REPLIKAT/ Lulzim Basha: Nuk kam frike nga Vettingu. Do i bindem gjykatës , për 21 Janarin dhe …

21 Mars 2017, 10:25Politika TEMA

Në emisionin Dritare me Rudinën, Vizion Plus, kryetari i PD, Lulzim Basha, ju pergjigj pyetjes nëse do të lejonte që gjykatat që do të krijohen post Vettingut, ta hetonin për abuzimet me Rrugën e Kombit dhe për vrasjet e 21 Janarit.

Lulzim Basha: Abuzimet për Rrugën e Kombit janë një sajesë politike dhe u demantuan si të tilla në një proces të rregullt.

Anila Basha: Janë me KLSH Z.Basha, ka raport për ato.

L.Basha: Merre dhe lexo vendimin e Gjykatës së Lartë. Bëjmë një marrëveshje bashkë. Futu në internet, e ke në faqen e Gjykatës së Lartë vendimin e procesit gjyqësor dhe do të shikosh se ishte një sajesë politike.

A.Basha: E kemi botuar, është për procedurë.

L.Basha: Ta kanë vënë lakrën në kokë. E di çdo të thotë procedurë?

A.Basha: KLSH ka një raport dhe jeni akuzuar për Rrugën e Kombit dhe abuzime me fondet. Nga gjykatat që do të krijohen post Vetting, a do t’i pranoni këto dy gjykime për Rrugën e Kombit dhe 21 janarin, 4 vrasjet në Bulevard?

L.Basha: A do pranoj unë vendimin e Gjykatave post Vettingut? Ky është një koncept joperëndimor që do pranosh, se qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhin të pranojnë ose mospranojë. Shteti ligjor dhe  barazia para ligjit është parim themelor i shtetit ligjor, i demokracive perëndimore.
Ta ka futur lakrën Rama në kokë dhe ti e përsërit kudo.

A.Basha: Kjo është një gjë që e kemi raportuar të gjithë. Si e them unë? Po kjo ka ndodhur, është e vërtetë.

L.Basha: Po ti nuk e di as çfarë thua. Po thua 3 fjalë që i ke ngulitur në kokë. Çfarë do të thotë për procedurë

A.Basha: Është për procedurë, ju u shmangët. Nga gjyqi për procedurë.

L.Basha: Është qesharake. Më vjen keq që përdoresh kaq keq nga propaganda e Ramës, është një laker.

A.Basha: S’ka lidhje me propagandë

L.Basha: Ke 42 faqe vendim, merri po pate dëshirë lexoi dhe publikoi dhe do të shikosh se çdo të thotë për procedurë. Do të pranosh që të ka futur lakrën në kokë për këtë çështje. Merri, pastroje kokën dhe do e kesh më të qartë. Absolutisht. Ligji vendos dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë, demokratë e socialistë, për çdo çështje.

A.Basha: Z. Basha, ne e kemi kokën të pastruar. Ne kërkojmë që vendi të ketë një opozitë dinjitoze. Unë ju vëra një pyetje. Gjykatat që do vinë nga procesi i Vettingut, ju personalisht do e pranoni që këto dy çështje të rihapen? Po apo jo?

L.Basha: Lulzim Basha nuk ka asgjë për të fshehur, para asnji trupe gjyqësore apo gjykate. Jam deputeti i parë dhe i vetëm në dijeninë time që kam kërkuar heqjen e mandatit. Lulzim Basha nuk trembet, përkundrazi, do drejtësi të pavarur, do gjyqtare të pavarur, do prokurore të pavarur. Për këdo që përballet me drejtësinë, të marrë atë që meriton sipas ligjit e jo sipas kundërshtarit politik.

A.Basha: Pra po thoni që do i pranoni nga gjykatat këto dy çështje që janë shumë të rëndësishme për tranzicionin shqiptar?

L.Basha: Hera e tretë që e them. Nuk është çështje pranimi ose mospranimi. Në një shtet ligjor, qytetarët i binden gjykatës. Do i bindem siç kam bërë gjithmonë.

26 komente në “REPLIKAT/ Lulzim Basha: Nuk kam frike nga Vettingu. Do i bindem gjykatës , për 21 Janarin dhe …”

  1. Arber I says:

    Ky Basha qenka legen fare. Do pergjigjet per vjedhjet e Rruges se Kombit; per krimin e katerfishte te vrasjeve ne bulevard dhe per firmosjen e faljes se Detit JON. Njeriu qe do t’ia lere kopilin ne dere do te jete babai i tij shpirteror dhe agjenturor sali Ram Berisha.

    1. Kujtimi says:

      Ky eshte nje palaco qe nuk ka shok.

    2. cane says:

      Po mire e ka Basha.Ai do ti pergjigjet gjykates si gjithmone.Ai eshte pergjigjur para gjykates.Tani gjykata nuk e ka denuar.Pse duhet te dhkoje ne burg ai?Gjykatat e kane dhene vendimin e tyre.A jemi ne ekonomi tregu?Mblidheni mendjen.Kush ka me shume leke ble me shume drejtesi.

  2. Bekimi says:

    Po ku ka aty, do bindesh apojo? Ka dhunë edhe në drejtësi. Pra, sjellja jote përdhunisht në rast mosparaqitjeje para organeve hetimore e gjyqësore nuk rrëshqet dot më me raporte të fallcifikuar gripi për një vit.

  3. erzen says:

    Të gjithë personat që do kenë poste publike , deputetë, ministrat, prokurorët etj, etj, të mos u lejohet që të kenë dy shtetësi sepse sa her që do shkelin ligjin do gjejnë mbrojtje tek pasaporta e një vendi tjetër që mbajnë në xhep, pavarësisht se kanë punuar kundër interesave të vendit.

  4. Haliti says:

    BASHA TË GJYKOHET,TË. VETOHET DHE MË PAS
    TË RIVOTOHET SI LIDERI I OPOZITËS.!
    S’ERDHI NORMALISHT SI. LIDERI YNË.!

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Ah sa frike e ke vetingun tiiiiiii…!

  6. ela says:

    Sic ke bere me raporte si i semure ma va va fa. .

  7. cici says:

    Ky nuk ka e njhur kurre ligjin,ku eshte Fazllici dhe vellai i gruas,oh sa gjynahe ka ky sorhosh,por zoti nuk ti jep te gjitha,..

  8. Lennard says:

    Po Ti nuk i je bindur HETIMIT.I ke bere bisht per PROCEDURE.Ti dhe Fatke Trafikanti.Ti je frikacak.Ti dhjet GJAK.Palaco i Ndyre .Dhe na flet per Drejtesi ,zgjedhje te Lira dhe te Ndershme,kur vete ke manipuluar gjithcka kur ka qene problemi per zgjedhje.Si manipulove fletet e VOTIMIT per kryetar I PD ,ne konkurrence me Olldashin?.Nuk mjaftuat me manipulimin po e zhduket dhe fizikisht.dhe na tregon perralla bashke me Sale-Serbin.Do ta pesosh keq nga Vetingu.Drejtesia Vonon po nuk Harron.

  9. artan says:

    Lulushja nuk ka frike nga drejtesia prandaj e ka futur koken si struci ne cader.

  10. shqip says:

    I vajti mendja te lakra. Jo rastesisht, kunder qe ne burg lakra te perdoret shpesh. Ore, fundja ky edhe do te mbrohet me ç’do menyre. Po une si kuptoj ata qe e ndjekin nga pas . Kaq te trashe Jane qe nuk kuptojne esencen e gjithe kesaj historie. U kap me presh ne duar Duke vjedhur, Duke firmose aktin e tradhetise, Duke vrare njerez me duar ne xhepa, dhe ti njeri ngujohesh ne çader. O kafsheri zgjohuni. Njerzimi Po “pushton ” planete, Juve ju ngelen gishtat si ne allçi.

  11. vlora.vlora says:

    po per detin dhe rrugen e kombit qelbesire

  12. lori says:

    Qofsha une e gabuar,por BASHA me sa di une nuk ka qene ndonjehere deputet,dhe aq me pak te kete qene i pari qe ka dhene doreheqjen.

  13. XXXL says:

    Z. Anila perse e lehteson me pyetje Kriminelin Basha?
    Po per faljen e 355 km2 det Greqise perse nuk e pyete kete antishqiptar, apo edhe per kete ke “Laker” ne koke dhe ka vendim gjykate ?
    Falja e territorit shqiptar nga Krimineli Lulzim eshte TRADHETIA e dyte KOMBETARE qe u behet shqiptareve pas asaj te Ahmet Zogut qe i fali Shen Naumin, Jugosllaveve

  14. albaniafirst says:

    Mbyllja e nje ceshtje “per procedure” eshte kur nuk plotesohen afatet kohore qe gjykatat kane sipas ligjit per te gjykuar nje ceshtje. Lul Basha, asnjehere nuk u paraqit perpara asnje gjykate per te gjitha ceshtjet per te cilat akuzohej, duke shfrytezuar imunintetin e tij si deputet, pasi ai nuk kishte asnje argument qe te kundershtonte provat kunder tij. Ne te gjitha rastet, gjykatat benin shtyerjen e seancave per mos paraqitje te personit deri ne fund te skadimit te afateve per gjykim. Ne kete menyre, gjykatat pushuan ceshtjet kunder tij. Ky lloj ligji favorizon njerezit me pushtet, qe duke shfrytezuar imunitetin parlamentar, nuk paraqiten para gjykatave per te mbrojtur pafajesine e tyre deri ne skadimin e afateve gjygjesore. Lul Basha nuk ka bythe qe te shkoje para gjykatave sepse faktet kunder tij jane te sterprovuara. Do vije dita qe vetingu do te behet dhe Basha do arratiset nga Shqiperia ne ndonje vend qe te shpetoje bythen. Kete do bejne edhe Berishet me shoke.

  15. akrepi says:

    Ha ,ha Nuk paske frike.!!. Por ke harruar te thuash dicka per faljen e detit Greqis po per kete a do pergjigjesh ne organet e drejtesis?

  16. Ornel Sina says:

    Nëse Luli i vocërr nuk e ka frikë Vettingun, atëherë pse nuk hyn në parlament për ta votuar?? Pse qëndron ende “i ngujuar” në seibë e re të PD??
    Por që të votojë Luli Vettingun i bie t’ia bëj gropën vetes.
    Kështu që zotëria e tij zgjedh të llomotosi gjithë ditën tek selia e re e PD.

  17. Dy Xx says:

    “Luli i vocërr” refuzon ta votojë Vettingun se e di shumë mirë që nëse e bën i ka bërë gropën vetes. Dhe për ta hequr vëmendjen e të gjithëve nga Vettingu ai ka zgjedhur të shpërngulet në selinë e re të PD.
    PD është kthyer tani në një cirk rruge me protagonistë klounët Sali & Luli.
    Turp për PD!!

  18. Ornel Sina says:

    Nëse ka njerëz më të fëlliqur në Shqipëri ata janë Saliu dhe Luli. Këta janë kriminelët më të mëdhenj. Këta dy vranë 4 të pafajshëm, vodhën taksat dhe fondet e shtetit, i shitën detin grekëve, shpërthyen Gërdecin. Për këta dy dhe burgu është pak pasi kanë në duart e tyre gjak të pafajshëm, kanë mbi vete mallkime nga populli. Nëse Luli nuk ka frikë, atëherë ta votojë Vettingun. Nëse është pa faj mos të struket në çadrën e krimit.

  19. unit says:

    Aty tek rruga e kombit s’do shpetosh dot garant

  20. Titi says:

    do zoti ja gjen vendin vetingu.

  21. nn says:

    e mbyti frika per vettingun se me qene e pranon popasatj i dalin vjedhjet se eshte nje kriminel si ky si saliu babe e bir e frika e ben te rrije aty ne cader po aty qendro se koha po mban edhe mire e te vret dielli

  22. nn says:

    se ka frike vettingun rrin ne cader ai po te rrije se po mban edhe koha mire edhe e vret dielli se eshte frikacak dhe kriminel si ky si saliu babe e mire si me firmos vettingun i dalin vjedhjet te dyve

  23. nn says:

    mos me pase frike nga vettingu ti e voton o kriminel

  24. Anonymous says:

    Po sikur mos te kishte frike Lul’zimi do ta votonte ligjin e vettingut. Eshte nje kriminel qe se ka shokun edhe nje frikacak i papare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje