Andi Bushati: Nishani i prishi punë çadrës me dekretimin e Xhafajt, ndodhi diçka e çuditshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas vendimit të kryeministrit Rama për të emëruar ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafajn, pati reagime nga PD, të cilët i kërkuan presidentit Nishani mosdekretimin e tij.

Edhe pse u duk se kandidatura e Xhafajt nuk do të dekretohej, sidomos pas akuzave publike nga dy persona, që pretendojnë se ishin dhunuar nga ai në cilësinë e hetuesit në vitin 1986, ndodhi ndryshe.

Në një konferencë për shtyp, presidenti Nishani “zhgënjeu” krahun e vet politik, duke e hedhur përgjegjësinë tek Parlamenti.

Ai shprehu në mënyrë përfundimtare, pamundësinë e refuzimit të kandidaturës së Xhafajt si ministër i Brendshëm, megjithëse e shihte “si të papërshtatshëm”.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, analisti Andi Bushati thotë se një qëndrim i tillë, të çon në logjikën se ka ndodhur “diçka e çuditshme”.

Logjika e ngjarjeve të çon në idenë se ka ndodhur diçka e çuditshme. Nishani që kur ka dekretuar Qeverinë Rama nuk e ka patur me qejf. Për vullnetin e tij politika, është normale.

Edhe kur dekretoi Arben Ahmetajn si ministër Financash nuk e ka patur me qejf. Fakti që të gjitha këto këtë herë i bëri ndryshe, na bën minimumi të pyesim veten pse veroi ndryshe nga ç’ka vepruar në 3 vite e gjysmë. Kjo më bën të mendoj se Nishani është nisur me idenë të mos dekretojë së paku Xhafajn.

Nga juristët që kam konsultuar më duket se më shumë të drejtë Nishani ka ashtu siç veproi. Por a ka qenë Nishani më shumë në sintoni me PD?

Unë mendoj se po, por në momentin kur PD i duhej më shumë u soll ndryshe nga sa do donte PD.

Mendoj se me këtë vendim, Nishani i ka prishur më shumë punë PD e çadrës. E gjithë historia për Xhafajt do të varej nga qëndrimi i Nishanit, nëse për ditët që parashikon ligji për dekretimin, do të ishte hetuar për Fatmir Xhafajn, nisur nga akuzat e bëra nga disa persona.

Nga ana tjetër kemi deklaratën e djeshme të Xhafajt, që thotë se “në rregull ju keni këto fakte, por në kohën për të cilën më akuzoni unë nuk kam qenë në detyrë”. E vetmja gjë që mund të na e sqarojë këtë gjë janë faktet”, u shpreh Bushati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Andi Bushati: Nishani i prishi punë çadrës me dekretimin e Xhafajt, ndodhi diçka e çuditshme”

  1. Tunxhi says:

    Nje pinjoll klasik i çerdhes se diktatures si ky do te bente me mire te strukej diku e mos ndihet fare sic po bejne far e fisi i ish diktatorit.
    Le qe po te degjoje ckermitjen me te vogel te Berishes i mbush breket e i iken gjaku. Pranoje keshillen qe te dhashe mor bir.

  2. Mike says:

    Kot nuk thonë që vetëm grosha e ha presionin 🙂

  3. Mike says:

    Kot nuk thonë që vetëm grosha e ha presionin

  4. Peco says:

    Idiot dhe te njeanshem te ketij niveli si shoku Bushati nuk gjen te dyte. Ivanov ne Maqedoni po shkel me te dy kembet kushtetuten duke mos dekretuar qeverine. Bushati e ka kritikuar kete qendrim te Ivanov. Tani qe Nishani vepron korrekt ne baze te kushtetutes, pra, te kunderten e asaj qe bene Ivanov ne Maqedoni, ky birbo e kritikon Presidentin per qendrimin qe mban. Ky eshte nje bastard qe te bene per te vjelle me gjykimet qe jep. Le qe ka edhe nje menyre te foluri qe duket sikur u flet nxenesve te shkolles fillore, kur cdokush qe e degjon eshte te pakten dhjete here me i zgjuar se ky mender analist. Kjo nuk do te thote aspak se ne perkrahim Edi Ramen per zgjedhjen qe beri. Nuk mund te jesh i dobishem edhe ne diktature edhe ne demokraci. Xhafa le te merrej me pune private, por ne administraten shteterore dhe sidomos minister kurre nuk duhej te emerohej nga Rama. Kete radhe Nishani ka qene korrekt. Nuk e dua Xhafen thote ai, por e do ligji dhe ai qe e ka per detyre ta emeroje, une thjesht beje aktin formal kushtetues te miratimit. Kjo do te thote qe ligjin ta vesh mbi cdo gje. Ky eshte dhe synimi yne drejt shoqerise ku duam te shkojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *