Ylli Manjani: Rama e shpërdoroi ambasadorin amerikan. Ja pse u shkarkua Tahiri

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë për shuplaka, ka folur për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, për arsyet e shkarkimit të tij, dhe për prapaskenat e reformës në drejtësi.

Manjani ka folur dhe për ndikimin e ambasadorin Lu në këtë proces, si dhe për deklaratat e forta që Lu lëshonte në konferencat për reformën.

Sipas Manjanit, ambasadori Lu ka bërë një propagandë për reformën e udhëzuar dhe ndërtuar nga Kryeministria:

Pati një sërë problemesh me reformën edhe me Komisionin e Venecias, edhe me përkthimet…

Përkthimet janë çështje e mëvonshme por në fillim procesi ishte i mbyllur, hapej vetëm për propagandë, ftohej ambasadori amerikan për të thënë jo ”orat”, ”jo brryli”, ”jo kthesat”, e cila ishte propagandë, asgjë tjetër!

E gjitha ishte pjesë e një propagande, e ndërtuar në Kryeministri për të fajësuar gjykatat dhe për të mbrojtur qeverinë. Dhe ia kanë arritur qëllimit. Patjetër që po. Sepse sot opinioni publik është i karikuar në mënyrë të tillë sikur ky Vettingu për shembull do zgjidhi Shqipërinë. Dhe kjo është pjesë e propagandas”.

Manjani ka thënë sesi ministri i Drejtësisë është lënë mënjanë në procesin e reformës në drejtësi, pasi me reformën merreshin ekspertët, dhe çuditjen që i ka mbetur nga fakti se të gjithë ekspertët e reformës ishin të lidhur me Soros-in:

“Çuditërisht të gjithë ekspertët që u ftuan në një mënyrë a në një tjetër ishin pjesë e Fondacionit SOROS, çuditërisht! Nuk pati asgjë jashtë Fondacionit SOROS! Dhe unë nuk jam nga ata që mendoj se e keqja e Shqipërisë është Fondacioni SOROS, nuk e kam menduar kurrë këtë gjë, por çuditërisht Netëork-u i këtyre njerëzve lidhej me Fondacionin SOROS. Është njësoj si të themi që takohemi diku në kafe dhe për shkak se rrimë shpesh krijojmë një Netëork. Kështu është edhe puna e Fondacionit SOROS”.

Sipas Manjanit, drafti i reformës mbahej larg duarve të Ministrisë së Drejtësisë me justifikime:

Shikoni, unë nuk jam nga ata që kërkoj konspiracion mbas ekspertëve. Nuk më është dukur fare shqetësuese. Mua më është dukur shqetësuese kjo gjë: mbyllja, produkti. Ishte i mbyllur. Nuk qarkullonte. Kur kam hyrë në ministri nuk kisha projekte, nuk kisha drafte! Po që e justifikonin: ”S’ka nevojë ta shikosh se e kanë parë ekspertët”. Kjo ishte shprehja ”E kanë parë ata, ç’a halli ke””.

Manjani ka folur gjithashtu dhe për shkarkimin e Saimir Tahirit dhe kanabizimin e vendit.

Sipas Manjanit 3 ministrat e tjerë u shkarkuan për të maskuar shkarkimin e Tahirit:

Për të maskuar Saimir Tahirin. Për të maskuar ekzakt Saimir Tahirin! bajti një kosto që nuk është e tij, duhet ta themi. Është e Ed Ramës, nga ”A”-ja te ”ZH”-ja dhe sigurisht që do bënte edhe reagimin e tij, se njeri është, prej mishi dhe prej kocke, duke i thënë ”pse do më shkarkosh”. Dhe për të mbuluar këtë gjë sigurisht që do shkarkoheshin edhe disa të tjerë, unë e kam thënë që është kolla për të mbuluar mender jush pordh*t”.

Sipas Manjanit, zgjedhjet e lira nuk janë të garantuara dhe janë në rrezik pasi policia e shtetit është e politizuar me PS-në dhe kanabisi është një tjetër faktor që rrezikon këto zgjedhje:

Ç’ishte ajo ”Faleminderit Saimir!”?! Policia e Shtetit falenderon Saimirin?! Po ç’domethënë kjo?! Në cilin vend të NATO-s, apo BE-së dalin policë edhe i thonë ”Faleminderit” një ministri që ikën. Ç’është kjo?! Përveçse militantët e partisë nuk ka kush ta bëjë tjetër dhe kjo është një gjë që lë një shije shumë të keqe në kuptimin e shtetit, ligjit, e funksionimit të jetës politike. Padiskutim që Partia Socialiste paska disa militantë në polici.

 Kush do na garantojë zgjedhje ne? Këta që thonë ”Faleminderit Saimir”?! Janë të rrezikuara jo të garantuara! Sepse zgjedhjet sot rrezikohen, më falni për mungesën e modestisë por e kam denoncuar para një viti këtë gjë: kanabisi”.

Manjani ka deklaruar se kanabisi është një fenomen i përhapur masivisht në vend që prej shtatorit të 2015-tës, dhe ka lëshuar një tjetër akuzë të fortë në lidhje me kanabisin duke thënë se një pjesë e drogës administrohet nga shteti:

Në klimën e mohimit, e mosbesimit, e mungesës së përvojës, në klimën e politizimit të tejskajshëm sigurisht që shifrat e tua relativizohen sepse kundërshtari çfarë të thotë: ”Ti po kap drogën që nuk është e jotja. Nuk thashë që është e Tahirit, por ka drogë që është e administruar nga shteti”.

I pyetur nëse ai ka gisht në shkarkimin e Tahirit, Manjani e ka mohuar, pasi sipas tij, lëvizja e Ramës për të shkarkuar ministrat është një lëvizje parazgjedhore nervore, e ndikuar nga presioni i çadrës dhe rezultatet e këqija qeverisëse:

“Është i gjithë spekulim.Unë nuk e di këtë gjë se nuk kam qenë dëshmitar i asnjë diskutimi.

Arsyeja e lëvizjes së ministrave përpara fushatës zgjedhore është thjesht një reagim, nervoz, ekskluzivisht nervoz, krejtësisht i paqartë i kryeministrit të vendit, i cili ndjehet në presion të gjithëanshëm. Nga të gjitha anët: nga rezultatet e këqija në qeveri, nga çadra e opozitës…”

Manjani ka folur dhe për koalicionin PS-LSI duke deklaruar se koalicioni nuk është vendosur nga ana e LSI-së:

Shikoni.Unë jam anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe nuk di gjë. Pra nuk kemi ende një vendim dhe ky është presion për Kryeministrin. Pra i ndjerë në presion mediatik, politik dhe social, edhe të brendshëm, në kuptimin e koalicionit, sigurisht që i shkakton një nervozitet, i ka shkaktuar mungesë fokusi dhe mesazhi është krejtësisht konfuz”.

Manjani ka deklaruar se lëvizja e Bashës është një lëvizje e drejtë e cila po i jep unitet PD-së dhe opozitës në vend dhe mbështet idenë se zgjedhje pa opozitën nuk ka:

Besoj që çadra ka krijuar një unitet, një soliditet brenda PD-së që nuk është pak, është e rëndësishme, e para. Dhe e dyta unë nuk mendoj që është legjitime tashmë, por ata kanë të drejtë. Edhe teoria e kryeministrit ”Hyjmë në zgjedhje, ju bëni çfarë të doni”, nuk ka zgjidhje për ta”.

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Ylli Manjani: Rama e shpërdoroi ambasadorin amerikan. Ja pse u shkarkua Tahiri”

  1. Ashtu posi says:

    Ky eshte dy here plere.Njehere se eshte vete dhe njehere tjeter se eshte pjese e LSI-se!

  2. Vladimir says:

    Partia e Manjanit eshte pjese e maxhorances qe qeveris sot vendin. Une nuk kam degjuar apo pare deri sot sjellje te tille te paprecedent, pjestare te nje koalicioni bashkeqeverises i pervishen koalicionit me terma ekstreme. Tani per koherence mbeten dy gjera: Ose partia e Manjanit duhet te largohet nga kjo maxhorance, ose partia duhet te nxjerre jashte menjehere Manjanin. Gjitheçka tjeter eshte nje tallje e pacipe me shqiptaret, loje horrash te pa fytyre e te pa moral.

  3. Besoj says:

    Qenka gomar me gjithe roba ky Manjani. E ve Ambasadorin Amerikan si sherbetor i Rames, kaq e uren Ameriken ky palacoja se Reformen ne Drejtesi ky e ka luftuar qysh ne embrion.

  4. kuqi says:

    Te kishte qene ndonje tjeter edhe mund te besohet,por kete karrike thyer qe kerkon prap te haje ne shtet ,as ne hale te gomereve nuk do te shkoja.Sa per ti thene ketij kungulli mashtrues se kur Sarkozy iku nga Ministria e brendeshme per tu bere President e gjith ministria doli ne parade nderi(ne France mos harro).Mos ekrahaso me vehten sepse je pa flamur dhe askush nuk te do ,mund te shkosh tek Camet e Idrizit po pati ndonje vend.Jevgu kur u be pash ,shiti te atin.

  5. Qelepirxhiu says:

    Ky kokëtuli (që unë nuk do ta vija as për të ruajtur dhitë), ku i gjeti paratë për atë makinë luksoze…???!!! Plehrat hajdutë, kriminelë e gjithë llumpeni injorant i shqiptarëve, janë bërë politikanë dhe qeverisin vëndin…!!!

  6. Devolliu says:

    T’ëmën e s’ëmës oreeee…, po pse o Zot ke bërë edhe fëlliqësira si ky Manjati i Like Floririt?

  7. Kalaja e dodes. says:

    Nje “tokmak” e rrufjan politik. Nje kokegdhe, inatcor, e malok ne mendje e ne qendrime. Nje hic kerkushi qe shume mire mund te bente punen e pastrim haleve. Ky eshte “ministri” , njeriu me padinjitet qe e kam njohur nga afer.Ky eshte Manjani. Harova: e mban veten edhe per feminiszt. Ne fakt eshte impotent.

  8. Pallatet Agimi says:

    Shko ore m…
    Si ka mundesi qe ky Ilir Meta mban pas vete njerez pervers?!

  9. monika shallvareve says:

    eshte fundi i LSI dhe sdine cfare bejne dhe flasin

  10. Met says:

    Hajt bre boll po perzihesh edhe ti ylli. Ke qene minister Ok por tani ske funkcion me, kshu qe leri keto teori e supozime.

  11. toni says:

    Je shume llafazan per te pase funksione shteterore.
    Nje minister duhet te flase pak e te punoje shume.
    Tash qe te shkarkuan kritikon me vend e pa vend.
    Shko ne cader dhe hyj ne partine e bashes.

  12. jani says:

    Boll bere si gorre o by8hqire . Me je bere si plakat e Vunoit.ca mut ministri ke qene ti o karagjoz thuaj flm qe ndenje dhe aq se ty as per roje ke parkingu nuk te marr.

  13. Toni says:

    Ky ka vene “te pasmet” ne maxhorance dhe koken e ka te PD. Prandaj duhet te hiqet karrikja e prapanices qe te bjere ne halen e partise “Lesh e Li” me “Bllokun ne dore” te Likes. Votat keta te LSI i marrin nga blloku se po u humbi blloku rrjedhin votat dhe Lesh e Lise i mbeten 3-4 deputete.

  14. Sami says:

    Ky kerkon te gjendet ne pune si kola edhe tani qe eshte askushi dhe nuk ja var njeri. Qe mbeti jashte deres fajin e ka vet sepse me sjelljen e tij te pamoralte duke qene antar kabineti shante qeverine e tij me akuza ekstreme. Manjani u perdor si fishek i pariciklueshem dhe nje here qe qelloi plumbi beri rikoshete e shkoi ne halene e LSI. Kjo ndodhe se jo vetem Manjani por edhe shefi i tij jane qe te dy kokloqe.

  15. B says:

    ESHTE SHUME I BESUESHEM KUR FLET PER GJYKATAT, C’A MOOT MINISTRI DREJTSIJE JE TI KUR THUA QE AMBASADORI AMERIKAN BEN PROPAGANDEN E QEVERIS PER TE FAJSUAR GJYKATEN… VETEM NJE IDIOT SI TY QE FATKEQSISHT U VU NE KRYE TE M/DREJTESIS, S’A ARRIN TA SHIKOJ KORRUPSIONIN NE GJYKATE E GJITHE SISTEMIN E DREJTSISE. TY E LIKES S’IU INTERESEN TO VIHET DREJTESIA NE VEND SE JU DALIN HORLLIQET E DALLAVERET E PISTA, PRANDAJ JENI GATI TI LEPINI BYTHEN SALES E LULJES. S’KA NEVOJ POPULLI PER LLOQET SE I KA PROVUAR NE DYERT E GJYKATAVE DHE PROKURORISE. DHE NJEHERE E TREGON VETEN SE SA DILITANT JE. PO S’KE FAJ SE KE NEVOJ PER NJE KARRIKE, SE S’TU VRA BARKU PER POPULLIN MOR PLEHER. TE LUTEM VETEM NJE GJE, MOS NA BEJ MORAL.

    1. pjeter says:

      ne fakt ky u be minister vetem pas presionit te metas, sepse ky ishte anonim, nen drejtimin e tij ministria edrejtesise nuk beri asnje gje tjeter vec sa kerkoi te spostonte vemendjen e deficences se manjanit si minister, tek ministria e rendit, ne fakt c’beri?kerkoi nderhyrjen e ushtrise per kanabisin, e nja dyjave qe eshte rekord ne shqiperi, nuk u fol tjeter vecse sali berisha e kanabisi i manjanit, me e keqja eshte se keta palo njeres, jane te bindur qe shqiptaret jane debila, nuk e kuptojne ku ishte ky, para nje muaji e tutje.

  16. Treviso says:

    Shume komentues habiten nga qendrimi i LSI-se. Une them qe ska gje per tu habitur. A drejtoi qeverine Sali Berisha se Bashku me LSI? A ishte zevendes kryeminister dhe minister i Jashtem Ilir Meta? A u pa me ze dhe me figur blloku i Lir Metes? A e shpetoi Sali Berisha nga burgu Ilir Meten? Pa kaluar dy muaj Ilir Meta e tradhetoi Sali Berishen. Ku eshte habia ketu? Nje femer qe shkon me shume meshkuj nuk quhet kot prostitute. Prostituta ka nje dallim nga LSI-ja, se e pranon emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *