Saimir Tahiri thumbon LSI-në: Koalicion me qytetarët që duan shtet, jo partitë që duan pushtet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Saimir Tahiri ka thumbuar LSI-në, pas “nazeve” për vazhdimin e mundshëm të koalicionit me PS-në.

Gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e PS-së në Kombinat, Tahiri ka thënë se PS koalicionin e vërtetë e ka me qytetarët që duan shtet, jo partitë që duan pushtet.

Pjesë një fjalimi i Tahirit:

Po e kthejnë demokracinë kokë poshtë.

Ca thonë qeveri teknike.

Zgjedhjet bëhen për të drejtuar qeverinë. Këta duan qeverinë pastaj të bëjnë zgjedhjet.

Ata që deri dje ishin në pushtet, sot janë në çadër. Dëgjojini ç’po thonë; Nuk dalim nga çadra përveçse po të na jepni qeverinë.

Se shqipërinë e kanë trajtuar si plaçkë dje, e kështu e kërkojnë si plaçkë sot.

Po shpikin kriza, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve. Si mund të shtyhet dita e zgjedhjeve në emër të demokracisë?

Vetëm këtu degjon se demokraci qënka të mos marrësh pjesë në zgjedhje, e jo e kundërta.

Këto janë lojra të atyre që duan pushtetin, jo qytetarët e as Shqipërinë.

Ndaj jo në 17, as në 19, por në 18 Qershor ne do jemi bashkë me shqiptarët në kutitë e votimit.

Se shqipëria nuk është peng e as do jetë peng i atyre që dje ishin në pushtet për hesapet e tyre e nesër duan prapë pushtet për hesapet e tyre

Shumë janë lodhur nga balta e politikës. Ndaj ka ca që thonë se jemi të gjithë njëlloj.

Jo, nuk jemi të gjithë njëlloj, kurrësesi.

Prandaj hajde bëhemi bashkë e trokasim derë më derë. Të flasim me njerëzit e ti sqarojmë.

Se n.q.s zhurma që ju del nga kutia e televizorit të ka zënë veshët, harroje. Zgjidhja nuk është te ata që ju dalin me sharje e akuza te kutia e televizorit por tek ata që bëhen bashkë të kutia e votimit.

N.q.s politika e madhe të është neveritur, të duket si luftë apo si cirk, zgjidhe në 18 qershor te kutia e votimit.

Behu bashkë me të gjithë ata që iu ka ardhur në majë të hundës nga 25 vjet me politikanë e politikë që dinë vetëm të majmen, të flasin por jo të punojnë

Bëhu bashkë me ata që politika e 25 viteve i ka braktisur, i ka lënë të dobët.

Të varfër, të papunë, me halle aq shumë sa nuk ia kanë terezinë dhe halleve të politikës

Miqtë e mi, ne jemi më të fortë, të gjithë bashkë jemi më të fortë. PS është më e fortë

Ata janë të fortë te koridoret e politikës, ne jemi të fortë këtu me njëri- tjetrit.

Ata janë të aftë në dhomat e pushtetit, ne jemi të aftë në lagje, rrugë e rrugica, qytet e fshat, kudo ka shtëpi me njerëz që kanë një hall, e hallin e tyre janë të gatshëm ta kthjenë në forcë bashkë me ne.

Ata janë të fortë te kutia e televizorit, ne do jemi të fortë, të gjithë bashkë, te kutia e votave.

Mos u lodhni me gjeagjëza, koalicioni ynë më i rëndësishëm është këtu, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo derë, me çdo njeri, burra, gra, të rinj e të reja.

Koalicioni ynë është me shqiptarët për Shqipërinë që duam

Me ata që duan shtet, drejtësi. Me ata që duan punë, duan paga, duan dinjitet.

Koalicioni më i madh është ai i njerëzve që Shqipërinë e duan më të mirë, jo më të lirë.

Shtetin e duan më të fortë, jo më të shpartalluar.

Gjyqtarin të pakorruptuar, jo kokë e këmbë të korruptuar

Nuk janë partitë, por njerëzit.

Është më i rëndësishëm qytetari që ka hallin e legalizimit të shtëpisë sesa politikani që do legalizimin e partisë.

Qytetari që do tapinë e tokës dhe se ka marrë ende, sesa politikani që shqipërinë e trajton si tokën e vet.

Gjimnazisti që do një shkollë sesa politikani pa shkollë që të bën edhe dëngla morali gjithë ditën.

Studenti që do një punë, sesa politikani që ka frikë mos ngelet pa punë.

Është më i rëndësishëm qytetari që do shtet se politikani që do pushtet.

Qytetari që do ekonomi e mirëqënie, sesa politikani që do varfërinë e njerëzve që i blen lirë.

Për ne jaë më të rëndësishëm ata që duan drejtësinë, sesa ata që në politikë fshihen nga drejtësia

Ndaj hajde bëhemi bashkë, shkojmë derë më derë.

Hajde bëhemi bashkë, ti japim dorën njëri tjetrit.

Hajde bëhemi bashkë dhe fitojmë si kurrë më parë në këto 25 vjet.

Flasim për punët që kemi bërë, për ato që nuk kemi bërë ende e mbi të gjitha për punët që do bëjmë të gjithë bashkë.

Politika nuk e mban dot peng Shqipërinë. Njerëzit nuk i mban dot peng e shkuara.

Ne kemi bërë shumë, kemi ende për të bërë shumë, por kemi shumë për të humbur nqs kthehemi pas.

Ndaj hajde bëhemi bashkë, për shqipërinë që duam.

Në 18 qershor, ne do fitojmë. Shqipëtarët do fitojnë. Shqipëria do fitojë.

Në 18 Qershor PS do fitojë e pas 18 qershorit, Edi Rama do jetë kryeministër, për të çuar përpara punët që ende kemi për të bërë.

Faleminderit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Saimir Tahiri thumbon LSI-në: Koalicion me qytetarët që duan shtet, jo partitë që duan pushtet”

  1. vaso says:

    Indentifikojini ata qe duan gjyqe dhe burgje dhe merrini futini brenda te shohin nga afer shtetin qe mendojne ata.Me siguri do kene bere ndonje ndertim pa leje,ose vjedhje energjie,mospagim taksash,grabitje prone e ku di une c’fare tjeter.Zakonisht me te ndyrit therrasin per me shume shtet.Per mua edhe ai pak shtet qe eshte,i rafte nje bombe nje ore e me pare.Popull i korruptuar ne palce.

  2. roberto says:

    Ne se doni qe ta shporrni LSI-ne nga pushteti,mos u trembni:HIQENI QAFE QE TANI!
    Shpalleni kundershtare dhge tregojani popullit se LSI nuk eshte parti,por bande hajdutesh qe do te vjedhe Shqiperine!

  3. lennard says:

    Ide shume e bukur.Saimir Tahiri po e verteton se nuk eshte vetem nje Minister i afte dhe karizmatik po eshte dhe politikani i duhur per popullin.Konseguent ne idealet qe aspiron.Na keni ne kutite e votimit me 18 Qershor.Perpara per te shporrur Delikuentet e Politikes,hajdutet ,shperdoruesit e pushtetit.Leshojeni LSI se eshte Kanceri i Politikes Shqiptare.Behuni Vetingun dhe rrasini brenda bashke me Salistet e qelbur.

  4. Leo says:

    Rrofte Partia. Rrofte populli shqiptar qe do votoje 99.999999% per kryetarin e arrogances se padiskutushme.
    Nuk eshte menyra se si keni qeverisur, sepse mos te dish te besh nuk eshte krim, quhet padituri. Por eshte arrogance e juaj qe eshte bere e padurushme.
    Skeni faj as ju majtas as ata djadhtas. Duhet bere nje ligj qe asnje person I lindur mbas 1975 ti ndalohet absolutisht e drejta per tu marre me politike.

  5. Une says:

    Se si arrite ne konkluzionin qe viti 1975 duhet te jet kufiri vetem nje tru poliedrik si ti dhe Saliu e di! Po ta kishe vene kufirin te 1990 edhe mund te solidarizohesha po kjo 1975 eshte si pa lidhje fare. Apo mos lidhet me prishjen e Enverit me Kinen se tufzimi ndodhi andej nga 1980ta!!!
    Te gjithe e dime se si e shpartalloj krimineli Sali me 40 hajdutet e tij sistemin shkollor mbas 1990es dhe ku na mbin avokatet e plepave ne c’do qoshe. Salucet shnderrohen ne environmentalista sa here qe PDje bje nga fiku, bile edhe presidenti u be environmentalist dhe doli ne proteste kunder kendit te lodrave per femije te liqeni. Ku te mos behesh “arrogant” me kete lloj specje qe kane M.U.T. ne vend te trurit?
    N.q.se do shtet vetem Edi dhe PSja di te bej., dhe qe tja arrin te bejne shtet i duhen mbi 50% e votave. Vetem keshtu mbyllet riciklimi i vazhdueshem i krimineleve ne politike dhe shqiperia hyn ne Europe.

  6. Liu says:

    Te lumte ore SAIMIR TAHIRI BRAVO BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *