Erdogan do rishikojë marrëdhëniet me Evropën: Është fashiste dhe naziste

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se vota “Po” në referendumin e 16 prillit, është përgjigja më e mirë, në atë që ai e quajti Evropë “fashiste dhe mizore”.

“Kjo Evropë, si e para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore.. një Evropë anti-islam dhe anti-Turqi. Pas referendumit të 16 prillit do rishohim marrëdhëniet”, tha Erdogan në një tubim në Ankara.

Referendumi i 16 prillit pritet t’ia rrisë kompetencat Erdoganit, raporton AFP.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin. Erdogan në vazhdimësi e ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërkaq Holandën për “fashizëm”.

Të hënën zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha se komenete e Turqisë për “nazizëm dhe fashizëm”, po bëhen me qëllim që Evropa “të mos bie në kurthin e fashizmit”.

Kjo krizë diplomatike po vë në pikëpyetje përpjekjet disa vjeçare të Ankarasë që t’i bashkohet BE-së. Por Erdogan ka thënë se tensionimi i raporteve nuk do të përdoret kundër procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *