Dhurata e Veliajt para zgjedhjeve, tironsit mund të bëjnë pallat në shtëpitë me qerpiç

21 Mars 2017, 08:50Sociale TEMA

Një dhuratë para zgjedhjeve u vjen banorëve të Tiranës, pronarë të shtëpive prej qerpiçi, që për shkak të statusit zonë muze nuk mund të bënin asnjë ndërhyrje në pronat e tyre.

Ka qenë një njoftim që bashkia i ka bërë banorëve të njësisë nr 8 për bashkëbisedim me kreyebahskiakun Veliaj.

“Është e vërtetë që këta banorë kanë vuajtur me vite: me shtëpi të rrënuara, që çka bie moti jashtë e sjell brenda ashtu dhe jetesa në kushte jo normale në shtëpi tepër të vjetëruara. Por tashmë, është marrë një hap i rëndësishëm për heqjen e statusit të “Zonës Muze”, kur muzeu i vetëm i mbetur këtu është ai i varfërisë.

Pata nderin të shpjegoj para Familjeve autoktone Tironse, si ata sot mund të Ndërtojnë dhe të Zhvillojnë Pronën e tyre. Edhe pse Z. Veliaj nuk arriti të vinte për shkak të një impenjimi të rëndësishëm, nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Arbi Mazniku ishte prezent për t’u shpjeguar zgjidhje konkrete pyetjeve të tyre”, ka thënë Bushati dje gjatë një takimi me banoret e zones.

Me nismën e deputetit të PS, Ervin Bushati më në fund hiqet statusi “zonë muze” për pronën tuaj. Jeni të ftuar të gjithë ju që doni të zhvilloni pronën tuaj të hënën në 16.30 në një bashkëbisedim të hapur me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj në zemër të njësisë nr 8, ish lagjen “Formimi i partisë”. Shtëpitë e rrënuara të qerpiçit po bëhen të rrezikshme e thuajse të pabanuara pasi ky status ka mbajtur peng banorët për të zhvilluar pronën e tyre.

1 komente në “Dhurata e Veliajt para zgjedhjeve, tironsit mund të bëjnë pallat në shtëpitë me qerpiç”

  1. Artan says:

    Po perse more “sherbetore te qytetareve” duhet qe t’i hiqni statusin e zones muze, perse doni qe te vazhdoni me betonizimin e metejshem te Tiranes…?!!! Me vjen shume keq qe ato qytetare qe juve ua beni qejfin duke i quajtur “Tironas” nuk do ta kuptojne se ku e keni qellimin ju – po afron fushata dhe juve ju duhen ca leke, apo jo?!!! Pse bashkia nuk miraton fonde per t’ua rregulluar ato shtepi te vjetra qytetareve ne ate zone, duke ruajtur keshtu ifentitetin e Tiranes por shkoni dhe vazhdoni betonizimin… Mjere ”Tironsit” per “sherbetoret” qe kane zgjedhur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje