“Fillon është paguar nga Kremlini me 50 mijë euro”

22 Mars 2017, 16:15Bota TEMA

Kandidati konservator për presidente në Francë, François Fillon, ka marrë nga rusët 50 mijë euro.

Kjo është akuza e të përjavshmes investigative franceze “Le Canard Enchaine”.

Sipas raportit, kompania e tij konsulente ka ndërmjetësuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe manjatit libanez të naftës, Fouad Makhzoumi, në një forum ekonomik të vitit 2015.

Për këtë ndërmjetësim, kandidatit francez për president ka marrë 50 mijë euro.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kremlinit përmes zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, i cili e ka krahasuar raportin me atë që është togfjalëshi më i dëgjuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, “fake neës” (lajm i rremë).

Peskov shtoi se “takimet e presidentit organizohen në përputhje të plotë me protokollin” dhe se Kremlini “nuk ka nevojë për ndërmjetësues”.

Fillon është gjithashtu nën shënjestrën e një hetimi më të thelluar, pas akuzave se iu ka ofruar familjarëve të tij paga nga fondet shtetërore për punë fiktive, të cilat nuk janë realizuar kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje