Migjen Basha: Venturë-s i jam mirënjohës. Me Italinë duhet të sakrifikojmë të gjithë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Migjen Basha është lojtari që ka një njohje të vjetër me teknikun e kombëtares italiane Gian Piero Ventura.

Kjo pasi kane që se bashku tek skuadra e Torinos, ku kanë arritur që të kenë disa suksese të rëndësishme.

 “Kur arrita në Torino ishte trajner Ventura. Nga Seria B u ngjitëm në A dhe vetëm sezonin e dytë u kualifikuam në Europa League. Aty shihet puna e mirë që Ventura ka bërë me lojtarë si mua, Darmian apo Immobile. Këtë ia kam borxh trajnerit dhe dua ta falënderoj sepse për ato vite të mira të karrierës. Ventura është një trajner që i pëlqen ta sulmojë kundërshtarin. Duhet të shohim edhe formacionin që ai do të përdorë. Nëse luan 4-4-2 këto janë lëvizje që i bënte edhe te Torino, por me lojtarët që ka në dispozicion Italia mund të na krijojë probleme” u shpreh Basha në konferencën për shtyp

Lidhur me këtë njohje, Basha ka diskutuar dhe me trajnerin Gianni De Biasi, për të dhënë disa detaje në mënyrën se si luane Ventura.

Ndërkohë, ai theksoi se ekipi duhet që të sakrifikojë i gjithi për të dalë me një rezultat pozitiv.

 “Kemi biseduar me De Biasin dhe më ka pyetur për disa gjëra, për mënyrën si luanim në Torino. Ventura është një trajner që mund të ndryshojë sistemin e lojës, lojtarët apo zgjidhjet dhe duhet të kemi kujdes. Kur e ke përballë një skuadër si Italia duhet të kesh kujdes nga të gjithë. Nga mbrojtja, te mesfusha dhe te sulmuesit e tyre. Duhet të sakrifikohemi të gjithë. Në disa ndeshje jemi mbrojtur mirë dhe kemi kundërsulmuar. Kjo është forca jonë dhe kështu mund ta vendosim Italinë në vështirësi”, tha Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *