VIDEO/ Publikohet skandali seksual me minorenët, klientët policë dhe gjykatës

20 Mars 2017, 16:53Kronika TEMA

Emisioni investigativ “Le Iene” në Itali ka denoncuar një skandal seksual me të mitur.

Emisioni trajton abuzimin seksual më minorenë të moshave nga 8 deri në 16 vjeç që bëhet nga persona më të rritur.

Gazetarët kanë pyetur fëmijët  të cilët kanë bërë të ditur se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 20­  apo 30 euro.

Ata thonë se klientët e tyre kanë qenë policë karabinierë, gjykatës italianë apo qoftë edhe njerëz të zakonshëm.

Djemtë janë kryesish me origjinë rumune dhe boshnjake dhe kanë pohuar se klientët i gjenë në zonën e stadiumit në Bati.

Njëri nga fëmijët i quajtur Tomi i cili është vetëm 8 vjeç ka treguar në kushte anonimati për emisionin ‘Le Iene’ se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë, ndërsa pranon se “gjithçka e bëj për para”.

E ndërsa janë pyetur se ku i çojnë dhe se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë ata janë shprehur se blejnë për të ngrënë ose rroba për tu veshur.

Kur i pyesin se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë ata thonë se shkojnë për të ngrënë, apo blejë dika për të veshur. Dëshmitë e të miturve janë rrëqethëse.

https://youtu.be/qNc_uuRG6ro

1 komente në “VIDEO/ Publikohet skandali seksual me minorenët, klientët policë dhe gjykatës”

  1. Aleksander says:

    O Zot i madh ..!-Njerezit nuk kane me as frike as turp as…asgje !-Ku eshte shteti ,institucionet ligji per keta qe abuzojne me femijet ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje