Bojaxhi: Shqipëri me çadra, apo Shqipëri të vërtetë?

22 Mars 2017, 16:11Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi thotë se protesta e Partisë Demokratike dhe çadra e ngritur prej tyre mbetet thjesht një “déjà vu”.

Në një postim në Facebook, Bojaxhi thotë se çadra që është ngritur në krah të Kryeministrisë vazhdon të jetë e njëjtë me atë të disa viteve më parë ku, njësoj si sot, kërkohej rrëzimi i qeverisë.

Sipas Bojaxhi, çadra e radhës vazhdon të mos sjellë asgjë të re, përveç faktit që atëherë në krye të protestës qëndronte Edi Rama dhe tani Lulzim Basha, me po të njëtën kërkesë për rrëzim qeverie.

Anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë është shprehur se për partinë e tij çadra ku do të ftojnë njerëzit do të jetë kutia e votimit, ku ai thotë se qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre, me besimin se ky vend do të bëhet.

“SFIDA PER SHQIPËRINË ka nisur rrugëtimin e saj drejt një ‘çadre’ të vetme: kutisë së votimit, ditën e zgjedhjeve, duke u rrefyer të gjithëve se vlerësojmë të drejtën e gjithësecilit për të shënuar me votën e tij një mendim ndryshe.

Atë mendim që nuk e tollovit njeriun nga njëra çadë…r në tjetrën, por i jep mundësinë të besojë se ky vend do të bëhet. Do të bëhet në saj të votës së secilit”.
Gjergj Bojaxhi thotë se nga fronti i çadrave asgjë nuk ka ndryshuar, nga skenari i pak viteve më parë. “Atëherë ishte z.Rama në opozitë që kërkonte rrëzimin e asaj qeverie dhe sot është z.Basha që kërkon rrëzimin e kësaj qeverie,” shprehet Bojaxhi.

Bojaxhi e mbyll postimin duke e cilësuar çadrën si një justifikim për të fshehur pamundësinë për të ndërtuar një Shqipëri të fortë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të zgjedhur nëse duan një Shqipëri çadrash apo një Shqipëri të vërtetë.

“Tre muaj para zgjedhjeve, historia e vendit tim po më duket e ngjashme me historinë e atyre njerëzve që, të pafuqishëm për të ndërtuar një shtëpi me llaç e tulla, jetojnë nën çadër, duke e përdorur atë si një shkak të madh për të justifikuar pamundësinë e tyre.

A di të votosh? Mendohu mirë: Shqipëri çadrash, apo Shqipëri të fortë?”, përfundon postimin anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje