NATO do dërgojë 1100 ushtarë në Poloni

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një batalion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me mbi 1,100 ushtarë të NATO-s, do të vendoset në Poloni, në fillim të muajit prill.

Komandanti ushtarak amerikan, Steven Gventer informon se aleanca veri-atlantike, po e krijon një forcë të re në përgjigje ndaj okupimit dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

“Qëllimi është për ta zmbrapsur agresionin në Baltik dhe Poloni. Forca është plotësisht e gatshme për të qenë vdekjeprurëse”, tha Gventer.

Në përbërje të këtij batalioni janë 900 ushtarë amerikanë, afro 150 britanikë, dhe 120 ushtarë rumunë.

Kjo është njëra prej katër formacioneve shumëkombëshe në gjithë rajonin e Baltikut.

Rusia e ka dënuar këtë vendosje duke e vlerësuar si strategji agresive në kufijtë e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *