Shenasi Rama: Më 22 mars '92, PD iu dorëzua pushteti nga Alia. Në 25 vite sistem oligarkik e kriminal

21 Mars 2017, 21:09Politika TEMA

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shenasi Rama ka kujtuar 22 marsin e 1992 si një ngjarje ku pushteti iu dorezua PD nga paria e vjetër e regjimit.

Në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga Shenasi Rama theksoi se PD në atë kohë erdhi e papërgatitur për të qeverisur ndërsa shtoi se në këto 25 vite nuk ka patur demokraci në Shqipëri por është instaluar një sistem oligarkik dhe kriminal.

Duke iu referuar krizës aktuale Shenasi Rama tha se çdo gjë do të varet nga taktikat që do të ndjekin Rama, Meta dhe Berisha ku rolin e kingmakerit do ta luajë kreu i LSI­-së.

Do doja ta nisnim bisedën me zhvillimet e vitit 1991, zhvillimi i parë dramatik për Shqipërinë post­komuniste ishte 2 prilli 1991 në Shkodër ku u vranë 4 protestues. Keni një mendim për ato ngjarje?

Ajo ngjarje përbën një moment kritik për fillimin e sistemit demokratik por edhe për transformimin e shtetit shqiptar. Ishte një moment që duhet të tregohej kuptueshmëria e sistemit demokratik nga të gjitha palët. Ajo që ndodhi në 2 prill ishte përpjekje e disa grupeve të interesave për të çuar në konfrontim të hapur masat shkodrane, që nuk ishin të kënaqura me sistemin. Ishte një përpjekje e rreptë nga ana e strukturave të shtetit për t’iu përgjigjur me forcë.

Ishin vrasje për pushtet apo situata doli jashtë kontrolli?

Ishin vrasje për të mbrojtur njerëzit që ndodheshin në Komitetin e Partisë. Ata nuk duhet të ishin të armatosur.

Ngjarja tragjike kishte edhe presion nga jashtë nga shtete fqinje?

Sigurisht që shtetet fqinje kanë pasur një interes për destabilizim të shteti shqiptar. Ato kishin interes që të mbetej vendi ynë i dobët.

Ngjarjet e 2 prillit erdhën pas zgjedhjeve të para pluraliste, Ishin të drejta zgjedhjet e 31 marsit?

Zgjedhjet e 31 marsit u njohën nga Partia Demokratike. Zgjedhjet ishin relativisht të lira, ku njerëzit votuan sipas normave dhe rregullave të kohës. Partia e Punës fitoi për një numër faktorësh, pasi PD ishte një parti e re, vendi kishte kaluar trauma të mëdha dhe njerëzit ishin mosbesues. Partia e Punës kishte mbështetje të jashtëzakonshme në popull. Vendi nuk ishte përgatitur për ndryshime të mëdha. U ndie edhe presioni i madh nga jashtë.

Po zgjedhjet e 22 marsit, ishte e pritshme ajo fitore e PD­së?

Ka pasur një dorëzim të pushtetit nga Ramiz Alia. Nuk mund të ishte vetëm një fitore e Partisë Demokratike. Dorëzimi i pushtetit, në vitet ‘90 erdhi se paria kërkonte që të promovonte daljen e një force politike e cila ishte një imitim i keq i interesave të tyre.

Berisha sipas jush u zgjodh nga kjo pari, apo arriti të përfitonte nga situata?

Në fillim Berisha është piketuar me kujdes nga udhëheqja e asaj kohe. Të gjithë figurat  kryesore u zgjodhën nga planet përkatese, që të ishin figura ta kontrolluara. Berisha ka qenë figura ma karizmatike, ishte njeriu më i zgjuar që kishim në atë moment. Berisha ishte mjek, nga veriu, ishte njeri me njohje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Berisha ishte njeri i planit Kapo ndërsa Pashko nga klani Hoxha. U zgjodh një figurë që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

Kur jeni larguar nga Partia Demokratike?

Në 5 maj të vitit 1991. Në më pak se një muaj. Nuk ishte problemi që PD do të bënte ndryshimin. U pa krejtësisht qartë që këta njerëz nuk kishin përgatitjen për të qeverisur popullin. Jam konfrontuar me Berishën. Unë kam respekt për Berishën, por jemi zënë shumë keq edhe nuk jemi pajtuar aspak. Në politikë nuk ka urrejtje.

Ju ka bërë ftesë për t’u bashkuar në periudhat e mëvonshme?

Më janë bërë ftesa rregullisht nëpërmjet ndërmjetëseve, por kam refuzuar sepse nuk kam besim se Sali Berisha është njeriu i denjë për të drejtuar një parti.

Ngjarjet e 97­tës përgjegjësia e kujt janë?

‘97 ishte përgjegjësi e të huajve që kishin interes për të destabilizuar vendin, është përgjegjësi e Sali Berishën që donte më çdo kusht që të bëhej president, dhe përgjegjësi e PS që kërkonte të përfitonte nga rrënimi i kundërshtarit politik.

Ka qenë gjithnjë dilema se lidershipi i dy partive i kanë shërbyer interesave të jashtëm? I besoni ju këto gjëra?

Nuk ka ndonjë vështirësi, PS në vitet 90 është mbushur me thasë me lekë nga Pasoku grek. As me serbët për PD, nuk ka dyshime që kanë pasur interes për ta, dhe i kanë shërbyer atyre.

Ju si e gjykoni që ne kemi të njejtët lider që nga koha juaj? Ky është problem i shoqërisë shqiptare, apo këta lider e kanë kapur shoqërinë dhe nuk po e lëshojnë?

Këto njerëz kanë qenë nga më të zotët, janë strukturat politike që i mbështesin. Por më e rëndësishme është transformimi i tyre në kapo, në mafio, dhe mbetja e tyre e në politikë lidhet me interesat e tyre mafioze. Tani është krijuar kjo strukturë që në dukje duket e konsoliduar por që nuk lejon të shikosh më thellë ku duket qartësisht që ka nevojë për ndyshim. Këta njerëz e kanë të garantuar jetën e tyre politike.

22 mars 1992­22 mars 2017, 25 vite demokraci apo çfarë?

Kjo nuk është demokraci. Kjo që ka ndodh është proces pasurimi nëpërmjet mjeteve mafioze, duke përdorur mendësinë katundare të popullit tonë. Tani kemi nje kriminalitet, varfëri ekstreme. Nuk ka sistem demokratik kur shitet vota dhe blihet vota. Ky është një sistem kriminal oligarkik ku vendos paraja.

Sot protagonistët janë katër, Rama Meta, Basha dhe Berisha ? A mund të ndryshojë ky sistem politik nga kjo katërshe apo ata janë pjesë e sistemit?

­Këta janë pjesë e këtij sistemi. Unë do e reduktoj në 3. Basha nuk është udhëheqësi i vërtetë i kësaj Partie. Protesta e vërtëtë është Sali Berisha. Basha është një zëvendës i tij. Fati i tyre është se ata janë të lidhur me njëri­tjetrin jetë a vdekje.

Sot është dita e 32 e protestës, keni një parashikim sa do zgjasë dhe si do mbyllet?

Ajo çfarë do të ndodh që shihet qartë, që Berisha do ta intesifikojnë protestën në të gjitha mënyrat e mundshme. Meta ka tani 3 zgjidhje, ose me Ramën në koalicion dhe vetë kryeministër, ose me Ramën në koalicion me të kryeministër ose do dalë me PD në koalicion. Kjo protestë u organizua nga Berisha që të tregojë që ka akoma mbështjen e popullit për t’i dhënë një mesazh të qartë Metës. Rama do të luftojë deri në minutën e fundit, por në fund do të dorëzohet sepse i tillë është karakteri i tij. Nuk them se nuk do të ketë qeveri tenike, por çdo gjë varet nga Meta. Meta do e marrë vendimin nga data 1­9 prill. Vendimi i tij do të përcaktojë të ardhmen e këtyre zgjedhjeve dhe do na të tregojë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardshme.

Meta do të vazhdojë të ketë rolin e kingmaker edhe në këto zgjedhje?

Meta e ka vetëm një zgjidhje që të jetë kryeministër i vendit. Nëse ai nuk do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, kriza do të vijojë të jetë e pranishme.

 

7 komente në “Shenasi Rama: Më 22 mars ’92, PD iu dorëzua pushteti nga Alia. Në 25 vite sistem oligarkik e kriminal”

  1. heu bre says:

    Kush eshte ky RROT CARI mre!? ? ? ?

  2. Diana says:

    ik more idjot…..Nga maja e americes do besh ti politiken e shqiperise….Ti parashikues i politikes shqiptare me Ilir koke lopen kryeminister….s’te ha mortja me ate koke si badole….

    1. Shqiponja says:

      Pse ti nuk e di qe analiza politike behet gjithmone nga jashte perpara se te fokusohet ne nivel lokal? Ajo qe ndodh ne nje shtet specifik eshte gjithmone nje derivat i analizave dhe strategjive politike ne kryeqytetet boterore. Ashtu sic shqiponja percakton fatin e lepujve poshte sa,j te cilet luajne e zihen ne toke pa ditur se nje gje me squp te mprehte i ka pikasur dhe ja ka vene syrin mire.

  3. LORA says:

    Po ndonje fjale per reformimin qilizme te dreqesise se standartit kriminal “gjin gjoni” ne drejtesi te standarteve europine dhe Vetting-in,,,,,nuk e kishte per te thene ky Shenasiu ?????
    Apo keto jane gjera qe nuk hyjne ne sferen e vetglorifikimit te Shenasi efendise ????

  4. Oketo says:

    Si more Shenasi na paske respekt per Salen ?!

  5. Moisi Golemi says:

    Po pse mor palle? Po u be Meta kryeminister, dilkemi nga kriza? Kjo qenka menyra per te dale nga kriza? Zotrote kujton se gjithe ata socialiste qe votuan Ramen, do rrine e do kenaqen duke pare kryetarin e partise se trete te marre kuroren me bllok ne dore, pa bere asgje?? O te pjerdhsha ne koke ty e te gjithe atyre qe kujtojne se kushdo qurrash qe flet nga Amerika, qenka doemos politikan, parashikues dhe vendim-marres. Mund te tallesh popullin si katundar, po me katundar se tipa si ty qe flasin maje plehut, nuk ka. Lind e rritu ne Tirane, jeto ne Amerike, por katundarin qe shet mend, ti nuk e nxjerr dot prej vetes. As nuk e lyen dot.

  6. shpresa says:

    Edhe profesor edhe shume i dobet ne mendim e shprehje ky Shenasi rama. Se mos eshte edhe ky nga Tropoja se tani keta politikanet tropojane e lezhjane na jane bere si ai qe te ngitet per kemuce kur shkel mbi te dhe prandaj kemi dhe kete gjendje 26 vjet. Merre me mend si shprehet ky qe thote ne nje rast: Meta kryeminister! Po si do behet Meta kryeminister me 4 deputete se ata te tjeret jane te dale nga votat e aleateve dhe ps-se more Shenasi? Pse basha kerkon qeveri teknike dhe ti thone: na merre, Meta kerkon kryeminister dhe ti thone: na merre, Saliu kerkon lufte me Lulezimin te shpetojne dhe tu thone: filloni luften; pse pazari roskovecit eshte bere ky vend qe kush kerkon thelat ti marre? Ju s’jeni as politikane e as dreqer; ju jeni te gjithe, sidomos ju te dhjet-orit, halabaker qe u shfrytezuat nga te huajt, pa ditur gje ju por dora e tyre dhe ju futen atje brenda, pa se çfare benit ju e dinit meshkuj e femra studente, ishte mosha nuk kishit faj dhe ne mengjezin e asaj darke na u konvertuat ne politikane. Sikur te mos kishim jetuar e shikuar vete gjendjen, do na e benit perseri kete histori sikur kishte pjellur kau Saliut, ashtu si kerkoni te beni kete tjeren. Eshte fat qe nje vend si Tropoja nxorri gjith keta dhelpra politikane si Sali Berishen, Besnik Mustafajin, Azem Hajdarin, ty dhe shume te tjere dhe ja: kjo eshte Shqiperia qe deshet e ndertuat se keshtu u nevojitet. Bile dhe sot flisni kunder njeri tjetrit jo se u dhimbset se te plasi bytha ty qe vuaj une, por qe shtyt me berryla dhe arme njeri tjetrin per karrike pushteti. Ju doni nga nje lovidhe te gjithe dhe zgjidhet problemi qe te mos zgjat shume kjo gjendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje