DETAJET/ Sulmi në Londër, shkon në dy numri i viktimave, policia e quan sulm terrorist

22 Mars 2017, 17:40Kronika TEMA
DETAJET/ Sulmi në Londër, shkon në dy numri i viktimave, policia

Agresori 40 vjeçar që terrorizoi Londrën me sulmin e kryer pranë parlamentit, tashmë e ka çuar në dy numrin e  viktimave të shkaktuar.

Një prej 12 personave të lënduar nga përplasja me automjet, ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, policia britanike e ka trajtuar rastin si një akt terrorist.

Ajo deklaroi se e ka konsideruar si sulm të kryer nga terroristët për shkak të dinamikës së ngjarjes dhe do vazhdojë ta marrë si të tillë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia tha se një sulmues i veshur në të zeza hyri brenda perimetrit të Pallatit Ëestminster në Londër dhe theri me thikë një polic në afërsi të hyrjes që shfrytëzohet nga anëtarët e Parlamentit.

Parlamenti britanik është mbyllur pas dy përpjekjeve të koordinuara për incidente të dhunshme. të cilat policia tha se po i trajtonte si sulme terroriste.

Autoritetet thanë se sulmuesi u vra nga zyrtarët e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit.

Njëkohësisht një veturë goditi këmbësorët në afërsi të Urës Ëestminster përpara se të përplasej për mbrojtësen.

Më herët, një polic u godit me thikë brenda Parlamentit britanik nga agresori duke mbetur i vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje