Bakllava pa sherbet!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Mane

 

Turqit porsi ne ose ne porsi turqit, pergjithesisht peshtysim ne rruge, ne rruge fshime qurret e madje flakim dhe plehrat.

Bertasim e ulerasim me ze te larte si shoferet e furgoneve ne Taksim te Stambollit, ose sic bejne shoferet e furgonave te Vlores dhe Fierit te “21” ne Tirane.

Gatuajme me yndyre dhe plot me yndyre e kemi edhe matrapazllekun.

E dashurojme prej frikes pushtetin edhe ne në Europe, edhe vellezerit tane mes Europes dhe Azise.

Ndertojme xhami pa kriter edhe ne si turqit, por te pakten ata i kane me estetike dhe me miqesore.

Sido qe te luhet gjeopolitika, ne e mbeshtesim koken ne cdo kohe ne divanin turk dhe ndoshta kjo eshte clirim i nje reaksioni kimik qe nisi qysh ne vitin e larget 1390…

Stambolli kesaj here mu duk me pak energjik.

Eshte fillimpranvere dhe ndryshimi i stineve eshte tkurrur nen euforine e referendumit per ndryshimin e kushtetutes.

Kudo sheh banderolat gjigande me fytyren e sulltanit me te ri Taip Erdogan.

Portreti i babait te themelimit te republikes moderne Ataturk sa vjen dhe tkurret.

Simbioza e tjetersimit te vlerave civilizuese ka kohe qe e ka hallakatur Turqine.

Opozitarizmi eshte katandisur si cadra jone ne Tirane, media nje here ne muaj ben zhurmen e porositur, madje edhe nje prej zerave me brilante te elites turke eshte mekur.

Shkrimtari nobelist Orhan Pamuk nuk dihet nese ndihet dhe vec ndonje atentati vdekjeprures prej militanteve kurde asgje nuk e shpotit me shtetin turk.

Ekonomia ecen normalisht, per te ngrene turqit kane pa hesap, me Putinin jane bere serish miq, rolin sekularist te ushtrise dhe gjyqesorit e kane asgjesuar, me Bashkimin Europian sillen brutalisht ashtu si me Greqine fqinje, pra Turqia po futet perfundimisht ne hulline e nje demokrature qe do zgjase aq sa te jete gjalle Taip Erdogani.

Ne aspektin historik kjo eshte nje kthese mbreselenese pasi institucionalizon friken kolektive te nje super shteti i cili deri dje tregonte se pavaresisht besimit fetar apo te kaluares perandorake, institucionet funksiononin totalisht ne respekt te ligjit dhe pavaresise.

Gjithesesi une nuk jam ekspert politik apo diplomatik por sa here shkoj ne Turqi perjetoj regresin e nje progresi qe u ngrit me mund dhe sakrifica.

Diktaturat qenkan njefytyreshe kudo, ne Lindje apo ne Ameriken Latine, ne Afrike apo andej nga Siberia.

Fundja kot shqetesohem dhe une.

Turqit kane per te ngrene me bollek dhe Shqiperia i ka mire punet me Erdoganin.

Taipit i ka hipur ne qejf vetja por te pakten mos taiposet ndonje nga keta tanet se nuk do gjejme dot çader ku te futemi.

Marshalla, marshalla, bakllava per badjava!

Stamboll, fillimpranvere 2017

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Bakllava pa sherbet!”

  1. fida says:

    Hajt,se tesh po vjen juesej,me ato juntat e koloneleve.Po i desh qejfi,se e di ti,se ashtu osht nji pun,duhet me ja bo me sy Sirise,e Irakut,e ku di une kujt tjeter.Duhet me qen njecik fondamentalist,qe te jesh i besueshem.Eshte loje e madhe kjo,e di vet ti,se BBC te ka mesu ca gjona ,se intelixhens servisi or ti,i ka ca kukamcefti,ja sa grataciela e bankes tia kaloje minares nga lartesia…

  2. O njesh says:

    O njesh ! E meriton titullin 1 dhe pike
    Keshtu do te therritesh tani e tutje Je ajka e gazetarise Shqipetare Kush ka xhelozi dhe
    Pakenaqesira nuk jane te mirepritur te na
    Sekelldisin me receta info-analitike Prandaj pini
    Ilacet rregullisht dhe kontrollohuni cdo 3 muaj
    per ecurine e metejshme te egoizmit rreth you

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *