Dokumenti: Në dhjetor u arrestua për shpërdorim detyre, por... gjen “strehë” tek çadra e PD

22 Mars 2017, 15:28Politika TEMA
Dokumenti: Në dhjetor u arrestua për shpërdorim detyre, por...

Edhe pse duket sikur çadra e Partisë Demokratike është lënë “në mëshirë të fatit” me ikjen e Lulzim Bashës në SHBA, kjo nuk përbën problem për demokratët që të strehojnë, të tjerë persona me precedentë penalë, dhe që kërkojnë qeveri teknike.

Rasti më i fundit është ditën e djeshme, ditë në të cilën demokratët kishin menduar që të linin të flisnin banorë të Kukësit, dhe ku në panelin e çadrës ishin ftuar 4 persona. Mes tyre, ishte edhe një 53 vjeçar, emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Burime për Lexo.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bexhet Gjana, 53 vjeç nga Kukësi, dhe me profesion ish-noter.

Të njëjtat burime sqarojnë se Gjana, është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte dënuar me vendim të gjykatës së Shkodrës me 1 vit burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lexo.al ka mësuar se gjatë hetimeve ndaj tij është provuar se 53 vjeçari, gjatë funksionit të tij si noter, është kapur në flagrancë për falsifikim dokumentesh, kundrejt ryshfetit.

Megjithatë Gjana nuk do ta kryente të gjithë dënimin, pasi do të përfitojë nga amnistia e fundvitit dhe për pasojë do të lërë qelinë. Por nga ana tjetër atij i është hequr licenca e noterit për shkelje të rëndë në detyrë.

Në vendimet e KLD gjendet edhe Vendim Nr. 15, datë 26.01.2015 ku shkruhet se: “Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Bexhet Gjana, Avni Palushi; të akuzuar për: Mashtrimi në kredi; Falsifikimi i dokumenteve.”

Për PD kjo nuk përbën asnjë problem që të tillë persona të flasin për qeveri të korruptuar apo për manipulim zgjedhjesh. Ndoshta prej faktit se të tillë persona si Bexhet Gjana, që strehohen nga PD në çadër, e dinë mirë si vidhet.

Kjo do të shpjegontë më së miri bllokimin e procesit të Vettingut, dhe ku persona me precedentë penalë nuk mund të shkojnë në zgjedhjet e 18 Qershorit për të testuar vullnetin e popullit.

5 komente në “Dokumenti: Në dhjetor u arrestua për shpërdorim detyre, por… gjen “strehë” tek çadra e PD”

  1. Kola says:

    Nje fakt me shume qe verteton se kjo eshte cadra e banditeve dhe antivetingeve. Per Lulken ka me shume rendesi mbeshtetja e PODESTES qe e paguan me miljona, se sa votuesi shqiptar te cilin s’e pati kurre ne hesap, pasi voten ua vodhi pikerisht me keta bandite. Le te provoje prape.

  2. Po kuptohet lehte te çadra e llumit gjenden vetem mbetje toksike te shoqerise shqiptare, i gjithe llumi viçidolas ne sulm te shpetoje Saliun e Sheqeres nga vetingu.

  3. perkthyesi says:

    Cadra e delenxhinjve dhe e injoranteve funksionale! Sa poshte kane rene ato njerez qe ende i votojne keta kerma! Jo vetem kaq, por per ca para te qelbura, rrine dhe u bejne sehir brenda ne cader nje tufe horrash dhe hajdutesh proverbiale!

  4. Marku says:

    Arrestojeni Gjanën.!
    Është hajn dhe kriminel.Qyteti i tij e njeh.!
    Turp PD,që e fut në çadër!

  5. edi usa says:

    orrrr injo…… milet qysh kur u kriju ne 90 ne ate parti hyri llumi hajnat burgaxhit llloj lloj zagari dhe ja ku ike car kan bere per 25 vjet jan pasuru dhe jan beri me nga 100 vila duhet nje 44 prape me jua marre prape

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje