xhafajt.

“Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”, deklaroi Luan Rama.

Në lidhje me shqetësimet e ngritura për çështjen e kanabisit, Rama tha se është fakt se kultivimi ëhstë rritur me 5 herë vitin e fundit. Por, ai nuk preferoi të replikojë me ministrin në largim Tahiri rreth deklaratës së tij kur akuzoi “hienat e dala nga PS…”

“Më lejoni të mos e konsideroj këtë deklaratë, të mos merrem me këtë deklaratë. Unë fola me shifra konkrete të raportit të DASH, dhe nga ana tjetër, uë realisht do të ndihesha shumë krenar nëse rezultatet e trguesve do të ishin në rënie dhe jo në rritje”, tha ai më tej.

2 komente në “Të enjten s’priten surpriza, Luan Rama: S’ka asnjë arsye të votojmë kundër Xhafajt. Deklaratat e Tahirit nuk i konsideroj…!”

  1. L leshi says:

    Lsi nuk jane hiena por kurva ndersa ky martaneshasi eshte me pleher se Berisha, ky eshte si Gebelsi qe mbas cdo maskaralleku fshihet dora e ketij bastardi….luan rama eshte pafytyresia e politikes shqiptare.

  2. ela says:

    pse nuk je hiene?je e ke nga natyra matiane ,pabesin o koktrash,te roft qe je rit ne tirane,bythlepires i metes, pa burreri.te lumt ty e regullove vellain drejtor .po atij vertet i “” takonte ” se vertet i kishte sherbyer shume familjes se NAIM HASES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X