Ambasadori Lu takim kokë më kokë me Berishën

21 Mars 2017, 13:15Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është takuar me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha.

Në fokus të këtij takimi ka qenë situata politike në vend si edhe protesta e opozitës.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha dhe ka nisur që nga ora 12:00.

Ambasadori i SHBA-së është një nga mbështetësit kryesor  të Reformës në Drejtësi dhe i ka bërë disa herë apel opozitës që të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Vetëm pak ditë më parë ambasadori Lu ka zhvilluar edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku ka diskutuar mbi situatën politike dhe reformën në drejtësi.

NJOFTIMI I PLOTE

Sot  ish-kryeministri Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale politike në vend.

Zoti Berisha u shpreh se në vlerësimin e tij situata është kritike për vendin, më kritike se në gjithë ekzistencën e pluralizmit. Ai theksoi se opozita shqiptare, për herë të parë në histori, fillon një protestë të pandërprerë në periudhë elektorale si dhe renditi arsyet e kësaj proteste.

Zoti Berisha theksoi se, së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen, përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë.

Zoti Berisha u shpreh se, mbjellja e gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet. Ai theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërrohet.

Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajnë qëndrim të prerë.

Së dyti, arsye tjetër pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, Hakmarrja për Drejtësi etj, me qëllimin kryesor: grabitjen e zgjedhjeve.

Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sarandë ndërsa shefi i policisë që duhet t’a arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg se sa jashtë burgu, duke u dhënë urdhëra dhe ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administratës, u shpreh zoti Berisha.

Së treti, zoti Berisha theksoi se 120 mijë punonjës të administratës, si kurrë ndonjëherë në histori, janë shpallur nga qeveria si patronazhistë, të cilët detyrohen të sjellin vota, dhe jo vetëm të familjes por dhe të të afërmve dhe të njohurve të tyre, dhe të dorëzojnë numërat e telefonit dhe të kartave të identitetit të personave që me detyrim marrin në patronazh.

Së katërti, zoti Berisha shprehu shqetësimin dhe për situatën e mediave në Shqipëri, të cilën e vlerësoi si më të keqe se në vitin 1991.

Asokohe, theksoi ai, mediat zyrtare censuruan plotësisht opozitën por Zëri i Amërikës dhe Radio Vatikani transmetonin të gjithë aktivitetet e saj.

Ndërsa sot opozita përjeton shkallën më të lartë të censurës në të gjithë ekzistencën e saj, u shpreh ish kryeministri Berisha.

Zoti Berisha theksoi se, kriza që u shfaq në Maqedoni një vit para zgjedhjeve ndërmjet forcave politike maqedonase, si mosbesim për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm nuk ka asnjë krahasim me situatën tejet dramatike në Shqipëri për procesin elektoral.

Në këtë takim zoti Berisha vlerësoi se që nga themelimi i pluralizmit, forcat politike kanë bashkëpunuar ngushtë dhe me sukses si me Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan ashtu dhe me atë Republikan dhe shprehu mirënjohjen ndaj tyre.

Por ai theksoi se që nga viti 93 deri sot, George Soros ka shpenzuar miliona dollar jo vetëm në mbështetje të ish komunistëve shqiptarë por direkt kundër PD.

Ai u shpreh se Soros është një milioner dhe se në Ballkan i blenë lirë politikanët, por theksoi se do vlerësonte që qeveria amerikane të ndalojë një veprimtari të tillë të tij.

Zoti Berisha dha shëmbuj konkret të ndërhyrjeve të tij të dëmshme për demokracinë në mbështetje të Edi Ramës.

Ish kryeministri Berisha thksoi se për këto arsye opozita është jashtë parlamenti dhe po proteston për votën e lirë dhe jo për pushtet.

5 komente në “Ambasadori Lu takim kokë më kokë me Berishën”

  1. Qytetari says:

    Shum i respektuar Z. Ambasador! O jepi ultimatum ketij robi, se po mban zvarre nje shtet te tere, vetem per bythen e tije, ose mos u mer fare pastaj, se dhe keshtu,as mish as peshk, sikur nuk shkon. Qeveria e kryesuar nga z. Rama eshte ne drejtimin e duhur, por ne cdo hap te saj i vien pengesa nga te gjitha drejtimet, prandaj ne keto momente delikate per vendin, mbeshtetja juaj eshte vendimtare. Ai njeri, berisha, vetem me ultimatume mer vesh, ndryshe nuk di gjuhe tjeter.

  2. Brahoo says:

    Ku eshte Ngjela mavria ? E futet ne çmendine apo eshte akoma i lire ?

  3. Qelepirxhiu says:

    Të vetmit që mbajnë gjallë dhe mbrojnë këto kërma të bandës së PD-së, janë miqtë tanë të mëdhenj, amerikanët…, ndërsa shqipot (me në krye Tak Ngjelën me dërrasë mangut), presin shpëtim prej tyre…(?!)

  4. kur krimineli me I madh I kombit shqiptar merr peng ambasadorin e shba-se, shteti me I fuqishem I botes, dmth se per shqipetaret nuk ka shprese as shpetim. sic duket ambasadori po I servilet berishes per te mos e heqe nga shqiperia, te mos e lere papunesic ka bere me gjithe ambasadoret e shbas-se prej 20 vjetesh berisha. te gjthe I nxorri ne pension te parakoheshe. kot lodhen shqipetaret ne shqiperi do behet sic thote berisha, do te behet me e keqja per shqiperine. prej 20 vjetesh sali berisha ka bere me te keqen per shqiptaret e shqiperine. pse usa-a eshte marre peng nga sali serbi vrases e hajdut qe ia kalon edhe al kapones. lu eshte I frikesuar nga berisha qe nxori kryeprokurorin qe I beri ghyqin ambasadorit amerikan e tani ambasadori po I serviloset berishes ne menyren me poshteruese qe ta fale. Donald lu ne gjunje cpara berishes eshte turp per ameriken kush eshte berisha tani, ke perfaqeson. pse nuk takon erion bracen qe nuk eshte as vrases as hajut. Donald lu te jepte doreheqje si ambassador I usa e pastaj te vazhdonte e te bente lojen kriminelit, filogrekut e filoserbit sali berisha .tani z. lu jeni nje legen si berisha.turp, turp per ameriken.

  5. Xha Sulua says:

    Kur i jepet rendesi e veçante nje njeriu qe ligjerisht eshte i pafuqishem, do te thote se nuk ka ligj, nuk ka demokraci, por ka teknokraci qe udhehiqet nga individi. Individi vepron dhe kryen detyren, pa u zgjedhur, te kryetarit te partise, ose dublantin, si dikur me sovjetiket apo kinezet, ai eshte furra e zjarrit por qe maskohet nga gjoja te zgjedhurit qe ngrejne zerin fort dhe lart per tu dukur qe e meritojne besimin qe ky individ u jep. Me vjen keq, bile jam i habitur, dhe nuk eshte hera e pare kur ketij individi, qe ka krijuar teknokracine- autokracine ne kete vend, i jep rendesi te veçante edhe ambasadori i shtetit te demokracise boterore dhe qe qytetaret shqiptare e kane per zemer. Nuk ka pse ti lutemi nje individi, qe ka shkateruar Shqiperine dy here, nje here e çoi ne vllavrasje, vetem e vetem per te mos korigjuar vjedhjen e votave qe sot flet me aq zell, dhe ne vitin 2013, e dorezoi ekonomikisht me keq ska ku te shkoje, me borxhe te brendshme dhe te jashteme, te fshehura e te pafshehura, sa qe vendi po te mos ishte bere rotacioni politik, do kishim perfunduar ne tregun e shitjes tek ata qe na kane per zemer per te na gllaberuar. Nese vertet shteti Shqiptar ka frike per arrestimin e ketij individi dhe ta dergoje para organeve te drejtesise, atehere mallkuar qofte demokracia, te rroje autokracia, sepse ishi nuk eshte ish por qenka kurorezuaru “Mbret” dhe u befte i tille per gjithe Ballkanin. Edhe durimi qytetar ka limitet e tij. Turpi bie mbi derejtesine, shtetin dhe pushtettn. Xha Sulua.- 21 03. 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje