KQZ nis verifikimet për dekriminalizimin, në listë Berisha, Dule, Braho…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të enjten projektvendimin për riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit”.

Tetë kryebashkiakëve dhe 13 deputetëve u është verifikuar formulari i dekriminalizimit. .

Ata kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, të njohura ndryshe si “formularët e dekriminalizimit”, duke argumentuar se “nuk e kishin kuptuar ligjin” ose se kishin marrë më pas informacion për dënime të mëparshme për të cilat “nuk kanë pasur dijeni” ose “nuk kanë ditur se duhej t’i deklaronin”.

Në një deklaratë për shtyp në 19 Shkurt, KQZ-së u shpreh se këto kërkesa janë depozituar dhe pranuar nga Komisioni përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016.

KQZ  tha se pranimi i kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit është bazuar në kodin e procedurës administrative dhe shtoi se plotësimi i të dhënave pas afatit ligjor të vendosur nga ligji i shërben transparencës.

Një prej deputetëve që ka kërkuar të plotësojë me të dhëna shtesë formularin e vetëdeklarimit është ish- kryeministri Sali Berisha.

Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ një kërkesë për ndryshimin e  të dhënave personale, me argumentimin se “nuk e kishte kuptuar ligjin”, pavarësisht se ai ka qenë një nga deputetët që e votoi ligjin në Kuvendin e Shqipërisë dhjetorin e vitit 2015.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “KQZ nis verifikimet për dekriminalizimin, në listë Berisha, Dule, Braho…”

  1. fida says:

    25 vjete na ishte SALI,lindur nje dite perpara udheheqesit tone te dashur shokut Enver,me 15 tetor.Tashti na doli idntiteti i ketij mashtruesi,quhet SALIH,lindur nja gjashte muaj perpara,E VERTETA ESHTE SE KJO DATE E NXJERR ZBULUAR te emenn,se del qe ku u martua na ishte 4 muajshe me bare,shtatzene.Se ckishte kaluar atyre aneve nje batalion cetnikesh malazeze dhe para se tu merrte krahet forcave patriotike kosovare ne rrethinat e Gjakoves,beri jatak tek kulla e Vucidolit.Ha e pi te bene cetniket,dhe mballosen te emen e ketij palle.Keshtu qe perseri na rezulton qe ka genjuer komisionin ,babai i tij nuk quhet Ram por DRASHKOVIC….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *