Memushaj: Me Italinë do marrim pikë. Objektiv kemi vendin e dytë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesfushori Ledian Memushaj ka dalë në konferencën për shtyp ditën e sotme ku ka folur për sfidën kundër Italisë.

Në fjalën e tij e Memushaj vlersoi lart kundërshtarin, por tha se ekipi do të jap maksimumin për të mos dalë pa pikë nga “Renzo Barbera”, pavarsisht mungesave të shumta.

“Kemi shumë mungesa, por besoj se të gjithë ata që do të luajnë do të japin maksimumin. Është një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme për ne, por do të japim më të mirën sikundër gjithë ekipeve të tjera të mëdha. Do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë të marrim pikë. Kur luan me ekipe të mëdha nuk ka nevojë për motovim. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe këtë e kemi të qartë. Do të kërkojmë të marrim pikë.”

Kapiteni i skuadrës së Pescarës u shpreh gjithashtu se objektivi i kuqezinjve në këto eliminatore të kampionatit botëror është vendi i dytë.

Janë ose vendi i parë ose vendi i dytë. Tashmë duhet të mendojmë të grumbullojmë sa më tepër pikë deri në fund dhe më pas të shohim ku do të arrijmë. Por, objektivi në kualifikuese të tilla mbetet vendi i dytë”, u shpreh Memushaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *