Sulmi në aeroportin e Orly, ja si ndodhi ngjarja

Këto pamje i përkasin momentit të sulmit në aeroportin e Orly, në Francë pak ditë më parë.

Video e filmuar nga një kamera sigurie, tregon agresorin, teksa i afrohet pas shpine një ushtareje, duke e kërcënuar me një revolver.

Ziyed Ben Belgacem, i cili dyshohet të ketë qenë një terrorist islamik, shkaktoi panik në aeroportin e dytë më të madh të kryeqytetit francez.

Gjatë momentit të përleshjes me ushtaren, ai ka arritur t’i marrë asaj armën.

Siç shihet nga pamjet, në fillim udhëtarët dhe ushtarët e tjerë që gjendeshin aty, nuk e kanë vënë atë çfarë po ndodhte.

Madje, ka qenë lëvizja dhe bërtitjet e Belgacem, ato që kanë tërhequr vëmendjen.

Dy ushtarë të tjerë janë afruar dhe ndërsa i kanë kërkuar atij të dorëzohet, Belgacem ka gabuar duke ekspozuar veten për një moment, që iu ka mjaftuar ushtarëve ta qëllojnë.

Ai mbeti i vdekur në vend, ndërsa nuk ka patur të lënduar të tjerë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *