Komunikimi me LSI, Lulzim Basha: S’ka telenovelë me mua (por ftesat ndaj tij për të ikur nga Rama tregojnë se PD e pret një sinjal nga Meta)

Kreu i PD Lulzim Basha në një lidhje të drejtpërdrejt për Tonight Ilva Tare në ‘Ora News’ ka sqaruar se çfarë është republika e re e propozuar prej tij.

Ai thotë se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Edi Rama pa qeveri teknike dhe se zgjedhjet nuk do të zhvillohen duke qenë ai në krye të qeverisë. Sakaq ka komentuar edhe komunikimin me LSI.

Tare: Rama e ka thënë që qeveri teknike

Basha: Edi Rama është në krizë të thellë politike, psikike dhe morale. Qeveria teknike është e vetmja garanci për zgjedhje, jo se duam ne, por kështu e solli Edi Rama. Me pesë palë zgjedhje të prishura dhe me anulimin e reformës zgjedhore…e solli atë këtu.

Tare: Për qeveri teknike duhet të dialogoni…

Basha: Ndërkohë që ai bën thirrje për dhunë duke kërcënuar për dhunë si në vitin 1997.

Tare: Rama

Basha: Të vij këtu vetëm për të dhënë dorëheqje. Dialog për t’i hedhur hi sy qytetarëve nuk ka për të patur.

Tare: Për të mbërritur në qeveri teknike

Basha: Do të qëndrojmë këtu dhe do të rritemi gjithnjë e më shumë….

Tare: Me LSI ka komunikim?

Basha: Nuk ka asnjë komunikim. Komunikim telenovelë me Lulzim Bashën nuk ka. Nuk ka asnjë komunikim të nëndheshëm apo të mbidheshëm.

Por megjithate, thirrjet e Bashes, Berishes, krereve aleate dhe ldershipit te PD ne drejtim te Metes qe te ike nga rama dhe te rrezohet qeveria, eshte nje fakti qe tregon se opozita pret nje sinjal nga Meta dhe ka pak varesi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *