Ndikoi ambasada e SHBA për zgjedhjen e Xhafajt? Rama: E kam konsultuar. Kështu kam vepruar për ministrin e Brendshëm e të Mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe zgjedhjen e kandidaturës së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, teksa ka pranuar se është konsultuar me partnerët strategjikë të Shqipërisë siç tha për emrin e tij.

Teksa gazetarja ka pyetur nese ka pasur ndikim nga ambasada e SHBA për kandidaturën e zotit Xhafaj, Rama eshte shprehur se kandidaturen e ka konsultuar.

“S’ka pasur asnjë ndikim por në praktikën time, ka qenë që për ministrin e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të konsultohem me partnerët tanë strategjikë dhe e kam bërë këtë konsulte.

Jo që keta jane emrat dhe zgjidhni, por ky është kandidati, cili është opinioni juaj, dhe opinioni ka qenë shumë pozitiv, jo pozitiv por shumë pozitiv”, tha Rama.

Gazetarja kembengul nese eshte konsultuar me partneret tane per largimin e Tahirit, duke marre pergjigjen negative te kryeministrit.

“S’ka nevojë të konsultohesh me askënd për atë që largon kur je kryeministër ata janë tagri i kryeministrit”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ndikoi ambasada e SHBA për zgjedhjen e Xhafajt? Rama: E kam konsultuar. Kështu kam vepruar për ministrin e Brendshëm e të Mbrojtjes”

  1. loni says:

    Bravo ,te lumte zoti kryeminister !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *