Elseid Hysaj: Me Italinë për të marrë rezultat pozitiv. Kemi ende shanse për kualifikim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për Elseid Hysajn sfida kundër Italisë do të jetë një ndeshje emocionuese për të gjithë.

Mbrojtësi kuqezi që luan në Serinë A me skuadrën e Napolit tha se pavarsisht nivelit të lartë që ka përfaqësuesja italiane, Shqipëria do të shkojë në “Renzo Barbera” për të marrë një rezultat pozitiv.

 “Besoj që do të jemi gati dhe do të jetë një ndeshje e bukur si për ne ashtu edhe për Italianët. Yjet e iitalisë? Ne duhet të mendojmë si të mbrohemi. Italia mund të bëjë më mirë duke sulmuar dhe më keq duke mbrojtur. Mirë apo keq ne i njohim vlerat e Italisë, cilët janë lojtarët, ku luajnë dhe jemi të vetëdijshëm çfarë na pret. Ne luajmë për të marrë rezultat pozitiv. Mungesa kemi parë edhe në ndeshjet e mëparshme. Çdo kush që do të luajë do të japë 100 për qind. Besoj që do të shkojmë për rezultat pozitiv. Nuk mund të themi që do të fitojmë, të barazojmë apo të humbasim. Të gjithë luajnë për të fituar. Suksesi shërben për vendin e dytë.”

Në këtë përballje, Hysaj do të ketë kundërshtarë shokun e skuadrës së tij Lorenco Insinjen për të cilin tha ne formë batute, se deri në përfundim të kësaj sfide ata nuk do flasin

“Kemi qeshur me Insinjen kemi bërë pak shaka. Edhe pas ndeshjes me Empolin edhe përpara nisjes i thashë që jemi kundërshtarë dhe skemi për të folur më. Do të jetë një ndeshje e bukur për të dy.”

Gjithashtu, Hysaj theksoi se kuqezinjtë janë ende në garë për tu kualfikuar për në botëror pavarsisht rezultati negative që morën ndaj Izrelit.

Shkodrani shpreson se në Palermo të ketë një mbështetje të madhe të tifozerisë së tyre.

“Stadiumi është shumë i bukur, fusha do të jetë në gjendje perfekte. Shpresoj që shumë shqiptarë të gjejnë mënyrën të jenë të pranishëm për të na mbështutur si gjithmonë dhe besoj se do të kënaqen. Nga gara nuk kemi dalë ende, sepse janë edhe gjashtë ndeshje. Na shkoi keq ndeshja me Izraelin, por me ndihmën e trajnerit dhe stafit e kemi marrë veten. Do të zbresim në fushë dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Hysaj ne konferecen per shtyp.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *