Data 18 qershor, Rama: Partitë nuk kanë asnjë të drejtë që të vendosin për ditën e zgjedhjeve

21 Mars 2017, 23:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot lidhur me zgjedhjet në 18 qershior se, “dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli, dhe partitë nuk kanë asnjë të drejtë të diskutojnë këtë, ashtu siç kanë të drejtë të hyjnë ose jo në zgjedhje. Kjo është data e dekretuar nga Presidenti i Republikës”.

I pyetur mbi deklaratën e sotme të Kreut të Kuvendit të LSI, i cili u shpreh se pluralizmi ka ardhur që në ’90, Rama u përgjigj se, “unë e nënshkruaj këtë deklaratë njësoj sikur ta kem thënë vetë”.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjegjësi për qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, Kryeministri Rama tha se, “Nuk e çoj unë vendin në zgjedhje. Vendosin vetë partitë politike të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nuk ka lidhje me mua apo qeverinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje