SHBA shmang samitin e NATO-s

SHBA-ja pritet që ta anashkalojë takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s muajin e ardhshëm.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson duket se do të qëndrojë në Amerikë për vizitën e presidentit kinez, ndërsa më vonë gjatë prillit do të udhëtojë drejt Moskës.

Kjo shmangie mund të interpretohet nga aleatët edhe si një formë për t’i dhënë prioritet Moskës përpara tyre.

Ai i datave 5 dhe 6 prill do të ishte takimi i parë i Tillerson me partnerët e Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel. Mungesa në një event të tillë dhe udhëtimi më pas drejt Moskës rrezikon të ushqejë perceptimin se Donald Trump mund të vendosë në plan të parë marrëdhëniet e Amerikës me fuqitë e mëdha, duke zhvendosur në vend të dytë kombet më të vogla që varen nga Uashingtoni për sigurinë e tyre.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *