Bill Gates vazhdon të jetë më i pasuri në botë

Revista e biznesit në Amerikë, Forbes, në numrin e fundit të saj ka publikuar listën e më të pasurve në botë.

Themeluesi i Microsoftit, biznesmeni amerikan Bill Gates, duke e rritur pasurinë e tij nga 74 miliardë nga viti i kaluar, në 86 miliardë dollarë, përsëri u bë i pari në këtë listë raporton Anadolu Agency (AA).

Gates i cili në katër vitet e fundit nuk ia la askujt pikën kulmore të kësaj liste, që nga fillimi që ka hyrë në listë në vitin 1994, 18 herë ishte në krye të saj.

Pasurinë personale të Gatesit në vlerë prej 75,6 miliardë dollarë në listë e përcjellin me radhë investitori Ëarren Buffet në vendin e dytë dhe themeluesi si dhe menaxheri i Amazonit Jeff Bezos në vendin e tretë.

Dhjetë vendet e para të listës u shënuan nga investitorët amerikanë

Një prej figurave kryesore të Luginës së Silikonit, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, me pasurinë e tij në vlerë prej 56 miliardë dollarëve ndodhet në vendin e pestë, kurse pronari i kompanisë softuerike Oracle, me 52,2 miliardë euro pasuri ndodhet në vendin e shtatë të kësaj liste.

Industrialistët amerikanë, vëllezërit Charles dhe David Koch me pasuritë e tyre nga 48,3 miliardë dollarë, kanë ndarë vendin e tetë.

Edhe Michael Bloomberg i cili vepron në sektorin e shërbimeve financiare, me pasurinë e tij prej 47,3 miliardësh mori pjesë në dhjetë vendet e para të kësaj liste.

Amancio Ortega themelues i firmës së konfeksionit spanjoll, me 71,3 miliardë dollarë pasuri ka hyrë në vendin e katërt në listë, kurse biznesmeni meksikan, Carlos Slim Helu në vendin e gjashtë. Ortega dhe Helu janë dy të cilët kanë hyrë në këtë listë jashtë nga SHBA-ja.

Gruaja më e pasur në botë

Tek gratë, partneri më i madh i firmës kozmetike franceze, L’Oreal, Liliane Bettencourt me 39,5 miliardë dollarë pasuri është radhitur në vendin e 14 dhe është bërë investitorja që ndodhet në krye të grave të kësaj liste.

Rënia e Trumpit

Pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2016, biznesmeni Donald Trump i cili u zgjodh presidenti i ri i SHBA-ve u bë një nga figurat më të fuqishme në botë, por nuk arriti ta sigurojë vrullin e njëjtë me pasurinë e tij personale.

Sipas kalkulimit të Forbes, pasuria e Trumpit ka pësuar një humbje prej 1 miliardë dollarësh nga viti i kaluar dhe ka rënë në 3,5 miliardë dollarë. Me këtë humbje, presidenti i ShBA-ve, ka rënë 220 shkallë më poshtë dhe është radhitur në vendin e 544 në listë.

Ndërkohë, i shquar me investimet në pasuritë e paluajtshme, Trump ka pësuar humbje edhe në këtë fushë për shkak të tkurrjes së ndodhur në sektorin e pasurive të patundshme në Neë York.

Shpërthimi i miliarderëve

Në listën e vitit të kaluar të Forbes numri i miliarderëve ka qenë 1.810, kurse sivjet ky numër arriti në 2.043. Njoftohet se rritja e këtij numri nga 233 persona, është rritja më e madhe e 31 viteve të fundit.

Ndërkaq, pasuria totale e miliarderëve në listë me 18 për qind rritje, ka arritur në 7,67 trilion dollarë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bill Gates vazhdon të jetë më i pasuri në botë”

  1. shpresa says:

    Ky eshte Bill Gates?i Ja kjo e ka diskretituar kete qe i thone demokraci, kapitalizmin. Njeri i pa ngopur sepse jo vetem eshte milardier por ben dhe llotari e genjen fukarenjte neper bote se gjoja kane fituar dhe pastaj vazhdon ti rjep nepermjet avokateve. Te vjedhur qe ben ky! Dhe sot kemi lirine e te lehurit, por parate i kane keta kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *