A do të dalë LSI nga koalicioni me PS? Rama: Nuk ia kam bërë këtë pyetje Metës

21 Mars 2017, 21:18Politika TEMA

I ftuar në studion e Eni Vasilit, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e së martës datën e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e opozitës ndërsa tha se data e zgjedhjeve ësthë vendosur ngap Kushtetuta dhe partitë kanë detyrim ta respektojnë.

I pyetur për deklaratat e Metës se mospjesëmarrja e opozitës në votime do të ishte katastrofale, Rama tha se kjo varet sesi e kupton Ilir Meta.

“Nuk kam marrë një përgjigje sepse nuk kam bërë një pyetje të tillë” – tha Rama ndërsa u pyet nëse LSI i ka kthyer përgjigje për koalicion.

Rama tha se kur njerëzit janë bashkë diskutojnë në rast se duan të ndahen.

“Kur jemi bashkë nuk kemi pse diskutojmë a jemi bashkë. Bashkëjetesa PS-LSI është një bashkëjetesë normale mes forcash që kanë qasje të ndryshme në momente të caktuara” – tha kryeministri.

“S’kam marrë përgjigje se s’kam bërë një pyetje”. Keni bere ftese publike per kete gje, po e diskutoni kete se jemi dy muaj para zgjedhjeve: “Kur ju shkoni per nje vizite ne nje familje, a i beni pyetjen a po mendoni te ndaheni? Jo se jane nje familje”, u pergjigj Rama.

Kryeministri Edi Rama eshte pergjigjur sot se çfare do te beje PS nëse Ilir Meta dhe LSI nuk do pranojë të futet në zgjedhje pa opozitën.

“S’flas asnjëherë me nëse sepse nëset s’janë për mua për mua janë faktet dhe mbi bazën e fakteve mund të bëj …”, tha ai.

“Varet se si e dëgjon dhe kupton Ilir Metën, unë besoj se e dëgjoj dhe kuptoj Ilir Metën. Ne në zgjedhje nuk shkojmë cifte cifte, apo me krushqi, shkojmë me skuadrën dhe liderin e saj, është përgjegjësi e cdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje