Leonard Bombaj rrëfen të “vërtetën” e akuzave për përdhunim: Kam prova tronditëse

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Leonard Bombaj ka reaguar pas intervistës së dhënë ditën e djeshme nga Ajsi Xhaxhaj, e cila risolli edhe njëherë në vëmendje akuzat për përdhunim të 7 viteve më parë.

Ajo i është rikthyer historisë ku i qëndron po të njëjtit version, duke thënë se Bombaj ka abuzuar seksualisht për 5 vite me të.

Por lidhur me këtë rrëfim Bombaj është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë.

Ai deklaron se çdo gjë është sqaruar nga Prokuroria kohë më parë, kohë kur ai u shpall i pafajshëm.

 “Nuk kam folur deri më tani sepse kamë pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë.

Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër.

Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka deklaruar Bombaj për Panorama.

Bomaj thekson se arsyeja e vetme se përse aktorja i kthehet edhe një herë kësaj historie është vetëm për të shkatërruar imazhin e tij publik.

“Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, vazhdoi Bombaj.

Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *