Provat që implikojnë dhe gozhdojnë Shkëlzen Berishën, për aferën me CEZ!

21 Mars 2017, 09:22Kronika TEMA

Komisioni Hetimor për CEZ do i kërkojë Kuvendit në seancë plenare dërgimin e kallëzimit në Prokurori për Shkëlzen Berishën pas refuzimit të dëshmisë për skandali CEZ.

Djali i ish-kryeministrit rrezikon deri në 3 vite burg.

Kallëzim penal ka edhe për Nue Kalajn, pasi nuk u paraqit në Komisionin Hetimor.

Por Shkëlzen Berisha mund të procedohet penalisht edhe për rolin që ka pasur në privatizimin e OSSH-së, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me sekserin Nuel Kalaj.

Emaili qe implikon Shkelzen Berishen

Megjithatë, publikisht, Shkëlzeni ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Por, një dokument dhe një dëshmi, konfirmojnë të kundërtën.

Bëhet fjalë për një e-mail që ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon  nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt, shkruan Shqiptarja.com.

Së dyti, për një lidhje të mundshme mes Shkëlzen Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj, ka folur edhe dëshmitari Romeo Kara. Ndërkaq, vetë Kalaj, ndonëse refuzoi të dëshmonte, ka pranuar takimet me Sali Berishën, por jo me Shkëlzenin.

E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac

Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM

Nga: Josef Hejsek

Te: Tomas Pelskac

Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin

Rëndësia: E lartë

Mirdita Tomas,

Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj.

Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP.

Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë.

Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).

Çfarë duhet të presim nga kryeministri?

Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje).

Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare. Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish.

Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman). Gjithë të mirat.

Dy dosje për Shkëlzen Berishën

Dosja e parë

Referuar raportit të përfundimtar të hetimeve, komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ’, në emër të Parlamentit, i kërkon prokurorisë të ndjekë penalisht Shkëlzen Berishën, me argumentin se ka refuzuar katër herë për të dëshmuar para komisionit, duke konsumuar veprën penale të refuzimit për të dëshmuar parashikuar në nenin 3007 të Kodit Penal.

“Komisioni hetimor, gjatë zhvillimit të hetimeve, ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit Shkëlzen Berishën për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen objekt shqyrtimi dhe hetimi. Ky dëshmitar është paraqitur katër herë në komision dhe në asnjë rast nuk ka pranuar që të dëshmojë. Kodi Penal e parashikon si vepër penale refuzimin për të dëshmuar.

Në nenin 307 të Kodit Penal përcaktohet se “Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo të autorit të saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet”. Në këto kushte, komisioni çmon se jemi në kushtet kur shtetasi Shkëlzen Berisha ka konsumuar elementet e veprës penale “Refuzimi për të dëshmuar”, parashikuar nën nenin 307 të Kodit Penal dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale për këtë shtetas”, thuhet në raport.

Detyrimi për të dëshmuar

Sipas raportit, detyrimi për të dëshmuar nuk është një e drejtë e dëshmitarit, por një detyrim ligjor, mosrespektimi i të cilit është i dënueshëm nga legjislacioni penal. “Nga ana tjetër, Kodi i Procedurës Penale, mbi bazën e të cilit funksionon komisioni, në nenin 165 të tij, përcakton se “Kur dëshmitari ngul këmbë për mospranim për të dëshmuar ose kur del se dëshmitari bën dëshmi të rreme, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit”, thuhet në raport.

Dosja e dytë

Komisioni hetimor, në raportin përfundimtar, i kërkon Parlamentit të kallëzojë penalisht Shkëlzen Berishën si person i përfshirë në privatizimin e OSSH. Komisioni ka përfshirë djalin e ish-kryeministrit në listën e personave përgjegjës, për privatizimin abuziv të OSSH, i konsideruar si privatizimi më i dështuar në historinë e pluralizmit shqiptar.

Tre janë provat e komisionit hetimor kundër Shkëlzen Berishës.

Prova kryesore është një e-mail i ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, ku flitet për një takim të planifikuar me Shkëlzen Berishën. E-maili flet për njohje të Nuel Kalajt me Shkëlzenin.

Ky i fundit ka deklaruar se takimi nuk është zhvilluar kurrë, por fjala e fundit i takon prokurorisë. Gjithashtu, komisioni do të referojë në prokurori dëshminë e Romeo Karajt dhe lëvizjet e Shkëlzen Berishës jashtë vendit.

6 komente në “Provat që implikojnë dhe gozhdojnë Shkëlzen Berishën, për aferën me CEZ!”

  1. alphade says:

    Rraseni ne burg mutin qe te shpetoi Shqiperia !

    1. Alfi says:

      Prova per shkelje ligji nje email qe do takohen me te ????? Pa thene a jane takuar e cfare kane folur! Po cili ligj ndalon takimet ? Hahhahaha vajmedet ku ka perfunduar rilindja e premtimeve te medha.

  2. beni says:

    Ky shkerdhata ka nje mal me krime mbi kurriz aq sa ka edhe tij. ka shkaterruar fshatra te tere me shperthimin e Gerdecit dhe la te vdekur 26 te mjere. Keto megavjedhje te milionave Euro jane limionata per kete qurrash. kujtoi Maloku se u be deti kos dhe hajt te vjedhim cfare te mundim. burgu eshte pak per kete haajdut dhe vrases.

  3. unit says:

    duhet miratu ligji me varje pastaj ta denoni qelbesiren

  4. nn says:

    hajduti krimineli ne burg e ka vendit te beje pushime te papaguara se harruan krimet e bera tani hiqet si i pafajshem

  5. Anonymous says:

    Kriminelat edhe hajdutat te gjithe ne burg e kane vendin. Te gjithe keta qelbesira te vendit duhet te varen e rrjepur te gjalle edhe na hiqen si te pafajshem. Duhet ligji i vettingut qe te na i pastroje horrat. Shqiperia qe duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje