Rama takim me maturantët ekselent: Problemet në drejtësi burim i sëmundjeve të rënda

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se problemet në drejtësi janë burim për një sërë sëmundjesh të rënda.

Ai tha se e vetmja rrugë për të luftuar këtë problem të thellë është zbatimi i reformave.

Rama u shpreh se Shqipëria përmes tyre mund të sigurojë një histori suksesi.

“Problemi i drejtësisë është një nga sëmundjet më të rënda. Reformat janë e vetmja rrugë për të adresuar problemin e sëmundjeve në një shoqëri e shtet. Dhe e vetmja rrugë për sëmundjen në drejtësi është një operacion i thellë”, tha kryeministri.

Mes të tjerash, ai e vleresoi reformën në arsim duke e cilësuar si të domosdoshme.
“Nëse jemi të vendosur asgjë nuk është e pamundur, të besojmë tek forca jonë shpritërore dhe krijuese. Reforma në arsim ishte një domosdoshmëri në një situatë kur sistemi arsimor ishte i molepsur nga një kancer pakonkurueshmërie, korrupsioni dhe nga një energji shumë e ulët për shkak se sistemi demotivonte njerëzit, mësuesit dhe prindërit.
Por fakti që sot jemi këtu përballë këtyre heronjve të ditëve tona, sepse të tillë janë ata që nuk kërkojnë justifikime për të mos ia dalë , por kapërcejnë cdo pengesë për tia dalë. Përtej vështirësive asgjë nuk është e pamundur nëse është i bindur në rrugën për të realizuar ëndrrën e vet,”
 u shpreh Rama.

Këto komente, shefi i qeverisë po i bën nga një takim me maturantët që do të përfitojnë Medaljen e Artë për arritjet e tyre në mësime.

“Ndërmorëm një nismë ligjore në vitin 2015 për rinisjen e traditës së Medaljes së Artë. Ky është një vlerësim simbolik për punën e jashtëzakonshme të këtyre maturantëve,” nënvizoi ai./ad

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *