Koçi: Nishani ka qënë nën presion për dekretimin e Xhafajt, ai i kërkoi falje opozitës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Shpjegimet që dha presidenti Nishani gjatë dekretimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme ishin falje ndaj opozitës. Ai ka qenë në presion nga opozita për ta bërë këtë gjë”.

Është shprehur kështu Petro Koçi, pjesëtar i koalicionit të majtë, i cili ishte i ftuar në emisionin Versus, që drejtohet nga Artur Nura në Report Tv.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Kreshnik Collaku i PD, i cili ka thënë se opozita nuk do ta lejojnë Xhafajn që të bëjë me atë post si të dojë.

Gjithashtu ai vazhdoi të shprehej, se pa qeveri teknike nuk futen në zgjedhje. Nuk la pa përmendur edhe kërkesën ndaj mazhorancës për të mos blerë zgjedhjet.

Pikë tjetër e debatit ka qenë edhe largimi i Tahirit. Alfred Cako, i “Frymë e re Demokratike”, ka deklaruar se Rama ka bërë gabim që e ka hequr ministrin Tahiri në këtë periudhë.

Ai tha se po të kishte qenë në vend të tij, nuk do ta kishte bërë këtë gjë, pasi nuk është një periudhë e mirë për vendin, ku ai mund të bënte lëvizje të këtij lloji.

Gjithashtu ai ka thënë që “kriza aktuale në vend është artificiale, e krijuar nga qeveria e vjetër, që sot është në opozitë. E gjithë kjo është një luftë për pushtet. Por koka e çadrës nuk po lufton për pushtet. Ajo po lufton për pushtet, pasi ajo e di qe edhe për 4 vjet të tjera nuk mund të jetë në pushtet, por ajo pu lufton që të shpëtojë nga vetingu” ka thënë ndër të tjera Cako.

Pas deklaratës së opinionistit Romeo Gurakuqit, se kushtetuta nuk funksionon ka replikuar Alfred Cako, duke thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Të thuash që pushteti ka kapur të gjithë institucionet e shtetit është shumë e tepruar. Ndërkohë që zoti Gurakuqi tha që parlamenti është i përgjysmuar, Cako tha që parlamenti është i plotë por është opozita ajo që është larguar. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të distancohemi nga zgjedhjet e përgjakshme si ato të 96.

Sigurisht që nuk mungoi replika nga Çollaku, i cili shprehu “ministri Koka deklaroi para një muaji se policia po përgatitet të vjedhë zgjedhjet. Kemi prova të bollshme se kjo mazhorancë po projekton vjedhjen e zgjedhjeve. Kemi listën e plotë të bandave të cilët janë pranë shtabit të Partisë Socialiste dhe pretendohet që shumat për blerjen e zgjedhjeve janë nga 2 milione euro deri në 5 milionë euro. Këtë herë do të bëhet ndryshe, duke blerë komisionet. Duke futur në lojë edhe policinë, e cila do marrë kutitë të cilat do të transportohen me furgona, duke marrë në shkëmbim një shumë parash”,­deklaroi ndër të tjera Çollaku.

Në përfundim Alfred Cako tha, që zgjedhje të lira dhe të ndershme do të bëhen vetëm atëherë, kur në komisione mos të vendosen më militantë partish, por të jenë punonjës nga administrata.

Ndërsa opinionisti Gurakuqi tha, që vendi është në krizë dhe testi kryesor është serioziteti i një qeverie. Janë krijuar bashki të cilat rëndojnë në qendrat e votimit, ku reforma terriotoriale ka krijuar një disbalancë të madhe, ka përfunduar fjalën e tij Gurakuqi në fund të emisionit.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Koçi: Nishani ka qënë nën presion për dekretimin e Xhafajt, ai i kërkoi falje opozitës”

  1. grag says:

    Me duket se ky Nik Collaku ishte ne nje liste te amerikaneve per te mos i dhene vize(vije) ne US!

  2. Tim says:

    z. genjeshtar Collaku nese keni prova te mjaftueshme qe mazhoranca po pergatitet te vjedhe votat dhe bandat atehere perse nuk i coni ato ne Prokurori. Prokurorine dhe gjykatat i keni ju. Kuptohet qe ju genjeni per diten me djell dhe ne jemi mesuar me guzhinat tuaja serbe qe e bene Olsi Ramen hedhesin e dronit dhe Edi Ramen organizartorine e hedhjes se dronit. Mashtrimet dhe genjeshtrat tuaja gatuhen ne Beograd dhe Athine. Por populli ju njeh tashme dhe nuk keni per te ardhur me ne pushtet te hidheni perpjete e te bini bam. Ne e dime shume mire qe edhe kur te humbni zgjedhjet nga votat tona per PS ju do te bertisni me te madhe dhe do te protestoni per vjedhjen e votave. Kjo eshte strategjia e juaj. Por ne do te jemi vigjilente per te mos ju lejuar ju qe te pergatisni skenaret serbe. Bandat sigurisht qe i keni paguar ju dhe do ti nxirrni si te penduar qe do te tregojne gjoja qe jane paguar nga PS. Ju keni treguar qe mund te beni cdo gje. Qeveria duhet te bej shume kujdes dhe te vigjiloje bashke me policine dhe sherbimet sekrete te qeverise per te mbrojtur Shqiperine nga skenaret sllavo-serbo-grek qe nuk ju pelqen politika pro-perendimore dhe pro-BE e qeverise Rama.

Lini një Përgjigje te grag Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *