Një akt “skizofrenik” i presidentit Nishani

21 Mars 2017, 09:53Politika TEMA

Nga Henri Çili

Presidenti Nishani, kundër ndërgjegjes së tij, por në respekt të Kushtetutës dekretoi ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafa, i akuzuar si hetues i komunizmit dhe si individ që ka bërë gjykime politike dhe ka torturuar njerëz, të paktën sipas pretendimeve të palëve. Këto argumente ishin të mjaftueshme për presidentin Nishani për të mos firmosur në kuadër të sensibilitetit të lartë publik për këtë periudhë dhe për këtë pozicion, kandidaturën e Fatmir Xhafës si ministër, por Kushtetuta nuk e lejonte, sepse Kushtetuta kërkon që ministër të bëhet çdo individ që plotëson kriteret për të qenë deputet.

Nga pikëpamja e logjikës kemi të bëjmë me një akt “skizofrenik”. E them këtë në thonjëza, pasi nuk kam asnjë pretendim apo etiketim mbi shëndetin mendor të presidentit tonë të nderuar, por të bësh diçka dhe të argumentosh të kundërtën, të firmosësh dekretin e të mos jesh dakord me atë, është nga pikëpamja e metaforës një skizofreni politike.

Sepse, njeriu, aq më tepër një autoritet i lartë publik, duhet të vendosë në koherencë aktet dhe mendimet e tij. Nëse akti, në këtë rast firmosja e një ministri që vjen nga radhët e aparateve të diktaturës, është kundër ndërgjegjes tënde dhe të detyron të shprehesh publikisht, ka diçka që nuk shkon. Si i tillë presidenti kishte vetëm dy rrugë; ose të firmoste pa folur dhe t’i mbante mendimet për vete, ose nëse kishte një krizë kaq të madhe ndërgjegjeje duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos firmoste një ministër të tillë.

Si i tillë, akti i presidentit do të kishte të paktën një vlerë të madhe publike. Do të instalonte një përgjegjshmëri shumë më të madhe në republikën tonë, kur qeveritë apo kryeministrat do të kërkojnë emërimin e individëve për ministra me një moralitet të dyshimtë ose kundër disa parimeve shumë të rëndësishme për republikën, e cila vjen fill pas Republikës Popullore të Shqipërisë, ku hetuesit apo individët në aparatin e lartë represiv të diktaturës kanë një problem të madh moral njëzet e ca vjet pas rënies së komunizmit, në kushtet kur flitet për pastërtinë e figurave, hapjen e dosjeve apo shumë e shumë elemente të kësaj natyre.

Por le ta shohim nga pikëpamja neutrale aktin e presidentit. Presidenti, duhet të kishte ndjekur një prej linjave; ose një linjë të ftohtë institucionale dhe formaliste siç i takon rolit të presidentit në rastet e vullneteve të shprehura nga një autoritet tjetër siç është kryeministri për emërimin e ministrave të tij; ose ai do të ishte ngritur në lartësinë e një akti moral, duke refuzuar vazhdimin e detyrës për shkak të krizës së ndërgjegjes që e ka përfshirë, siç tregoi në fjalimin përkatës në konferencën për shtyp dhe të kishte dhënë një mesazh të madh publik.

Akti i dorëheqjes së presidentit Nishani dhe refuzimi i dekretimit të ministrit të Brendshëm ndoshta nuk do e kishte penguar esencialisht vajtjen e këtij ministri në zyrë ose përmbushjen e kryeministrit, por kjo do të ishte bërë kundrejt kostove apo pengesave aq të mëdha morale, sa do të ishte bërë vërtet një precedent në republikën tonë, që po flet përditë për pastërtinë e figurës, për një biografi të pastër, për përgjegjshmëri dhe për një mesazh moral. Kështu siç ndodhi, jo vetëm që kjo nuk u pengua, por edhe institucioni i Presidentit u dëmtua, për shkak të faktit se tregoi që kemi një president, i cili respekton Kushtetutën kundër ndërgjegjes së tij.

Sot në shoqëri të lirë, nuk mund t’i kërkohet askujt të bëjë veprime kundër ndërgjegjes së tij, as edhe një gazetari, jo më Presidentit të Republikës. Dhe së fundi, kauzës së demokratëve që përbën edhe një kauzë të rëndësishme të opinionit publik, presidenti i dalë nga radhët e demokratëve dhe i shquar vazhdimisht për njëanësi politike të dukshme, nga origjina e partisë, Nishani i dha një goditje finale, fatale. Sepse ai nuk u bë pengesë morale e një procesi të cilin demokratët e Shqipërisë, por edhe një pjesë e mirë e opinionit publik, opinionit gri, kishte: Mosardhja në radhët e qeverisë, e individëve të paktën me prova formale të punës në të tilla organe të diktaturës apo mbi pretendime të qytetarëve të caktuar, të cilat mbeten gjithsesi për t’u vërtetuar.

Mesazhi i aktit të presidentit Nishani për demokratët është tipikisht ky: Një president i emëruar dhe i dobët publikisht nuk e ka kurajën morale për të bërë akte të rëndësishme atëherë kur koha për një akt vjen.

Ky ishte rasti i artë i Nishanit të mbetej në histori si presidenti që instaloi një precedent. Jo gjithçka kalon, nëse do ta besojmë nga fjalimi i tillë se ishte në një krizë të vërtetë ndërgjegjeje dhe për këtë presidenti jepte edhe dorëheqjen. Kur Bujar Nishani u emërua President i Republikës erdhi si kandidaturë e minutës së fundit, e cila prishi çdo logjikë politike dhe konsensus të kohës. Atëherë pata shkruar një shkrim “Njeriu i mirë Nishani kundër interesit publik, kundër interesit të PD”. Ishte radha e PD-së të provonte shijen e hidhur të një presidenti, i cili gjatë gjithë viteve, nuk ndërtoi një personalitet në lartësinë e Presidentit të Republikës, përfshi këtu edhe njëherë për një çështje madhore me karakter moral, që i duhej partisë e cila e investoi dhe e çoi në atë post. Por në këtë rast i duhej jo vetëm asaj, por edhe opinionit të shëndoshë publik. (Mapo)

9 komente në “Një akt “skizofrenik” i presidentit Nishani”

  1. LORA says:

    Nje bajge morale si naim (henri) cili po n’a ben gjyq moral per nje bajge tjeter morale,,,,rroten e jarit.
    Estrade,jo shaka.

  2. Spartaku says:

    Respekt zoti Cili! Bujar Nishani,eshte president nga e keqja.Saliu nuk kishte tjeter ke te vinte president,dhe kush ishte ai qe Saliu t’a kishte nen kembet e tij? Ishte pikerisht ky Nishani qe u be vertete nishan.Ai urdherohej nga Saliu,dhe ashtu si e the edhe ti,qe ai eshte i dobet politikisht.Prandaj ai beri edhe kete lapsus me emrimin e ministrit Xhafa.”Une si president nuk e dua,por nuk me lejon kushtetuta” U pika presidentin.Ky do mbahet ment si presidenti me i keq, injorant e servil.

  3. ta says:

    kush je ti qe ngrihesh mbi presidentin dhe kryeministrin,e di c’ke qene,pastaj ai qe e ka emeruar eshte i papergjegjshem,ti je nje cope bajge.

  4. Shkreli says:

    Bashkohem me Loren pa asnje hezitim. Shtoj vetem qe ka harruar bajgen e trete, Fatmir Xhafen _ hetues-sebepin e ngjizjes mediatike te Bujar Mehmetit alias “rrota e Jarit forever” me Neim Cilin alias “liberal i rrotes se Jarit” gjthsh. Hajde Lora riformulohe edhe njehere komentin si rilindase me certifikate synetlliku recente.

  5. teli says:

    Ne nje vend normal nuk donte publikoheshin si “analize” opinionet e Cilit. Eshte I prirur te mbeshtese poziten per mbrojtje te interesave te tijemqe derivojne nga kigji per arsimin.

  6. juristi says:

    pavaresisht se foli jo mire, presidenti detyren qe ka per mbrojtjen e kushtetutes dhe ruajtjen e shtetit e kreu detyre per te cilen paguhet dhe mban pergjegjesi para popullit.dhe trgoi se eshte ne rregull si nga ana mendore dhe konstitucionale.te tjerat jane fjale boshe dhe fil;zofi e kote.

  7. shpresa says:

    Ka disa komentues, u thençin te tille pa kushedi se ku fshihen ne ndonje zgeqe qe perdorin fjale banale se u mungon arsyetimi njerezor. Keto jane semundje qe nuk kurohen, u hapet rruge per te folur dhe lihen te lehin sipas oreksit. Henri ketu ka bere nje gjykim shume te forte, por Henri, ketyre lloj njerzeve sot u mungon dinjiteti se jane vete papagaj Duke lexuar shkrimin pashe qe Kishit shume te drejte: ose ta dekretonte dhe te mbyllte gojen, ose te jepte doreheqjen si president, se s’humbi gje per nje muaj dhe vendoste nje preçedent moral qe ndoshta do pergjysmonte fajet qe ka bere. Do ngelesh ne kujtese fundja si i vetmi qe dha doreheqjen se e vrau ndergjegja e asaj Malokes qe e paska torturuar Xhafa! Ku u katandiset o njerez, dhe s’u dihet fundi ku do perfundoni. Me 18 qershor Shqiperi vertete do te rilind dhe pastrohet nga keto mbeturina se dhe Gjekmarkaj eshte betuar qe ti lere studentet vetem dhe do ikij nga Shqiperia. te shkretet ata studente se çfare u ka mesuar nje gomar!

  8. Titi says:

    Edhe Presidendi e kupton se nuk e ben askush tjeter Shqiperine vetem Kryeministri Rama.

  9. nn says:

    puna qe po ben kryeminister eshte per tu admiruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje