Trondit Vardy: Më kanë kërcënuar me vdekje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sulmuesi i Leicester City-t, Jamie Vardy, ka dhënë një deklartë tronditësi, ku ka pranuar se familja e tij dhe ai kanë marrë kërcënime me vdekje.

Vardy i cili ishte në listën e lojtrave që përfliten për një komplot për të shkarkuar Claudio Ranierin nga pankina e Leicesterit, tha se kërcënimet i ka marrë një rrjetet sociale dhe në rrugë.

“Historia tani ka marrë dhenë, njerëzit e dëgjojnë dhe e besojnë. Vijnë më pas kërcënimet me vdekje për ty, familjen tënde, fëmijët e tu. Përpiqem të t’i shmang,  por nuk është e lehtë kur mëson se disa persona tentojnë të nxjerrin jashtë rrugë makinën ku udhëton bashkëshortja dhe fëmijët e tu. Ka ndodhur disa herë, kjo është e frikshme.”

Sulmuesi anglez ka njoftuar edhe policinë në lidhje me këto kërcënime, por që ende nuk kanë gjetur autorët e këtyre kërcënimeve që vijnë kryesisht nga rrjeti social “Tëiter”.

Vardy theksoi se kjo që po i ndodh është e papranueshume.

“Jam ofenduar në të gjithë stadiumet ku kam luajtur. Është normale, si pjesë e futbollit. Gjithsesi ajo që po më ndodh mua dhe familjes time, është e papranueshme.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *