Elisa Spiropali: PS s'i var shpresat te LSI

21 Mars 2017, 20:04Politika TEMA

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali deklaroi në Report Tv se PS është e hapur për të vazhduar koalicionin me LSI dhe PDIU, por nuk do t’i varë shpresat vetëm aty për mandatin e dytë, pasi sipas saj, është partia më e madhe në vend dhe do të luftojë për cdo votë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ne jemi të kënaqur me koalicionin, me LSI dhe PDIU kemi bërë shumë reforma. Jemi të hapur për ta vazhduar koalicionin, por kjo nuk do të thotë se i kemi varur shpresat te koalicioni, pasi jemi partia më e madhe dhe do të luftojmë për cdo votë”.

Përsa i përket debateve të fundit mes partive të koalicionit për kanabisin dhe reformën në arsim, Elisa Spiropali tha se një gjë e tillë bëhet për vota, pasi partitë kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

“Betejë për zemrat dhe mendjen e qytetarëve. Të gjitha partitë ndezin motorët për të marrë sa më shumë vota. Këtu nuk bën përjashtim as LSI. Brenda koalicionit ka debate konstruktive” deklaroi ajo.

Spiropali thotë se protesta e PD bëhet për të bllokuar drejtësinë, pasi ka marrë peng Vettingun.

“Lidershipi i PD është i çoroditur, Basha është i marrë peng dhe kërkon të marrë peng të gjithë vendin. PD po e merr peng reformën në drejtësi dhe Vettingun dhe për këtë do të ndëshkohen nga qytetarët, pasi rruga e zhvillimit të Shqipërisë kalon përmes një sistemi drejtësie normal. Nuk mund të ketë Republikë të re, pa një sistem të reformuar” u shpreh Spiropali.

Si i komentoni debatet ditët e fundit brenda koalicionit?

Betejë për zemrat dhe mendjen e qytetarëve. Të gjitha partë ndezin motorët për të marrë sa më shumë vota. Këtu nuk bën përjashtim as LSI. Brenda koalicionit ka debate konstruktive dhe kritikave.

PS, partia më e madhe e koalicionit, udhëheqësja e koalicionit. Koalicioni ka qenë i fortë dhe solid, ajo që do të ndodhë tani i takon PS-LSI dhe partive të tjera.

Deri në 18 qershor është kjo shumicë dhe PS do të respektojë këtë marrëveshje.

Si i komentoni ndryshimet në qeveri, opozita kërkon qeveri teknike?

Kur ta kuptojmë cfarë kërkon PD jemi gati të negociojmë, ditët e fundit aludon edhe për dhunë ekstreme duke iu referuar Duçes.

Lidershipi i PD është i çoroditur, Basha është i marrë peng dhe kërkon të marrë peng të gjithë vendin.

Qytetarët nuk kanë kohë të presin, pasi duan të shohin nga e ardhmja. Në këto tre muaj ndryshon Presidenti, parlamenti, kemi reformën në drejtësi. Shqipëria është më pranë integrimit, kushti i vetëm reforma në drejtësi.

Opozita ti thërrasë kurajos dhe vokacionit të saj, si parti me një elektorat të rëndësishëm, të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.

A mendoni se largimi i 4 ministrave ka qenë një lloj lëshimi për PD?

Nuk ka asnjë lidhje, pasi lëvizja ishte për të zgjedhjet. Katër ministrat kanë kryer reforma shumë të suksesshme në këto tre vite. Ministrat kanë qenë kyç dhe janë duke udhëhequr këto beteja elektorale.

Si i komentoi deklaratat e Ramës që do të hyjmë në zgjedhje edhe pa PD?

Nuk janë partitë që kanë të drejtë që të ndërhyjnë për datën e zgjedhjeve apo largimin e një qeverie, por e vendos populli.

Data e zgjedhjeve është shpallur nga Presidenti dhe ne do ta respektojmë, ftojmë edhe PD që ta respektojë. Jemi të bindur që qytetarët shqiptarë do na japin një tjetër mandat.

A jeni gati për bashkëpunim me opozitën?

Në cdo moment, por edhe në cdo vend që të ulemi për të negociuar, për të gjitha cështjet.

PD në çadër për shkak të frikës së Vettingut. E shoh të vështirë rehabilitimin e imazhit të opozitës.

Protesta mendoni se bëhet për të bllokuar Vettingun?

PD po e merr peng reformën në drejtësi dhe Vettingun dhe për këtë do të ndëshkohen nga qytetarët, pasi rruga e zhvillimit të Shqipërisë kalon përmes një sistemi drejtësie normal.

Nuk mund të ketë Republikë të re, pa një sistem të reformuar. Çelja e negociatave me BE përkthehet në më shumë investime dhe ndihma nga BE.

Do të shkoni në koalicion sërish me LSI në zgjedhje, apo mendoni se PS i fiton 71 votat e vetme?

Ne nuk mund të lexojmë filxhanin dhe nuk mund të parashikojmë. Ne jemi të kënaqur me koalicionin, me LSI dhe PDIU kemi bërë shumë reforma.

Jemi të hapur për ta vazhduar koalicionin, kjo nuk do të thotë se i kemi varur shpresat te koalicioni, pasi jemi partia më e madhe dhe do të luftojmë për cdo votë.

Si e shikoni këtë fushatë?

Në prill do të mbahet një Kongres ku do të përcaktohen edhe emrat e deputetëve dhe do të prezantohet programi. Oferta e PS për shqiptarët premton shumë për të ardhmen.

Përsa i përket programit të PS, ka ndonjë risi?

Në prill dhe në maj do të prezantohet programi. Ekonomia dhe punësimi janë pikat kryesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje