Kosova zbarkon në Laç, Ujkani synon fitoren

Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Shqipëri. Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaku zbriti në stadiumin e Laçit për të vijuar përgatitjet e sfidës eliminatre kundër Islandës. Mes pritshmërive të mëdha dhe emrave të shtuar në listën e trajnerit lojtari më i lakuar që mund të rezultojë kyç në këtë duel është sulmuesi Besart Berisha, i cili do të debutojë me fanellën e skuadrës së vendlindjes. Bashkë me sulmuesin e Melbourne Victory u stërvit i gjithë grupi që fillimisht u zhvendos në mesfushë për të marrë këshillat e trajnerit Bunjaku dhe për të vazhdiar me pas me programin stërvitor. Kapiteni Samir Ujkani, rikthehet të luajë kundër Islandës, kundërshtari i fundit me të cilin u ndesh me Kombëtaren Shqiptare.

 “Me fanellën e Shqipërisë kam luajtur ndeshjen e fundit kundër Islandës por ka kaluar shumë kohë dhe të Premten shpresoj të paraqitemi sa më mirë për të arritur një rezultat pozitiv”.

Ne vijim të intervistës, Ujkani analizon edhe kundërshtarin, duke e pranuar se Islanda është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e tregoi si në Europian por edhe në ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018.

“Islanda është një kundërshtar i fortë por ne shikojmë ndeshjen tonë. Futbolli është i bukur sepse mund t’i befasojmë në mënyrë që të kënaqim popullin tonë. Islanda ka shumë cilësi në aspektin e grupit. Lojtarët e njohin njëri-tjetrin dhe duhet të kemi kujdes në goditjet standarte”.

Ndërkohë, në kampin e Përfaqësueses së Kosovës janë në pritje të përgjigjes nga FIFA për aktivizimin e Dionis Avdiajt, i cili mund të marrë një përgjigje përfundimtare vetëm pak orë përpara ndeshjes./SS/

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *