Mbledhja me dyer të mbyllura, çfarë tha Rama për dhuratën e PD dhe aleatët: Zgjedhje dhe të vetëm, e bëjmë për Vetting-un

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje edhe e vetme. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para deputetëve të tij është shprehur se “qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS”.

Partia Socialiste do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve, nuk do të ketë qeveri teknike. Me Saliun apo pa Saliun, me Lulin apo pa Lulin, në koalicion ose të vetëm, ne do të futemi në zgjedhje më 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen.

Në zgjedhje nuk hyjmë as për Saliun dhe as për Lulin, por për 1 milion shqiptarët që na votuan në 2013 e që sot janë shumë e më shumë.

Sikur askush të mos dojë të hyjë në zgjedhje, PS do hyjë në zgjedhje dhe do të marrë të 140 deputetët e Kuvendit e me votat e saj do kalojë vetingun dhe çdo ligj tjetër të Reformës në Drejtësi”, mësohet të jetë shprehur Rama dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, raporton “Panorama”. Protesta e Partisë Demokratike është parë me pozitivitet nga socialistët në aspektin elektoral.

Partia Demokratike na ka dhënë një dhuratë të madhe me këtë protestë, duke u mbyllur në çadër dhe duke mos u marrë me njerëzit.

Kërkoj që secili nga ju të punojë me qytetarët, të flasë me ta, të tregojë punën tonë dhe të sqarojë se çfarë i pret nëse votojnë Partinë Demokratike. Me reformat që ka ndërmarrë qeveria jonë, duhet të kërkojmë rezultat shumë më të mirë se ai i 2013”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Rama.

Duke vijuar me qëndrimet e Partisë Demokratike, kreu i PS­së tha se PD u frikësohet zgjedhjeve njëlloj siç i frikësohet vetingut.

“Reforma zgjedhore është gati që në nëntor, u kemi shtrirë dorën që të vinin e ta votonin, por ata kanë nxjerrë pretekste nga më të çuditshmet. Kjo tregon se Partia Demokratike nuk do as  zgjedhjet dhe as vetingun. Asnjë parti nuk besoj se do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe se PD po humbet kohë kot, duke djegur edhe afatet për dialog në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore”, është shprehur kreu i PS-­së.

Por deklaratat e ditëve të fundit brenda koalicionit qeverisës nuk kanë munguar pa u komentuar edhe në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar.

Kreu i PS­-së ka kërkuar të shmangen deklaratat emocionale.

Mos bëni deklarata emocionale, mos u përfshini në debate koti, sepse në fokus duhet të kemi njerëzit, debatet shterpë i interesojnë Partisë Demokratike. Nëse vazhdojmë me deklarata të tilla, shfokusojmë njerëzit, duke u thënë atyre se më të rëndësishme janë marrëdhëniet mes nesh sesa hallet e njerëzve”, është shprehur Rama në Grup.

Kreu socialist ka vlerësuar edhe efektivitetin e lirimit nga posti i ministrit të disa drejtuesve politikë të PS në krye të qarqeve.

“Që javën e parë pas lirimit nga detyra të ministrave dhe marrjes me punët e fushatës, është ndjerë menjëherë efiçensa në organizimin dhe mobilizimin e njerëzve. Unë i përgëzoj të gjithë ata drejtues, të cilët janë vendosur në krye të qarqeve dhe që po ndajnë me njerëzit nga afër çdo problematikë, duke filluar nga Tirana”, është shprehur kreu i Partisë Socialiste.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Mbledhja me dyer të mbyllura, çfarë tha Rama për dhuratën e PD dhe aleatët: Zgjedhje dhe të vetëm, e bëjmë për Vetting-un”

  1. beni says:

    BRAVO! BRAVO! BRAVO! Shqiperia nuk ka me kohe per te humbur.

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Ky eshte serioziteti..!
    PD,fantazon..!
    PD eshte mesuar me shtet rrumpalle..!
    PD, parti antishtet..!

  3. Lugati says:

    ejjjjj mos u hapni bythesh shume..po tallni bythen me njerzit…ne me te drejte shajme lul bashen qe ne parti akoma sali berishen…kurse lugati kryeminister na flet per rilindje????e masanej na del n foto me gramoz rucin per krah..hajde ripjellje hajde

  4. tomorri says:

    Bravo ,Bravo ,Bravo si une dhe mijra te tjere kane krijuare nje bindje te thelle ne ndergjegje se vetem Edi Rama mund dhe do ta beje kete shqiperi.Shqiperine Edi po mundohet çdo dite tja u heqi nga dhembet ketyre bishave te terbura qe duane vetem gjak shqiptari dhe kete po e realizon me se mire edhe pse pak me ngadal por fitorja e di Rames dhe e poullit shqiptar do te jete e sigurte drejte Europes dhe me perkrahjen e pa kufizuare te SHBA-se.Edi skuadra jote tashme ka dhene prova te sigurta se jane shqiptare dhe e duane shqiperine ashtu sikurse edhe ju qe kini investuare kaq shume.
    Me pa durim presim te gjitha ato qe ju thoni ne çdo dalje ne konferenca ,ne syte i kemi aty tek ju dhe tek zgjedhjet e 18 qershorit qe mund dhe duhet te bejne histori dhe jo ti mrre histoa.BRAVO Edi vota e mijra emigrantve vetem per PS dhe ju .Ju faleminderit per çka po beni per ate shqiperi dhe ate popull te vuajtur.

  5. Liu says:

    Te lumte EDI RAMA Ju I kerkuat mirekuptim ,Po nuk ju leverdis krimineleve ,ec perpara jemi me shume nga sa e mendojne ,leri qente te bejne gllam gllam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *