Nxirret dekreti, gati pasaporta për 2 lojtarë të U-21 dhe… Tramexanin

21 Mars 2017, 17:23Sport TEMA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nxjerrë dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare për 6 persona të tjerë.

Dy nga katër futbollistët e grumbulluar me kombëtaren U-21 që janë në pritje të pasaportës shqiptare, Elvir Maloku dhe Taulant Seferi, tashmë e kanë marrë konfirmimin për të qenë pjesë e kuqezinjve brenda të gjitha rregullave.

Në dekretin e presidentit i jepet gjithashtu shtetësia shqiptare edhe futbollistit 18-vjeçar Çlirim Shabani, i cili është pjesë e kombëtares U-19, dhe futbollistes 21-vjeçare Arbenita Curraj, e cila do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të femrave.

Edhe pse është larguar tashmë nga Shqipëria, me pasaportë shqiptare do të pajiset edhe ish zv. trajneri i kombëtares, Paolo Tramexani, raporton Panorama Sport.

Gjithashtu shtetësi shqiptare i është dhënë edhe përgatitësit atletik të kombëtares që është pjesë e stafit të De Biazit, Arturo Bele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje