Saimir Tahiri: 100 mijë legalizime të kryera, krahasuar me 20 mijë gjatë qeverisë së mëparshme

Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Zall Herr, ku shpërndau 200 leje legalizimi.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia dhe përfaqësues të ALUIZNI­-t.

Gjatë takimit, Tahiri bëri një paralelizëm mes të shkuarës dhe të tashmes sa i përket legalizimeve.

“Janë mbi 100 mijë legalizime të kryera në tre vite e gjysëm, krahasuar me vetëm 20 mijë legalizime gjatë 8 viteve të qeverisë së mëparshme”, theksoi Saimir Tahiri.

Ai bëri edhe një postim në rrjetin social Facebook, ku ftoi qytetarët që më 18 qeshor të jenë me Partinë Socialiste.

“Sot legalizim, nesër punësim, ekonomi më të fortë, rrugë, shkolla e kopshte #në18mePS”, shkruan Tahiri./

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *