Kur kushëriri i parë, i pari ta bën m****!

21 Mars 2017, 17:42Politika TEMA

Nga Bledi Mane

Ju e njihni Altin Bashen, regjisorin e talentuar dhe punetor jo vetem te varietese televizive “Portokalli”.

Sot kam rastin t’u prezantoj nje tjeter Altin Basha, jo regjisor por djale punetor, fisnik dhe modest.

Them modest e punetor se e verteta keshtu qendron, ne te kundert do kishim nje tjeter arrogant te pasur dhe fodull.

Altini eshte nje familjar i rregullt, nje tironc tipik qe me punen e tij si marangoz, çon ne shtepi cdo muaj rrogen modeste pre 280 mije lekesh te vjetra.

Ndryshe nga tradita tribale alla arnaute si kjo e jona, Altini nuk ka perfituar perveç lidhjes se gjakut dhe mbiemrit asgje tjeter.

Kur djali i xhaxhait te tij ishte minister transporti dhe perlau 200 milione euro nga rruga e Kombit, Altini punonte 10 ore ne dite si marangoz.

Edhe kur djali i xhaxhait u be minister i Jashtem dhe i fali Greqise detin shqiptar, Altini nuk nun perlau asnje cope deti, asnje shkemb deti, asnje guacke, asnje dallge prej detit Jon.

Djali i xhaxhait u katapultua minister rendi dhe vrau 4 qytetare te pafajshem, Altini uli koken prej turpit dhe dhembjes e perseri shkonte ne pune si marangoz me vuajtjen njerezore se brendshmi.

Fati e ndoqi pas djalin e xhaxhait dhe me vota te vjedhura u be kryetar bashkie i Tiranes, por Altini nuk perfitoi asnje leje pallati, nuk zgjeroi e ndertoi pa leje, nuk u largua nga shtepia e tij modeste atje ne njesine 8 afer Medresese por vazhdoi punen si marangoz.

Djalin e xhaxhait ia bene kryetar partie dhe sot opoziton pa mullze e pa kauze, por Altini shkon perdite ne repartin e mobilerise ku vazhdon kokeulur te punoje si marangoz.

Djali i xhaxhait u mek duke lutur e ftuar njerezine te çadra ne boulevard, por Altini nuk shkon atje te vendi i krimit tu beje karshillek viktimave qe kushuriri i tij vrau per te mbajtur pushtetin me dhune…

Altin Basha, eshte kushuriri i pare i Lulzim Bashes dhe pavaresisht lidhjeve te gjakut nuk e ben dot gjakun uje per te perkrahur apo votuar bandillin pa identitet.

Altin Basha turperohet dhe qesh sa here degjon kushurirn e tij tek kercenon per thyerje, terheqje zvarre, kanosje e vrasje kundershtaresh. Ul koken e qesh sepse i kujtohet femijeria kur Luli i vogel vishte fustanin e mamit, lyej me buzekuqin e mamit, merrte çanten e mamit dhe imitonte mamin.

Donte te behej nje mami kur te rritej por fatkeqesisht u be nje mamí ne çadren maternitet te Doktorit, aty ku nuk pjell askush as ide, as kauzë, as fitore! ?

Ne foto: Altin Basha, nje prej perkrahesve te kryebashkiakut majtist Erjon Veliaj.

7 komente në “Kur kushëriri i parë, i pari ta bën m****!”

  1. Legenburre says:

    I madh je Bledo,se ku i “gjen ca argumenta dhe bllokon ” Lulash qurrashin ,cadristin pa bosht ;
    -Ku e keshe boshtin moo?-e pyeti sho…isari ushtarin Lulash
    -Boshtin? Do ma kete marre ndonje ushtar sho…isar – i pergjigjet ky.

  2. shoku says:

    Populli thote” kur s’te beson i yti, mos prit te te besojne te tjeret”, pastaj ka dhe nje diference tjeter ( çfare lidhje me te shkuaren) lulken e kena hollandes ne nenshtetesi, vend ku meshkujt nuk e kane problem te vishen, te lyhen e te pispillosen si mami dhe te rritur.

  3. pjeter says:

    Kurse mua me duket se Mane po tregon pa e ditur, se sa habi krijon tek ne , qe nje i aferm i nje politikani te beje nje jete normale, dhe kjo thote shume c’mentalitet kemi.

  4. Tironsi says:

    Nje lajm bosh. Sajesa e rradhes nga nje gazetar amator.

  5. duno says:

    Kushuriri i Lulit ish minister i brendshem , ish minister i jashtem ishte dhe mbeti marangoz . Kushurinjte e Saimir Tahirit minister ishin dhe jane kapo te trafikimit te narkotikeve . Vellai i ministrit te sapo emeruar te brendshem Fatmir Xhafa kryekapo i trafikut nderkombetar te droges . Vellai i kryekapos te rilindjes Olsi Rama kryekapo i menaxhimit te lojrave te fatit ne Shqiperi dhe i parave te pista te Edvinit . Bravo Bled Mane , ja ke cjere padashja masken RILINDJES MAVI

  6. Theo says:

    O Tirons, nuk eshte sajese e radhes, por e verteta e radhes, e di pse po ta them, sepse ai i pari i PD ne letra filloi te vere Agron Duken qe te bleja vota ne VLore, me te njejeten metode qe ka perdorur Ilir Meta deri tani, e them kete se eshte e vertete si drita e diellit, sepse emisare te Agron Dukes dmth Bashes i kane vajtur vellait tim para nje jave ( mund te te jap dhe emra por ja kam dhene ambasades amerikane dhe gjermane ne Tirane, bile dhe audio)dhe i kerkojne 200 vota me 50 mij lek vota per zgjedhjet e qershorit, poshte njerzit si ty, poshte njerzit anti-vetting, poshte sherbetoret e grekerve, serbeve dhe ruseve, rrofte Shqiperia qe po rilind pas dy mij vjetesh.

  7. filan says:

    ha ha sa e vertet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje