PD zbardh takimin Berisha-Lu: Situata është dramatike, SHBA të ndalojë veprimtarinë e Soros në Shqipëri

21 Mars 2017, 15:19Politika TEMA

Partia Demokratike ka zbardhur çfarë është diskutuar në takimin mes Sali Berishës dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

Deklarata e PD:

Sot ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale politike në vend.

Gjatë takimit Berisha u shpreh se në vlerësimin e tij situata është kritike për vendin, më kritike se në gjithë ekzistencën e pluralizmit. Ai theksoi se opozita shqiptare, për herë të parë në histori, fillon një protestë të pandërprerë në periudhë elektorale si dhe renditi arsyet e kësaj proteste.

Berisha theksoi se, së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen, përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë. Zoti Berisha u shpreh se, mbjellja e gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet. Ai theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërrohet. Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajnë qëndrim të prerë.

Së dyti, arsye tjetër pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, Hakmarrja për Drejtësi etj, me qëllimin kryesor: grabitjen e zgjedhjeve. Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sarandë ndërsa shefi i policisë që duhet t’a arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg se sa jashtë burgu, duke u dhënë urdhëra dhe ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administratës, u shpreh zoti Berisha.

Së treti, Berisha theksoi se 120 mijë punonjës të administratës, si kurrë ndonjëherë në histori, janë shpallur nga qeveria si patronazhistë, të cilët detyrohen të sjellin vota, dhe jo vetëm të familjes por dhe të të afërmve dhe të njohurve të tyre, dhe të dorëzojnë numërat e telefonit dhe të kartave të identitetit të personave që me detyrim marrin në patronazh.

Së katërti, Berisha shprehu shqetësimin dhe për situatën e mediave në Shqipëri, të cilën e vlerësoi si më të keqe se në vitin 1991. Asokohe, theksoi ai, mediat zyrtare censuruan plotësisht opozitën por Zëri i Amërikës dhe Radio Vatikani transmetonin të gjithë aktivitetet e saj. Ndërsa sot opozita përjeton shkallën më të lartë të censurës në të gjithë ekzistencën e saj, u shpreh ish kryeministri Berisha.

Berisha theksoi se, kriza që u shfaq në Maqedoni një vit para zgjedhjeve ndërmjet forcave politike maqedonase, si mosbesim për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm nuk ka asnjë krahasim me situatën tejet dramatike në Shqipëri për procesin elektoral.

Në këtë takim Berisha vlerësoi se që nga themelimi i pluralizmit, forcat politike kanë bashkëpunuar ngushtë dhe me sukses si me Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan ashtu dhe me atë Republikan dhe shprehu mirënjohjen ndaj tyre. Por ai theksoi se që nga viti 93 deri sot, George Soros ka shpenzuar miliona dollar jo vetëm në mbështetje të ish komunistëve shqiptarë por direkt kundër PD. Ai u shpreh se Soros është një milioner dhe se në Ballkan i blenë lirë politikanët, por theksoi se do vlerësonte që qeveria amerikane të ndalojë një veprimtari të tillë të tij. Zoti Berisha dha shembuj konkret të ndërhyrjeve të tij të dëmshme për demokracinë në mbështetje të Edi Ramës.

Ish kryeministri Berisha theksoi se për këto arsye opozita është jashtë parlamenti dhe po proteston për votën e lirë dhe jo për pushtet.

24 komente në “PD zbardh takimin Berisha-Lu: Situata është dramatike, SHBA të ndalojë veprimtarinë e Soros në Shqipëri”

  1. santiago says:

    e para ..maloku thote qe Soros financon per komunistet se eshte financuar vete,..ed yta nuk na thone gje ata te shqupit se ambasadori cfar tha

    1. Albanistan em i dashtun says:

      Lu lu ky mik i Arvziut. Pike.

  2. Ilir says:

    Katragkyshi fliste dhe Lu dëgjonte dmth… hahaha o sali o kërrmë… ore kojë byth. Më i korruptuari i të gjitha kohërave

  3. Rrota says:

    Ruset, sllavet ne Serbi e Maqedoni, dhe vegla e Serbise banda politike me emrin Parti Demokratike ne Shqiperi sulmojne fondacionin qyteterues te Geroge Sorosit.

  4. lennard says:

    Qe ne hapin e pare prezanton Terr Informativ.Na paraqitet monologun e Sali Serbit dhe asnje gje tjeter,Ambasadori amerikan vetem sa paska degjuar Percartjet e ketij banditi ,qe po vazhdon te mbaje peng Shqiperine

  5. Salihi says:

    Salihi, qe la profesionin e nderuar te mjekut e filloi ‘profesionin’ e batackiut, hajdutit, e kriminel, qe eshte imbecil, k*qe gomari…..; eshte shume me i zgjuar se tarallaku e naivi Edi Rama. Salihi e nuhat situaten e veshtire qe vjen nga vettingu e dishtimi te PD ne zgjedhje; ben cmos per tiu shmangur situatave duke turbulluar ujrat me te gjitha menyrat. Bandat e drogat jane fenomene te trasheguara nga koha e Salihit. Ndersa Ed l*qja, ne vend te qe mendoj si te veproj per te perballuar kundershtaret, rrine ne facebook, merret me komentuesit, merret me rruget, pazaret, lulet, pikturat e historirat pavlere.

  6. tani says:

    TE TERA QE THOTE I KA BERE VETE KY AMBASSADOR NUK E SHIKON QE KY ESHTE PSIKOPAT PERSE HUMBET KOHE ME KETE

  7. Lideri real says:

    Per gjithe ata idjote kozmopolite qe besojne se lul basha eshte kryetari i pd!!!! Ka qene eshte dhe do jete derisa te ngordh qeni komunist i kesja partie ish spiunesh! Qarte!!

  8. Kaubojsi says:

    Po Lu spaska folur fare , vetem sa paska ndigjuar te rrjedhurin !!!!!

  9. Qytetar says:

    Të erdhi ngordhja o qen bir qeni ty e pjellave të tua të ndyra.

  10. Rigoni says:

    Kaubojs………..kuptoje qe ambasadorin e kishte thirrur Gerdalla i pjerdhur i vici dolit per t’i kerkuar llogari……

    Une nuk e kuptoj ,c’do ambasadori ne takim me kryeagjentin serb,kriminelin ‘,tradhetarin ….etj?

  11. xhulio says:

    Filloi t u ngece fjala ne fyt injoranteve dhe krimineleve.I zuri gjaku i te pafajshmeve.Hahahahahahaha

  12. Donaldi says:

    Serish makineria e shpifjes dhe helmit kunder vendit te vet, S-hale Berisha, manipulon e vjell vrerr. Sipas kesaj komunikate te PD- te krijohet pershtypja se Saliu ka qene vetem e ka fpol m veten. Lu-ja ku eshte !?.

  13. beni says:

    Te gjitha keto shqetesime i ka se i ka bere vete, kush flet per drogen, per kriminelet, per presionin kur angazhoi dhe ushtrine ne fushate me 2013.

  14. fida says:

    Vetem nuk na kallzoi,qe katraxhyshi,kishte shkuar me antiplumb sot ne zyre,nga frika se mos sorosiani Donald e hiqte qafe me pistolete stilolaps me silenciator…

  15. pro says:

    ..nuk e di ku e gjen guximin..!!??

  16. Asdren says:

    Jeni plehra qe deri tani ky popull ju ka futur ne qese.Ne 18 qershor kjo qese do te hidhet ne kazanin e plehrave.Ti dhe PD bashke, Jeni mbeturinat e ketij kombi. Ky komb nuk mund te beje perpara nqs nuk do te dalin para drejtesise te gjithe plehrat qe deri tani kane abuzuar duke vjedhur dhe duke vrare kete popull. Mbas 18 qershorit do te perfundoni OJQ.Shqiperia nuk mund te marre fryme lirisht nqs nuk pastrohet nga çibane te tille.Nuk mund ta mashtroni me kete popull, pavaresishte per fat te keq ka edhe naiv qe ju vijne pas.Koha me e erret per Shqiperine ka qene koha kur keni qeverisur ju.Asnje qeveri nuk ka vrare. Kete e keni bere ju.As nje media nuk eshte djegur.Ate e keni bere ju.Furnizuat me karburant makinerine ushtarake serbe kur bota i vuri embargo.Ishit kunder Rambujes, kur Amerika insistonte firmosjen.Nuk del nje nate dimri te numerosh gjynahet qe i ke ketij populli.Gjynahet do ti lash kur te perfundosh ne ferr.

  17. rigoni says:

    O gazetar: cfare paske zbardhur or u nxifsh me boje katrani…..apo paska bere monolog shpellari I vici dolit? O gazetar mavria.

  18. Zara says:

    U kepute ti sali , gjumi nuk te ze per zgjedhjet. Thuaje njehere troc qe do te shpetosh menderen. Edhe amerika po ta sorollat shume ty plehre ruse .

  19. shqipe says:

    Ksaj i thone o lum miku, thuajma sa s’ta kam thene!

    Kjo rruspi,brodhi nga brodhi
    dhe u fut ne porten time!
    Aty dobiçin e hodhi
    dhe iku si dhelpër skile…
    ………………………………………..
    Te nesërmen shënd e vere…
    Thosh: ” Moj motra,Jane ca gra
    T’a lene dobiçin ne dere
    S’ua ben dot per marshallah!”
    ……………………………………………
    – Madje ka edhe me keq
    e bejn’ e ta lene tek kemba!
    Te thone,merre syfet dreq,
    dhe mos ben sikur s’je nena!-
    …………………………………….
    Ja keshtu dhe sal gezhoja
    vrau,preu,poqi,dogji…
    Pastaj tha e be lehona
    Rilindja qe sapo leu…

  20. Vetingu says:

    Mjeshtri i te gjitha te keqijave dhe e keqja me e madhe e ketij vendi

  21. Salicazzo says:

    Dhe [email protected] dhe budalla. Ky RrK eshte unik edhe ne sojin e shpellareve.

  22. Trimi says:

    A e shikoni cfare intriganti eshte prandaj se duan shqiptaret kete plere mbeturine intrigant qe na ka shkaktuar dhimbje vendit per 25vjet rresht plera. Shife mbas zgjedhjeve sa vota do marresh o pleree.

  23. D O K L E A T I says:

    Po cka din ti qyqan se cka eshte Sorosi.
    Jo more jo zhoku i joti-Sorosi eshte ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje