Tiranë, e mitura denoncon dajën për përdhunim: Abuzoi me mua kur isha 7 vjeçe

21 Mars 2017, 11:00Kronika TEMA

Një 15 vjeçare nga Tirana ka denoncuar dajën e saj me pretendimin se kur ka qenë 7 vjeçe ai ka abuzuar seksualisht me atë.

Vajza ka thënë përpara oficerëve të policisë dhe psikologes se ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë vetëm 7 vjeçe.

E mitura është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 nga nëna e saj.

Ndërkohë nga ana tjetër, 31 vjeçari i akuzuar për përdhunim ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me ngjarjen.
Mësohet se ai ka thënë se kjo është një hakmarrje e së motrës për një çështje pronësie.

Deri më tani, blutë e kryeqytetit janë përballë dy versioneve të ndryshme për ngjarjen.

Tashmë pritet akti i ekspertimit mjekoligjor për të vijuar më tej hetimet.

“Panorama” shkruan se vajza kur është abuzuar seksualisht, ka qenë 7 vjeçe dhe nuk ishte në dijeni me saktësi se çfarë kishte ndodhur mes tyre.

Ajo ka treguar se daja, në kohën kur ndodhi akti ka qenë 22 vjeç dhe i kishte kërkuar që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur.

Nëna e minorenes është shprehur në Polici se dyshimet e saj kishin filluar kohët e fundit, kur i vëllai ishte kthyer nga emigracioni, pasi prej vitesh nuk ndodhej në Shqipëri.

Ajo kishte filluar të shihte me dyshim veprimet e së bijës, sa herë që daja u shkonte për vizitë në shtëpi. Vajza gjithmonë u shmangej takimeve me të dhe asnjëherë nuk qëndronte në të njëjtin ambient kur ai ishte në shtëpi.

Nëna e 15­vjeçares është shprehur se e kishte pyetur disa herë të bijën, derisa ajo ka vendosur t’i tregojë se çfarë kishte ndodhur 9 vjet më parë.

Menjëherë më pas ajo ka vendosur që të paraqitej në Polici dhe të denonconte të vëllain për abuzim seksual me të bijën.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e Policisë, pritet që Prokuroria e Tiranës të bëjë një analizim të ngjarjes dhe të përcaktojë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

1 komente në “Tiranë, e mitura denoncon dajën për përdhunim: Abuzoi me mua kur isha 7 vjeçe”

  1. Tema says:

    15 vjeçarja thote te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje